AKTUALITET

U përdor në atentat/ Land Roveri i djegur në Dobraç ishte vjedhur në Durrës, ja kush janë autorët e dyshuar të vjedhjes

r.ll Përditësimi i fundit 22 Janar 2025, 20:39
U përdor në atentat/ Land Roveri i djegur në Dobraç ishte
viktimat dhe makina e autoreve

TIRANË- Edhe pse në fillim u raportua për një aksident tragjik, në fakt plumbat e shumtë të mbetur në vendin e ngjarjes dhe ato që kishin depërtuar në makinën me të cilën lëviznin viktimat, lanë të kuptonin shpejt se ngjarja kishte një aspekt kriminal.

Kjo gjë u vërtetua edhe nga vetë profili i viktimave, aktiviteti i tyre si edhe përplasjet në të cilat ishin përfshirë kohë pas kohe familjet apo anëtarë të tyre të gjakut.

Ku në këtë pritë, të dyja palët, krahas qitësve të cilët derdhën plot 50 plumba mbi shënjestrat e tyre, edhe viktimat, qarkullonin të armatosur me disa armë me vete, të cilat u gjetën në makinë gjatë kontrollit të parë që iu bë automjetit të tyre.

Dosja Hetimore

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, grupi hetues sekuestroi 42 gëzhoja armë zjarri.

Në automjetin me targë ST 3510 AL u sekuestruan 9 gëzhoja metalike, 1 armë zjarri ‘Glock’ ngjyrë e zezë me krëhër të vendosur me 13 fishekë.

Një armë zjarri ‘Glock’, ngjyrë kafe me numra të fshirë, si dhe një armë zjarri ‘Glock’ me numra të stampuar, një faturë dërgëse parash, etj.

Brutaliteti me të cilin u qëllua automjeti ku udhëtonin dy objektivat e atentatit, u pa edhe te plumbat që kishte marrë drejtuesi, Hamza Lici, të cilit iu gjetën në trup 17 plumba, ndërsa miku i tij Arlind Bushati, i ndodhur në sediljen e parë të makinës, kishte marrë vetëm një të tillë në kokë, që i shkaktoi më pas vdekjen në spital.

Vetëm një orë e pak minuta nga konsumimi i këtij krimi, policia u njoftua se jo shumë larg vendit të atentatit, po digjej ndërkohë një automjet. Makinë e cila më pas rezultoi se ishte e njëjta me atë të përdorur në atentatin e shumëfishtë në Dobraç.

Makina e Autorëve 

Rreth orës 17:00, policia ka marrë njoftim se në fshatin Golem, Njësia Administrative Rrethina, në aksin dytësor rrugor të shtruar më çakëll me drejtim lëvizje rruga Koplik-Shkodër-Stom Golem, është gjetur një mjet tërësisht i djegur.

Nga verifikimi paraprak u arrit të konstatohej stema e markës ‘Land Rover’.  Si edhe targa e mjetit e mbuluar me mbetje të djegura PG CU 597.  Po kështu gjatë kqyrjes së brendshme të këtij automjeti u gjetën në vendin e parë, një armë zjarri e djegur dhe në ndenjësen e pasme të pasagjerit një tjetër armë zjarri.

Do të ishte zbulimi i këtij automjeti të përdorur nga autorët, i cili ishte deklaruar i vjedhur në muajin prill të vitit 2024 në qytetin e Durrësit si edhe i personave të cilët kishin grabitur këtë makinë, që do të sillte për grupin hetues një detaj deri në këtë moment surprizë për ta. Atë se si një nga autorët e grabitjes së makinës ‘Land Rover’ me të cilën toga e qitësve lëvizi dhe qëlloi në masakrën e Dobraçit, kishte udhëtuar po kështu me një nga shënjestrat e këtij atentati. Konkretisht me Arlind Bushatin, gjë që u vërtetua edhe nga sistemi TIMS. Por ajo që duket se i ka bërë edhe më konfuze gjetjet e grupit hetues është fakti se Gabriel K., një nga grabitësit e makinës ‘Land Rover’ që disa muaj më pas u përdor në masakrën e Dobraçit, në të njëjtën ditë që kreu këtë vjedhje, udhëtoi jashtë vendit me Arlind Bushatin, viktimën e atentatit të shumëfishtë.

Një aspekt që nxjerr në pah edhe anën e errët të kësaj ngjarje, se si është e mundur që makina me të cilën Arlind Bushati kishte lëvizur disa muaj më parë, tashmë kishte rënë në dorë të armiqve të tij, të cilët e ekzekutuan nga aty bashkë me mikun e tij Hamza Lici.

Dosja Hetimore

Rezulton se makina ‘Land Rover’, ngjyrë gri e errët, me targa AB445MXI e përdorur nga autorët në ngjarjen me katër viktima në fshatin Dobraç më 31 Tetor 2024, figuron ALERT në sistem dhe është denoncuar e vjedhur nga Drejtoria e Policisë Durrës më datë 18 Prill 2024.

Kjo drejtori ka njoftuar se autorë të dyshuar të vjedhjes së këtij automjeti janë Gabriel K., dhe Gjulio V., të cilët po këtë ditë dyshohet se kanë grabitur edhe automjete të tjera në qytetin e Durrësit.

Nga verifikimet në sistemin TIMS del se Gabriel K., ndodhet jashtë territorit të Shqipërisë.  Ndërsa Gjulio V. rezulton të jetë në Shqipëri.

Më datë 18 Prill 2024 ky shtetas ka dalë nga vendi në pikën kufitare të Muriqanit në orën 08:40 dhe është kthyer po atë ditë në orën 19:35.  Gjë që e ka bërë në të njëjtën orë dhe me të njëjtin automjet ku së bashku me të është edhe Arlind Bushati, i cili mbeti viktimë në ngjarjen kriminale të ndodhur në fshatin Dobraç, më 30 Tetor 2024./"Në Shënjestër", Balkanweb

atentati ne dobrac ne shenjester

masakra ne dobrac ne shenjester

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë