AKTUALITET

"Uji mori përpara gjithçka"/ BIRN: Kanalizimet problematike përmbytin qindra banesa në Durrës

b.z Përditësimi i fundit 30 Janar 2025, 18:44
"Uji mori përpara gjithçka"/ BIRN: Kanalizimet
Pamje nga përmbytjet

DURRËS - Banorët e zonës së ish-Kënetës në Durrës vrapuan të enjten në mëngjes të nxirrnin prej shtëpive të përmbytura nga rrebeshi i një dite më parë çfarë të mundnin. Të kapur në befasi nga prurjet e menjëhershme që vërshuan në banesa, banorët fajësojnë kanalizimet me probleme dhe thonë se uji arriti deri në 30 centimetra.

“Po marr ç’të mundem se uji ka arritur deri në 30 centimetra brenda dhe ka përmbytur gjithçka, të gjitha me orendi me plaçka,” tha një prej banorëve të zonës për BIRN, ndërsa ka nxjerrë nga shtëpia një televizor dhe dy çanta shkolle fëmijësh.

Banorët e kësaj zone dhe disa lagjeve të tjera në Durrës përballen shpesh me përmbytje si pasojë e problematikave që lidhen me sistemin e kanalizimeve, por këtë herë vërshimi i ujit nga qenë më i shpejtë dhe më i madh.

“Nuk mbahet mend sa herë vërshon uji këtu se kanalizimet kanë probleme, por këtë herë vërshoi me shpejtësi dhe nuk përmbahej, ndaj nuk arritën që të merrnim asnjë masë”, tha një tjetër banor, në afërsi të shtëpive të rrethuara nga uji.

Durrësi u përfshi nga reshje të dendura shiu më 29 janar, të cilat  shkaktuan përmbytje në shumë lagje të qytetit dhe zona periferike, pasi sistemi i kanalizimeve nuk përcjell sasinë e prurjeve. Në një njoftim të bërë publik nga Bashkia e Durrësit, nëpërmjet faqeve zyrtare në internet, përmbytja e banesave ka qenë një problematikat më të mëdha që ka lënë nga pas vërshimi i ujit.

“Uji ka hyrë në rreth 300 banesa, nga të cilat 200 shtëpi janë në zonën e Durrësit të Ri, 60 në zonën e Shkozetit dhe Plazhit, 4 banesa në njësinë administrative 4, 1 shtëpi në njësinë 1, 20 banesa në Sukth, 10 në Katund të Ri dhe 5 shtëpi në Rrashbull”, njoftoi Bashkia. Banorët e prekur nga përmbytja u evakuuan gjatë natës së të mërkurës dhe u strehuan në godinën e Kavaleshencës që ndodhet në zonën e Plepave.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes përgjegjëse për emergjencat civile la të kuptohej se reshjet e kishin kapur të papërgatitur sistemin e kanalizimeve në qytet dhe vetëm pas rrebeshit pati angazhim në zhbllokimin e tyre. “Një eskavator i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit ka mbërritur në Kanalin e Ujërave të Larta për ndërhyrje dhe pastrimin e kanaleve,” thuhet në një prej njoftimeve për shtyp të ministrisë.

Edhe në zonën e Shkozetit, përmbytja ka shkaktuar probleme të mëdha, ku në 60 banesa uji është futur brenda, ndërsa qindra të tjera janë rrethuar nga uji. Banorët ia vendosën fajin pusetave të bllokuara që nuk qenë në gjendje të tërhiqnin ujërat e shiut.

“Dy pusetat që ndodhen në anë të rrugës ishin të bllokuara dhe nga aty uji vërshoi duke marrë përpara gjithçka,” tha një banore e zonës.

Banorët thonë se ata janë mësuar me përmbytje dhe sa herë që ka rreshje me intensitet të madh,  marrin masat për t’i bërë ballë vetë situatës, por këtë herë nuk mundën.

“Dolëm që të vinim pompën që kemi blerë vetë 400 mijë lekë, por nuk arritëm që ta vinim në punë se uji mori përpara çdo gjë,” shtoi banorja.

Si pasojë e bllokimit të pusetave,  gjë e cila ndodh sa herë që ka rreshje shiu me intensitet të lartë, uji nisi të vërshojë nëpër rrugë thuajse në të gjithë Durrësin.  Situata u bë e vështirë në shumë lagje të qytetit, ku mjetet u vunë në vështirësi për të qarkulluar, ndërsa ecja e kalimtarëve në rrugë u bë e pamundur.

Uji hyri dhe në disa biznese që ndodhen në anë të rrugëve kryesore.

Për shkak të situatës së rënduar në terren u angazhuan forca nga MZSH, Autoriteti Portual, Bordi i Kullimit, ndërmarrjet e punëve publike të bashkisë dhe po punojnë për largimin e ujit nga banesat.  Në mbështetje të forcave në terren janë angazhuar 2 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe 3 kamionë të kalueshmërisë së lartë nga Forcat e Armatosura.

Në njoftimin e saj, bashkia tha se situata u vu nën kontroll, ndërsa njoftoi se po mponitorohej sistemi i kanaleve kulluese dhe gjendjes funksionale të hidrovorëve dhe argjinaturat e lumenjve Erzen dhe Ishëm, digat e ujëmbledhësve dhe të shkarkuesve.

Kryetarja e Bashkisë, Emiriana Sako premtoi se shumë shpejt do të nis puna për vlerësimin e dëmeve dhe se ato do t’i mbulonte buxheti i bashkisë.

“Dua të garantoj qytetarët e dëmtuar që do të bëjmë maksimumin për të bërë sa më shpejt vlerësimin e dëmeve në banesa dhe rimbursimin e tyre prej buxhetit të bashkisë”, u shpreh kryetarja Sako në një postim në faqen zyrtare të institucionit.

Për përfaqësuesit e opozitës, situata dhe përmbytja e së mërkurës është përgjegjësi e autoriteteve lokale që nuk kanë funksionuar si duhet.  “Situata e krijuar tregon edhe një herë që Bashkia dhe Kryetarja Sako kanë dështuar totalisht në menaxhimin e qytetit dhe që taksat e qytetarëve vetëm janë vjedhur dhe keqpërdorur,” u shpreh Partia Demokratike në Durrës në një njoftim për mediat./BIRN

permbytje durres

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë