Pas denoncimit në emisionin investigativ “Piranjat”, një çift është arrestuar në Fier për kryerjen e marrëdhënieve seksuale para fëmijëve të mitur, pas publikimit të një videoje tronditëse që shfaqte ngjarjen. Videoja, e xhiruar në një fshat të Fierit, ka shokuar opinionin publik, ku pamjet tregojnë çiftin që kryen marrëdhënie seksuale në një dhomë. Ajo që e bën ngjarjen akoma më tronditëse është fakti që në të njëjtën dhomë ndodhen edhe fëmijët e mitur të familjes.
Protagonistja e videos është halla e tre fëmijëve, e cila shfaqet së bashku me partnerin e saj. Ata jetojnë në një shtëpi të vjetër dhe të degraduar, pa furnizim me energji elektrike dhe pa kushte jetese të përshtatshme. Nën të njëjtën çati, ndodhet edhe nëna e fëmijëve, që ka katër fëmijë të vegjël, ndërsa bashkëshorti i saj punon jashtë vendit.
Familja jeton në kushte të vështira ekonomike dhe sociale, në një ambient ku mungon çdo mbikëqyrje dhe kontroll. Ky mjedis ka krijuar kushte të rrezikshme për fëmijët, të cilët rriten në mes të varfërisë dhe pakujdesisë, duke u ekspozuar ndaj sjelljeve të papranueshme të të rriturve.
Pas denoncimit, policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar çiftin, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas denoncimit të bërë nga emisioni "Piranjat", se dy shtetas kanë kryer vepra të turpshme në prezencë të fëmijëve të mitur, kanë bërë ndalimin e shtetasve V. Y., 40 vjeç dhe A. Gj., 40 vjeçe, të dy banues në Grecalli, për veprën penale "Vepra të turpshme".
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi V. Y dhe shtetasja A. Gj., kanë kryer marrëdhënie seksuale në prezencë të 3 fëmijëve të mitur të vëllait të shtetases A. Gj"
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
4 Tetor12:32
"Pse ma ke vrarë djalin? Me dhimbje babai i Andi Malokut i kërkon llogari në GJKKO, Plaurent Dervishaj: Hajde me tako një ditë ta sqaroj
Në ambientet e GJKKO është ka pasur përplasje mes Genci Malokut, babait të Andi Malokut, shoferit që mbeti i vrarë në at...
AKTUALITET
4 Tetor12:12
“E heqim snajperin për 10 mijë euro” – Telefonatat zbulojnë grupin e trafikut të armëve (EMRAT)
Arrestimi i Roseljo Arifit, Jurgen Sucës dhe Segest Meti dy javë më parë po e çoi Policinë e Shtetit në zbulimin e nj&eum...
AKTUALITET
4 Tetor12:10
Burg për Avdylajn, vëllain e deputetit të PS dhe të “Rrumit” – Drejtësia godet klanet familjare
Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka lënë në burg 4 të arrestuarit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPA...
AKTUALITET
4 Tetor11:44
U vetëplagos dhe shoku i tij e ndihmoi të fshehte ngjarjen, gjendet arma e zjarrit e përdorur në ngjarjen e Vlorës
Policia e Vlorës ka vijuar hetimet pas ngjarjes së ndodhur më 3 tetor 2025, ku një 36-vjeçar u vetëplagos me armë zjarri ...
AKTUALITET
4 Tetor11:32
Banorët në Bjeshkët e Javorrit janë bllokuar, ekipet e shpëtimit ngecin në Qafën e Markofçes
Banorët e Bjeshkës së Javorrit kanë mbetur të bllokuar nga reshjet e shumta të dëborës.
Ekipet e Bashkisë Tropoj&e...
AKTUALITET
4 Tetor11:28
'Më kërkuan 50 mijë euro për fushatë'- IKMT aksion në Kombinat, administratori: Më thanë 'shko tako shefin'!
IKMT ka ndërrmarrë një aksion për shembjen e një godine në Kombinat ku operojnë 12 biznese. Administratori i objektit shpre...
AKTUALITET
4 Tetor11:19
EMRAT/ Goditet “Call Center” që mashtronte qytetarët europianë, dy të arrestuar
Policia ka vendosur në pranga dy persona, Kejsi Përgjegji dhe Marjus Hysa pasi zbulimit të një Call Center që mashtronte qytetar...
AKTUALITET
4 Tetor11:05
Miliona euro dëm shtetit/ Dosja 'Bankers Petroleum' në SPAK, hetohen si grup kriminal CEO dhe drejtues të kompanisë
Dosja e hetimit financiar për rastin e “Bankers Petroleum” i ka kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Posa&c...
AKTUALITET
4 Tetor10:53
Në “Audi” me armë: 40-vjeçari dhe e reja tentuan t’i ikin policisë
Dy persona janë arrestuar nga policia në Fier, pasi udhëtonin me një automjet të tipit Audi, të armatosur. Në pranga ran&eu...
AKTUALITET
4 Tetor10:39
Përplasi me automjet një person që lëvizte me motor, e pëson 49-vjeçari
Një aksident ka ndodhur në sheshin "Prek Cali" në Shkodër, ku si pasojë e një manovre të gabuar nga drejtuesi i një au...