AKTUALITET

U ekstradua sot në Tiranë/ Kush është Dritan Rexhepi, i cilësuar si "Mbreti i Kokainës" dhe vrasësi i parë me pagesë në Shqipëri?

r.ll Përditësimi i fundit 8 Janar 2025, 16:17
U ekstradua sot në Tiranë/ Kush është Dritan Rexhepi, i
dritan rexhepi

TIRANË- I shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi është ekstraduar ditën e sotme në Shqipëri nga Turqia. 45-vjeçari cilësohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndërsa konsiderohej si një ndër narkotrafikantët më të fuqishëm dhe akuzohet se transportonte drogë nga Amerika e Jugut në Evropë.

Ai dyshohet të ketë qenë vrasësi i parë me pagesë në vendin tonë dhe është dënuar me 25 vite burgim në mungesë për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998. 

I arratisur katër herë nga burgjet, me disa dënime të rënda dhe identitete të rreme, i akuzuar për vrasje policësh, rrëmbimin e Jan Prengës me urdhër nga burgu e trafik ndërkombëtar droge, Dritan Rexhepi, ka lindur 10 prill 1980 në fshatin Velçë të Vlorës, dhe ka përdorur edhe emrat Lulëzim e Gramoz por edhe Dionisopoulos Rexhepi.

Në vitin 2004 ka ndryshuar emrin nga Gramoz në Dritan, ndërsa në datën 20 mars 2004, ka vjedhur e ka nisur të përdorë identitetin e shtetasit Lulëzim Murataj, banor i Komunës Kotë i lindur në fshatin Velçë, i dënuar në Angli.

Pas vrasjes së dy policëve, Rexhepi arrestua në vitin 2007 në një operacion të forcave speciale në një hotel në qendër të Tiranës dhe u transferua në policinë e Durrësit. Nga viti 2005, deri në këtë kohë, i riu nga Vlora ishte regjistruar si student në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë.

Pasi u mor në pyetje nga prokurori, u arratis nga paraburgimi i Durrësit teksa po nxirej nga qelia për t'i bërë fotografitë për mediat. Me akuza të reja mbi supe, Dritan Rexhepi u shpall në kërkim por policia shqiptare nuk ra në gjurmët e tij derisa në vitin 2013 u arrestua në Itali.

“Mbreti i Kokainës”, siç njihet bosi shqiptar i drogës Dritan Rexhepi, e nisi aktivitetin e tij të drogës në vitin 2014, duke transportuar drogë nga Amerika Latine drejt Europës. Në një artikull të publikuar nga media britanike The Economist, thuhej se Rexhepi “është modeli i suksesshëm i emisarit kriminal ballkanik të kokainës në Amerikën Latine”, pasi ai është udhëheqës i një strukture të sofistikuar për trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në Evropë, madje ka arritur të korruptojë edhe autoritetet që nga viti 2014 kur u arrestua.

Ai u dënua me 13 vite burg për trafik droge më 10 prill 2015, megjithëse autoritetet e arrestuan në vitin 2014 në një operacion të quajtur Balcanes. Rexhepi u arrestua në Quito, në atë operacion që rezultoi në sekuestrimin e 278 kilogramëve kokainë. Shqiptari hyri në Ekuador me dy identitete të rreme dhe ndryshoi imazhin e tij, ndaj autoriteteve të vendit iu desh të zgjidhnin identifikimin me gjurmë gishtash dhe zbuluan se ishte Rexhepi, i cili në atë kohë ishte në kërkim nga Europol.

Rexhepi ishte në kërkim edhe në Belgjikë dhe akuzohej se ka urdhëruar dhe organizuar, nga qelia, rrëmbimin e 49-vjeçarit Jan Prenga në Shqipëri në shkurt të vitit 2020.

Nga ana tjetër, autoritetet italiane e akuzojnë gjithashtu Rexhepin se ka urdhëruar të paktën dy vrasje të tjera gjatë qëndrimit në burg, në Ekuador dhe Shqipëri. Ai ishte i burgosur në një burg të Guayaquil, por që nga viti 2017 u transferua në burgun Latacunga, ku ndodhi një nga masakrat më të fundit që përfundoi me vrasjen e 16 personave, përfshirë Leandro “el boss” Norero, një tjetër trafikant droge.

Rexhepi është kreu i një federate kriminale transnacionale të trafikantëve shqiptarë të drogës që ka transportuar kokainë me vlerë qindra milionë euro nga Amerika e Jugut në Evropë. Operacionet e Rexhepit, që nga viti 2014 në kohën e qeverisë së Rafael Correas, vazhdonin edhe nga burgu sepse ai kishte akses në celular, ndonëse autoritetet kanë mohuar që ai të ketë pajisje celulare në qeli.

Në vitin 2020, një operacion në Evropë dhe Lindjen e Mesme arriti të kapë 20 të dyshuar të lidhur me kartelin shqiptar “Kompania Bello”, të drejtuar nga Dritan Rexhepi. Sipas Europol, Kompanio Bello kontrollonte të gjithë zinxhirin e importit të drogës. Kompania Bello është një kartel i përbërë nga 14 banda kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e drogës dhe, që sipas autoriteteve, ka operuar që nga viti 2014 në Ekuador, Holandë, Belgjikë, Shqipëri dhe Itali, siç është publikuar në nëntor 2021 nga The Wall Street Journal. (WSJ).

Për herë të parë në histori, narkot shqiptarë nuk duhet t’u drejtohen përfaqësuesve në Evropë të karteleve amerikanojugore, as mafieve italiane, janë vetë ata që menaxhojnë trafikun, nga fillimi në fund.  Droga dërgohet me anije në Evropë, ku hyn përmes porteve të Anversës e Roterdamit, paratë pastrohet përmes sistemit kinez fei ch‘ien, anëtarët komunikojnë me shërbime të kriptuara dhe organizojnë shpesh takime për të rrahur idetë për metoda të reja transporti, shmangie të hetimeve dhe riciklim të parave. 

Organizata bazohet mbi një kod sjelljeje të bazuar te heshtja e besnikëria. Çdo anëtar duhej të pranonte zbatimin e disa rregullave, midis tyre edhe hakmarrjen te familja e tij në rast tradhtie. Kapobandat impenjoheshin në rekrutimin e ushtarëve të rinj midis shqiptarëve jashtë vendit, sidomos në Holandë e Itali, duke krijuar një klimë heshtjeje të papërshkueshme nga tentativat për infiltrim nga ana e policisë.

Përveç historisë së tij kriminale, siç e thamë dhe në krye, Rexhepi njihet edhe për arratisjet e tij. Ai madje është arratisur nga burgu më shumë herë se trafikanti meksikan i drogës, Joaquín Guzmán Loera, i njohur më mirë si El Chapo Guzmán.

dritan rexhepi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë