Arben Ndoka dhe Durim Bami
ITALI- Një operacion është zhvilluar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, SPAK në kuadër të së cilit janë lëshuar gjithsej 50 urdhër arreste. Operacioni u shtri në disa qytete kryesore, si Lezhë, Krujë, Tiranë dhe Vlorë, ndërsa janë ushtruar kontrolle edhe në disa banesa.
Operacioni kishte si synim kapjen e eksponentëve të njohur të krimit në vend ndërsa mes listës së urdhër arresteve është edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, i cili është shpallur në kërkim. Në kuadër të operacionit në bashkëpunim me Interpolin në Itali u arrestua Arian Tuku.
36-vjeçari, Arian Tuku ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën (Deda) i njohur si “Leksi i Druve”. Mësohet se Tuku ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Durim Bamit. Po sipas SPAK, në 2020 ai ka trafikuar në Mal të Zi 168 kg kanabis sativa të cilat janë sekuestruar nga autoritetet malazeze.
"Nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rezulton se shtetasi Arian TUKU, djali i Zef dhe Veranikës, i datëlindjes 02.02.1988 në Lezhë, më datë 01.12.2020 ka tentuar të vrasë shtetasin Aleks NDRKA.
Gjithashtu ky shtetas ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Durim BAMI. Më datë 03.11.2020, ai ka trafikuar në Mal të Zi 168 kg kanabis sativa të cilat janë sekuestruar nga autoritetet malazeze. Veprat e mësipërme janë kryer prej tij në një formë të veçantë bashkëpunimi, atë të një grupi të strukturuar kriminal," njofton SPAK.
Tuku është dhëndri i ish-deputetit të PS-së, Arben Ndokës i cili po ashtu është në kërkim pasi ndaj tij SPAK ka lëshuar urdhër-arrest. "Leksi i Druve" ka pasur përplasje të forta me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Arben Ndoka.
leksi i druve spak arian tuku durim bami
Artikuj te sugjeruar
n.f
AKTUALITET
17 Maj20:12
Iu hodh sipër gruas dhe e goditi disa herë me thikë, fëmijët e mitur shpëtojnë nënën, dënohet me 15 vite burg shqiptari në Angli
Petrit Zefi
BRITANI- Një shqiptar është dënuar me 15 vite burg në Angli pasi ka tentuar të vasë gruan e tij. Mësohe...
n.f
AKTUALITET
17 Maj19:33
Gjendja e medias në përkeqësim të vazhdueshëm në Shqipëri, por autoritetet premtojnë përmirësim të sigurisë
Foto ilustruese
TIRANË- Në Tiranë, veprimtarë dhe organizata që mbrojnë lirinë e shtypit pohuan sot se gjendja e medias ...
r.ll
AKTUALITET
17 Maj18:47
U kap me 113 mijë euro në Audi/ Kush është ish-efektivi i RENEA-s i shpallur në kërkim nga SPAK?
altin morina
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për 3 efektivët e Policisë së Shtetit në...
n.f
AKTUALITET
17 Maj18:25
VIDEO/ Aksioni i SPAK për arrestimin e eksponentëve të njohur të krimit, dalin pamje të reja nga operacionet e zhvilluara në vend
Operacioni
TIRANË- Një operacion është zhvilluar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, SPA...
r.ll
AKTUALITET
17 Maj18:20
Operacioni i SPAK, zbulohen emrat e 3 ish-efektivëve të policisë së Lezhës të shpallur në kërkim
foto ilustruese
TIRANË- Janë zbardhur tre emrat e ish-efektivëve të Policisë së Shtetit, për të cilët SPAK ka ...
e. d
AKTUALITET
17 Maj17:51
Dhunohet 17-vjeçari në Spartë/ U rrëmbye dhe u torturua nga të afërmit e të dashurës vetëm se ishte shqiptar
SPARTË- Një 17-vjeçar Shqiptar ka përjetuar momente të paimagjinueshme kur është rrëmbyer nga të af&e...
n.f
AKTUALITET
17 Maj17:25
Dyshohet se kanë kryer disa vjedhje, arrestohen tre shqiptarë në Itali
Foto ilustruese
ITALI- Autoritet italiane kanë arrestuar ditën e sotme tre shqiptarë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi a...
n.f
AKTUALITET
17 Maj17:18
Dyshohet se kanë kryer disa vjedhje, arrestohen tre shqiptarë në Itali
Foto ilustruese
ITALI- Autoritet italiane kanë arrestuar ditën e sotme tre shqiptarë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi a...