AKTUALITET

U tërhoq zvarrë drejt furgonit të policisë gjatë protestës/ I riu: Na u sulën për të na rrahur, theva këmbën gjatë hedhjes

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Tetor 2026, 16:53
U tërhoq zvarrë drejt furgonit të policisë gjatë

Një i ri ka treguar se si është dhunuar fizikisht nga efektivët e policisë gjatë protestave nga efektivët e policisë, pranë stadiumit "Dinamo". Aureli shpjegon se kishte qenë duke ecur pas mesnatës dhe ishte afruar pranë një parkimi për të parë një situatë ku disa persona po protestonin.

Në atë moment, sipas rrëfimit të tij, disa efektivë policie e kanë sulmuar duke e goditur me shkop gome dhe me shqelma. Si pasojë e dhunës, ai ka thyer këmbën dhe ka dëmtime të tjera në trup dhe tregon se ndodhet në spital duke pritur për t'iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Gazetari Osman Stafa: Aurel, të përshëndes!

Aureli: Përshëndetje Osmani!

Gazetari: Çfarë ka ndodhur me ty?

Aureli: Dje isha duke marshuar paqësisht dhe shkuam deri tek stadiumi "Dinamo". Aty ku ndodhi edhe ajo që ndodhi dje. Ishim duke vrapuar në ato momente. Unë nuk isha duke bërë asgjë. Ishin edhe disa protestues të tjerë aty, tek një bordurë, tek një parking bosh, ku kishte hyrje parkingu dhe kishte lartësi aty. Na shtynë aty dhe na u sulën për të na rrahur me shkopinj gome, dhe ne u hodhëm të gjithë. Aty u hodha dhe unë dhe theva këmbën. Tani kam thyerje dhe mjekët më thonë që do shkojmë për operacion, por nuk e di, do shohim deri nesër.  

Gazetari: Ti je ky rasti që unë do të nxjerr tani, pra... ka qenë vëmendja tek një person i cili është goditur me shkop gome në tokë, dhe ti je ky personi që ata e fusin me këmbë të thyer në furgon e rrahin? 

Aureli: Unë jam ai personi me kapuçin e verdhë, po, që më fusin në furgon me këmbë të thyer. Dhe aty pastaj vazhdojnë duke më rrahur akoma. Në furgon ishte vetëm një protestues aty. Dhe pastaj vjen shefi dhe i tha atyre: "Vetëm këtë e keni kapur mo? Nxirrini më jashtë." Dhe siç ishim ashtu të gjakosur, na kapën, unë me këmbë të thyer, na lanë në rrugë aty. 

Gazetari: Ti... thoshe në ato momente atyre që "kam këmbën e thyer, që mos të të lëviznin"?  

Aureli: I thashë, i thashë gjithë kohës. Biles, zëri im duke thënë "më është thyer këmba" dëgjohet nëpër videot në Instagram e kudo.  

Gazetari: Dhe prapë nuk reaguan që të të linin në tokë, të merrnin ambulancën?  

Aureli: Jo, jo, aspak, aspak! Biles i thashë e "të lutem më shoqëroni po deshët, unë vuaj edhe nga një sëmundje neurologjike autoimune, sklerozë multiple..." Ua thashë edhe këtë disa herë, ata prapë godisnin e dhunonin.

Gazetari: Të kanë goditur brenda furgonit?  

Aureli: Më kanë goditur, kam fraktura dhe tek këmba e majtë, përveç këmbës së djathtë që më është thyer. Dhe gjithashtu tek hunda. Shyqyr kisha kapuçin sepse goditën gjithë ato herë në kokë. Unë aty e kuptova që ata policë nuk kishin njerëzi. Më përpara mendoja se: Okej, edhe ata janë njerëz, policë, që na mbrojnë në qoftë se ndodh diçka. Por dje më ndryshoi komplet mendimi. Nuk ishin njerëz, i pashë sy më sy, i gjakosur aty më dhunonin me këmbë të thyer.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?