AKTUALITET

Turizmi kulturor, Kalaja e Gjirokastrës më e vizituara, pas saj Parku Arkeologjik Shkodër

r.ll Përditësimi i fundit 16 Korrik 2024, 07:32
Turizmi kulturor, Kalaja e Gjirokastrës më e vizituara, pas saj Parku
gjirokaster

TIRANË- Segmenti i turizmi kulturor ka shënuar rritje më të fortë sesa sektori i turizmit në tërësi në vend. Shifrat zyrtare tregojnë se numri i vizitorëve në institucionet kulturore u rrit me 69 për qind në janar-maj 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Bëhet fjalë për vizitueshmërinë në muze, kala e monumente të tjera si dhe parqe arkeologjike.

Konkretisht deri në fund të majit ishin mbi 350 mijë vizitorë teksa një vit më parë ky numër ishte 216 mijë. Vetëm në maj 2024 ishin 165 mijë vizitorë me një rritje 46 për qind në raport me majin 2023.

“Gjatë muajit Maj 2024 institucionet tona të kulturës janë vizituar nga 165,813 vizitorë, vlerë kjo e rritur në masën 46% krahasuar me muajin Maj të vitit paraardhës.

Në 5 mujorin e parë të vitit numri i vizitorëve është 350,772. Numrin më të madh të vizitorëve në këtë muaj e ka pasur Kalaja e Gjirokastrës, ku numri i vizitorëve në këtë kala ka zënë 17.7% të totalit i ndjekur nga Parku Arkeologjik Shkodër, që zë 15.4% të totalit të vizitorëve për muajin Maj; ndjekur nga Muzeu I Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti në Krujë” thuhet në statistikat e publikuara nga Ministria ne Turizmit dhe Mjedisit.

Muzetë në vend janë 12 në total dhe nga janari në maj 2024 u vizituan nga 145 mijë vizitorë apo me një rritje 69 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023-it. Në krye qëndron Muzeu Gjergj Kastrioti me 55 mijë vizitorë apo dy herë më shumë se një vit më p-arë.

Pas tij vjen Muzeu Historik në Tiranë që në 5 mujor shënoi rritje me 34.8 për qind por në maj 2024 shënoi një rënie me 80 për qind në raport me majin 2023. I treti është Muzeu i përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” me 24 mijë vizitorë apo 69 për qind më shumë se janar-maj 2023.

Sa i takon kalave në total janë tetë të renditura me një numër vizitorësh prej 66 mijë apo rritje me 60 për qind në raport me janar-maj 2023. Në vend të parë për nga numri i vizitorëve është Kalaja e Gjirokastrës me 50.4 mijë vizitorë apo një rritje 52 për qind në raport me janar -maj 2023.

Në vendin e dytë është Amfiteatri në Durrës me 7 mijë vizitorë apo një rritje 49 për qind dhe pas tij Torre Venenciane në Durrës me 4673 vizitorë.

Në listën e Parqeve Arkeologjike janë 9 në total me një numër prej mbi 136 mijë vizitorë në janar-maj 2024 apo një rritje 53 për qind në raport me janar-maj 2023. Në vend të parë për nga vizitueshmria është Parku Arkeologjik Shkodër me 51.7 mijë vizitorë apo 32 për qind më shumë se janar-maj 2023.

Në vend të dytë është Parku Kombëtar Butrint me mbi 38 mijë vizitorë deri në fund të majit apo 79 për qind më shumë se në 2023-in dhe i treti Parku Arkeologjik Apolloni mbi 37.5 mijë vizitorë./MONITOR

turizmi kulturor kalaja e gjirokastres

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë