AKTUALITET

UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore

M.B. Përditësimi i fundit 24 Qershor 2024, 07:43
UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri
Foto ilustruese

TIRANA- Të dhënat e UNICIF për varfërinë ushqimore të fëmijëve në Shqipëri janë alarmante. Botimi i fundit “Varfëria ushqimore në fëmijërinë e hershme” tregon se Shqipëria ka 18% të fëmijëve poshtë 5 vjeç të privuar rëndë nga dieta ushqimore dhe 29% e fëmijëve janë në varfëri të moderuar (Total 47%). UNICEF kategorizon si privim të rëndë ushqimor fëmijët që ushqehen me dy ose me pak lloje ushqimesh në ditë, ndërsa me varfëri të moderuar ato që ushqehen me më pak se 4 lloje ushqimesh.

Krahasimi global i UNICEF tregon se Shqipëria ka përqindjen më të lartë të fëmijëve që jetojnë në varfëri në Europë dhe Azinë Qendrore, pas Taxhikistanit. Në renditjen globale, Shqipëria pozicionohet shumë keq me varfërinë e fëmijëve, duke lënë pas edhe vende që kanë kaluar luftëra si Iraku dhe vende afrikane si Kenia, Çadi, Ruanda etj. UNICEF vlerëson se varfëria ushqimore dëmton të gjithë fëmijët, por është veçanërisht e dëmshme në fëmijërinë e hershme, kur ushqimi i pamjaftueshëm mund të shkaktojë dëme  si në rritjen fizike dhe në aftësitë e zhvillimit mendor. Pasojat mund të zgjasin gjatë gjithë jetës.

Fëmijët e privuar nga ushqimi i mirë nën moshën 5 vjeç mësojnë më pak në shkollë dhe kanë kapacitete më të ulëta të produktivitetit në moshën madhore, duke i futur ata dhe familjet e tyre në një cikël varfërie të vazhdueshme. UNICEF sqaroi se baza e të dhënave për ushqyerjen e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël u krijua nga sondazhet e kryera në 137 vende dhe territore dhe përfaqësojnë më shumë se 90 për qind të gjithë fëmijëve në rang global.

Renditjen më të mirë në vendet në zhvillim dhe të varfra e kishin Bjellorusia dhe Serbia, të cilat kishin vetëm 1 dhe 2% secila të fëmijëve në privim të rëndë ushqimor. Varfëria ushqimore e fëmijëve matet duke përdorur dietën e UNICEF-it dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Për të përmbushur diversitetin minimal të dietës për rritje dhe zhvillim të shëndetshëm, fëmijët duhet të konsumojnë pesë nga tetë grupet e përcaktuara ushqimore.

Mes fëmijëve që jetojnë në varfëri të rëndë ushqimore, katër në pesë fëmije ushqehen vetëm me qumësht gjiri dhe/ose produkte qumështi dhe/ose një lëndë bazë niseshteje, si orizi, misri ose gruri. Më pak se 10% ushqehen me fruta dhe perime dhe më pak se 5% ushqehen me vezë, ose mish, shpendë dhe peshku. Ndërkohë, ushqimet dhe pijet jo të shëndetshme konsumohen në përqindje alarmante të  fëmijëve që jetojnë në varfërinë e rëndë të ushqimore.

Analiza e UNICEF identifikon si shtytës kryesor të sëmundjeve të rënda varfërinë ushqimore të fëmijëve. Varfëria e rëndë ushqimore e fëmijëve shkaktohet nga mjediset e varfra dhe praktikat e këqija të të ushqyerit./ Monitor

unicef

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë