Protesta e mjekëve/ Stroni: Kjo revoltë është shumë e drejtë, dhuna ndaj rinisë është e papranueshme
Mjekët i janë bashkuar gjatë ditës së sotme protestës së studentëve dhe thirrjeve të tyre për dorëheqje...
Mjekët i janë bashkuar gjatë ditës së sotme protestës së studentëve dhe thirrjeve të tyre për dorëheqje...
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare Ergys Verdho është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme. Deri m&e...
Teksa shkallmuan thuajse të gjithë gurët e trotuareve, nga frika e sulmeve nga protestuesit, sot punonjës të bashkisë janë fu...
Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg, në një intervistë ekskluzive për emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, me moderatorin Flavio Qa...
Shisnin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Burrelit, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Gjatë kontro...
Parlamenti grek ka miratuar një ligj që ndalon përdorimin e platformave të rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15 vj...
Nën sloganin "Asnjë shkurtim", dhjetëra mijëra studentë demonstruan në qendër të Vjenës të enjten, duke prot...
Sot në orën 10:00 Sekretariati i Etikës në Kuvend do të mblidhet online për të shqyrtuar kërkesën e një grup...
Diplomatë të nivelit të lartë nga Evropa dhe Lindja e Mesme pritet të takohen sot në Stamboll për të diskutuar një...
Edi Rama ka përsëritur për të katërtën ditë radhazi ftesën për dialog për protestuesit. Këtë m&eu...
Prokuroria e Posaçme, SPAK dhe i akuzuari prej saj për korrupsion e ndikim të paligjshëm në çështjen “Toyota Auris”, ish-drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, kanë ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, që prishi vendimarrjen e Shkallës së Parë dhe e riktheu për gjykim çështjen, pasi çmoi se provat tregojnë se të pandehurit në këtë çështje, kishin vepruar në kuadrin e një grupi të strukturuar kriminal.
Prokurorët e çështjes, Altin dumani dhe Klodian Braho u pajtuan me vendimin e Shkallës së Parë, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar, e dënoi ish-prokurorin Aurel Zarka me 2 vjet e 8 muaj burg. Ata nuk ushtruan ankim në Apel, por ishte vetë Zarka i cili këmbënguli në pafajësi dhe e apeloi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.
Apeli i Posaçëm shkoi më tej, duke e gjetur të gabuar cilësimin nga ana e SPAKU-t dhe tre gjyqtarëve e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, për mënyrën e bashkëpunimit të Zarkës me tre të bashkëpandehurit, e të të tjerë persona që nuk janë marrë nën hetim. SPAK dhe Shkalla e Parë vlerësuan se bashkëpunimi ishte i thjeshtë me rrethana rënduese.
Por, sipas Gjykatës së Posaçme të Apelit, provat dhe rrethanat tregojnë qartë se jo vetëm katër të pandehurit Aurel Zarka, Erjona Daupaj, Radovan Çela dhe Astrit Vladi, kishin vepruar si grup i strukturuar kriminal.
Kolegji vlerëson se në të pestë rastet e kryerjes së veprave penale nga i pandehuri Zarka kanë bashkëpunuar respektivisht jo më pak se 3 dhe 4 persona, duke përmbushur parashikimet e pikës 4 të nenit 28 të Kodit Penal, lidhur me grupin e strukturuar kriminal.
Kjo vendimarrje e Apelit nuk është çmuar e drejtë, si nga SPAK, ashtu dhe nga ana e Zarkës që kanë paraqitur pretendimet e tyre në Gjykatën e Lartë.
Sipas SPAK-ut, prokurori Zarka dhe personat e tjerë akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme – çështje që lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve.
Interesi kryesor i të pandehurve duket se lidhej me çështjen penale të njohur publikisht si “Toyota Auris”, e cila u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit, në qershor të vitit 2018, të 3.4 milionë eurove ‘cash’ të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.
Në lidhje me ngjarjen, u arrestuan fillimisht Klevi Çani, Edi Lika dhe Alban Mollaymeri, ndërsa u akuzuan kushërinjtë Elvis Vladi dhe Alfred Vladi.
Gjashtë vjet më vonë, në vitin 2024, si rrjedhojë e të dhënave të përftuara nga aplikacioni Sky ECC, SPAK arrestoi prokurorin e Vlorës Aurel Zarka, avokatin Radovan Çela, Astrit Vladin – vëllain e Elvis Vladit – dhe shpalli në kërkim hetuesen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Eriona Daupaj.
Katër të pandehurit dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në disa raste kanë ofruar dhe premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë në 8 çështje penale, përfshirë gjykimin për sekuestrimin e 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit. /Birn/
Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në fshatin Kusarth, Njësia Administrative Bradashesh, n&eu...
Zbardhen emrat e anëtarëve të një grupi kriminal shqiptaro-grek, të akuzuar si përgjegjës për tentativ&eu...
Pas një Urdhri përkatës të Prokurorisë së Shkallës së Parë të Pireut, policia greke bëri publike kët...
Ambasada Britanike në Tiranë ka reaguar më anë të një postimi në Facebook lidhur me zgjedhjet e kreut të SPAK që ...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë nesër më 11 dhjetor, Kreun e ri të SPAK. KLP do të votojë mes k...
Pas gati 7 vitesh humbjesh, male me borxhe dhe marrëveshjesh okulte për të financuar udhëtimet me charter të kryeministrit, fati i komp...
Prokuroria Fier ka çuar në gjyq një shtetas i cili akuzohet për abuzim seksual me një shtetase të sëmurë. Personi i ...
Prokuroria e Fierit përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin M.CC. për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose ho...
Prokuroria e Tiranës ka provuar së 5 zyrtarë të bashkisë së kryeqytetit kanë shkelur ligjin dhe i kanë shkaktuar nj&eu...
SPAK zbardh detaje lidhur me goditjen e grupit kriminal Rraja, i cili akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Në operacionin e k...