AKTUALITET

U arrestuan në protestë, Gjykata e Tiranës liron 13 tubuesit e shoqëruar

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Tetor 2026, 17:12
U arrestuan në protestë, Gjykata e Tiranës liron 13 tubuesit e

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e protestuesve të arrestuar gjatë tubimit, duke caktuar masa më të lehta sigurie për personat nën hetim.

Sipas vendimit të gjykatës, 12 prej tyre do të jenë nën masën e “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Për njërin prej protestuesve është vendosur edhe ndalimi i afrimit në një distancë më të vogël se 100 metra nga ndërtesat e institucioneve publike, si dhe ndalimi i qëndrimit në sheshe dhe ambiente ku zhvillohen tubime apo manifestime publike, pa autorizimin paraprak të gjykatës.

Ndërkohë, Prokuroria kishte kërkuar masa sigurie për personat e arrestuar, duke propozuar për 10 prej tyre “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim dhe detyrim qëndrimi në një vend të caktuar”, ndërsa për dy të tjerë, G. P. dhe R. H., kishte kërkuar masën e “arrestit në shtëpi”.

Personat nën hetim dyshohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tyre, nëse nuk mbahen për ndonjë masë tjetër sigurie apo vendim dënimi

NJOFTIM PËR MEDIAN

Mbi interesimin publik të shfaqur, komunikojmë në mënyrë zyrtare informacionin si vijon më poshtë:

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sot më datë 20.10.2026, mori në shqyrtim kërkesat e paraqitura nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për Vleftësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit dhe Caktimin e masës shtrënguese të sigurimit personal ndaj personave nën hetim:

Personit nën hetim M. M.., përfaqësuar nga avokati Lin Alia dhe Haxhi Giu i zgjedhur.
Personit nën hetim R. R.., përfaqësuar me deklarim nga avokat Ferit Ramçi.
Personit nën hetim R. M., përfaqësuar nga avokati Dhimiter Zguro, i zgjedhur.
Personit nën hetim B. M., përfaqësuar nga avokati Koçi Mato, i zgjedhur.
Personit nën hetim E. Q., përfaqësuar nga avokate Eda Grimci, e zgjedhur.
Personit nën hetim K. M., përfaqësuar nga avokati Koçi Mato, i zgjedhur.
Personit nën hetim A. M., përfaqësuar nga avokati Koçi Mato, i zgjedhur.
Personit nën hetim H. N., përfaqësuar nga avokate Eda Grimci dhe Xharije Nela, të zgjedhur.
Personit nën hetim F. M., përfaqësuar nga avokati Lin Alia dhe Haxhi Giu, të zgjedhur.
Personit nën hetim K. F., përfaqësuar nga avokati Emanuel Lumçi, i zgjedhur.
Të dyshuar: Për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe “Shkatërrimi i pronës” të parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal.

Me objekt: 1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë. 2. Caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale dhe “Ndalimi dhe detyrimi i qëndrimit në një vend të caktuar”, parashikuar nga neni 235 i K.Pr.Penal.

Personit nën hetim G. P. përfaqësuar nga avokate Adriana Kalaja dhe Eda Grimci, të zgjedhur.
Personit nën hetim R. H. përfaqësuar nga avokate Adriana Kalaja, e zgjedhur.
Të dyshuar: Për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe “Shkatërrimi i pronës” të parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal.

Me objekt: 1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë. 2. Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 të Kodit të Procedurës Penale.

Gjykata, në përfundim të gjykimit të çështjes, pas shqyrtimit të provave të paraqitura nga organi i akuzës dhe pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, në mbështetje të Neneve 228, 229, 230, 244/1, 251, 252, 258, 259, 234 dhe 235 të Kodit të Procedurës Penale,

V E N D O S I:

1. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim G. P., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe “Shkatërrimi i pronës” të parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal, ndaj personit nën hetim G. P., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet personi nën hetim të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10.00.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim G. P., nëse nuk mbahet apo nuk duhet të mbahet për efekt të ndonjë mase tjetër sigurimi apo vendimi dënimi.

Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

2. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim R. H., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe “Shkatërrimi i pronës” të parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal, ndaj personit nën hetim R. H., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalimi dhe detyrimi i qëndrimit në një vend të caktuar”, parashikuar nga neni 235 i K.Pr.Penal.

Urdhërohet personi nën hetim të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10.00.

Urdhërohet personi nën hetim R. H., të mos afrohet dhe të mos qëndrojë në një distancë më të vogël se 100 metra në ndërtesa të institucioneve publike, si dhe të ndalohet që të qëndrojë në sheshe dhe mjedise publike ku zhvillohet çdo grumbullim, tubim apo manifestim publik, pa autorizimin paraprak të kësaj gjykate.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim R. H., nëse nuk mbahet apo nuk duhet të mbahet për efekt të ndonjë mase tjetër sigurimi apo vendimi dënimi.

Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

3. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim M. M., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe “Shkatërrimi i pronës” të parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal, ndaj personit nën hetim M. M., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet personi nën hetim të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10.00.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim M. M., nëse nuk mbahet apo nuk duhet të mbahet për efekt të ndonjë mase tjetër sigurimi apo vendimi dënimi.

Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

4. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim R. R., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe “Shkatërrimi i pronës” të parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal, ndaj personit nën hetim R. R., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet personi nën hetim të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10.00.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim R. R., nëse nuk mbahet apo nuk duhet të mbahet për efekt të ndonjë mase tjetër sigurimi apo vendimi dënimi.

Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

5. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim R. M., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe “Shkatërrimi i pronës” të parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal, ndaj personit nën hetim R. M., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet personi nën hetim të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10.00.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim R. M., nëse nuk mbahet apo nuk duhet të mbahet për efekt të ndonjë mase tjetër sigurimi apo vendimi dënimi.

Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

6. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim B. M., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe “Shkatërrimi i pronës” të parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal, ndaj personit nën hetim B. M., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet personi nën hetim të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10.00.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim B. M., nëse nuk mbahet apo nuk duhet të mbahet për efekt të ndonjë mase tjetër sigurimi apo vendimi dënimi.

Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

7. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim E. Q., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe “Shkatërrimi i pronës” të parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal, ndaj personit nën hetim E. Q., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet personi nën hetim të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10.00.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim E. Q., nëse nuk mbahet apo nuk duhet të mbahet për efekt të ndonjë mase tjetër sigurimi apo vendimi dënimi.

Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

8. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim K. M., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe “Shkatërrimi i pronës” të parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal, ndaj personit nën hetim K. M., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet personi nën hetim të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10.00.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim K. M., nëse nuk mbahet apo nuk duhet të mbahet për efekt të ndonjë mase tjetër sigurimi apo vendimi dënimi.

Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

9. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim A. M., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe “Shkatërrimi i pronës” të parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal, ndaj personit nën hetim A. M., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet personi nën hetim të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10.00.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim A. M., nëse nuk mbahet apo nuk duhet të mbahet për efekt të ndonjë mase tjetër sigurimi apo vendimi dënimi.

Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

10. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim H. N., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe “Shkatërrimi i pronës” të parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal, ndaj personit nën hetim H. N., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet personi nën hetim të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10.00.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim H. N., nëse nuk mbahet apo nuk duhet të mbahet për efekt të ndonjë mase tjetër sigurimi apo vendimi dënimi.

Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

11. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim F. M., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe “Shkatërrimi i pronës” të parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal, ndaj personit nën hetim F. M., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet personi nën hetim të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10.00.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim F. M., nëse nuk mbahet apo nuk duhet të mbahet për efekt të ndonjë mase tjetër sigurimi apo vendimi dënimi.

Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

12. Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të personit nën hetim K. F., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe “Shkatërrimi i pronës” të parashikuar nga neni 150 të Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal, ndaj personit nën hetim K. F., atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

Urdhërohet personi nën hetim të paraqitet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10.00.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim K. F., nëse nuk mbahet apo nuk duhet të mbahet për efekt të ndonjë mase tjetër sigurimi apo vendimi dënimi.

13. Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

14. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë