AKTUALITET

Vendimi i gjykatës që rrëzon përtokë “Air Albania”: Faturat prej miliona eurosh që duhet të paguajë kompania. Dy Sinanët u akuzuan edhe për kontrabandë cigaresh

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Shtator 2025, 10:32
Vendimi i gjykatës që rrëzon përtokë “Air

Flota ajrore “Air Albania”, e reklamuar me shumë pompozitet si krenaria e Shqipërisë, rezulton të jetë zhytur në borxhe financiare pa kthim pas, duke çuar kompaninë në një seri procesesh gjyqësore në gjykatat shqiptare dhe vende të ndryshme europiane.

Mes shumë detyrimeve financiare mbi qeratë e avionëve të mara në “Tukish Airlines” dhe kompani të tjera Amerikane, tashmë një detyrim mjaft i majmë që përllogaritet diku tek 4 milion euro është ai i kateringut ushqimor.

Bëhet fjalë për 10 fatura tatimore të lëshuara nga kompania “I.B.N” e Mirela Nurçes drejt kompanisë “Air Albania”.

Faturat tatimore të lëshuara dhe të papaguara nga “Air Albania”, variojnë nga 1 korriku 2023 deri në 16 tetor 2024.

Ndërsa nga ana tjetër “Air Albania” pretendon dhe akuzon Mirela Nurçen se ka mbifaturuar qëllimisht kompaninë ajrore, duke luajtur me mashtrimin e racioneve për numër udhëtarësh dhe mashtrim përmes kursit të këmbimit valutor.

Bëhet fjalë për faturat tatimore si më poshtë vijon:

1.            Faturë Tatimore me Nr.4/2023 datën 1 Korrik 2023

2.            Faturë Tatimore me Nr.6/2023 datë 12 shtator 2023

3.            Faturë Tatimore me Nr.10/2024 datë 14 Gusht 2024 me vlerë financiare 59,736,895,48 lekë.

4.            Fatutë Tatimore me Nr. 12/2024 datë 20 gusht 2024 me vlerë financiare 24,614,175,88 lekë.

5.            Faturë tatimore me Nr.14/2024 datë 11 shtator 2024 me vlerë financiare 38,303,161,92 lekë.

6.            Faturë tatimore me Nr.1/2024 datë 12 janar 2024.

7.            Faturë Tatimore me Nr.3/2024 datë 19 shkurt 2024.

8.            Faturë tatimore me Nr.5/2024 datë 19 shkurt 2024.

9.            Faturë tatimore me Nr.6/2024 datë 16 maj 2024.

10.          Faturë Tatimore me Nr.15/2024 datë 16 tetor 2024.

“Air Albania”, që zotërohet nga Sinan Idrizi i skeduar nga policia dhe prokuroria e Durrësit për kontrabandë cigare, shtetasi turk Sinan Isik dhe autoriteti shtetëror “Albcontrol” kanë refuzuar të paguajnë milionat e lekëve për ushqimin catering, duke argumentuar se kompania e Mirela Nurçes, i ka mbifaturuar qëllimisht faturimet për një numër mbi 300 mijë udhëtarësh.

Ky problem ka sjellë që të dyja palët si “Air Albania” dhe kompania e ushqimit “I.B.N” të përfshihen në kontradikta të forta mes tyre, ku herë pas here, janë zhvilluar negociata për kalimin e kësaj situate të vështirë financiare, por sërish problemi nuk është zgjidhur.

Pjesë e këtyre negociatave është bërë dhe studio përmbarimore “QEVA”, e Erzen Qevës, i cili i ka kërkuar drejtuesve të kompanisë “Air Albania”, që ta zgjidhnin vullnetarisht problemin dhe kryheshin pagesat përmes kësteve.

Por edhe kjo strategji nuk ka funksionuar duke çuar situatën në dyer e gjykatës, ku tashmë fituese ka dalë kompania “I.B.N” e Mirela Nurçes, pasi gjykata e Apelit Tiranë, urdhëron “Air Albania” të paguajë të 10 faturat tatimore me një vlerë miliona euro.

Sipas dokumenteve të sigurt dy kompanitë e mësipërme në datën 15 Tetor 2019, kanë hyrë në një marrëdhënie juridik tregtare, duke nënshkruar Marrëveshjen Standarde për Shërbimin Katering gjatë Fluturimit.

Referuar kësaj marrëveshje, shoqëria “I.B.N” merrte përsipër ti ofronte shoqërisë “Air Albania” shërbimin e kateringut në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Juristët dhe financierët e “Air Albania” akuzojnë kompaninë e biznesmenes Mirela Nurçe, se fatura janë fryrë qëllimit duke përdorur kursin e këmbimit valutor por dhe duke rritur artificialisht numrin e udhëtarëve.

Sipas tyre kompania e Mirela Nurçes ka faturuar më shumë racione ushqimore se sa kishte udhëtarë në avion.

“…rezulton se kursi i këmbimit i përdorur nga ana e shoqërisë "I.B.N" SHPK është dukshëm më i lartë nga kursi zyrtar i këmbimit i përcaktuar nga Banka e Shqipërisë, në ditët respektive kur janë lëshuar faturat tatimore të shitjes, duke sjellë një mbifaturim për periudhën gusht 2022-nëntor 2024, në vlerën prej ALL 133,839,821 lekë të reja. Pra, vlera e fryrë e faturave tatimore të shitjes të lëshuara nga shoqëria "I.B.N" SHPK ka ardhur si rrjedhojë e përdorimit të qëllimshëm të një kursi këmbimi më të lartë në raport me kursin zyrtar të këmbimit të përcaktuar nga Banka e Shqipërisë, si organi kompetent për "hartimin, miratimin dhe zbatimin e regjimit të këmbimit valutor, si dhe politikën e kursit të këmbimit të valutave në Republikën e Shqipërisë…”-thuhet në dokumentacionin e siguruar.

Përveç kësaj, “Air Albania” pretendon se duhet theksuar edhe fakti që përcaktimi i sasisë së produkteve (menuve) që do të shiteshin nga shoqëria "I.B.N" SHPK tek shoqëria "Air Albania" SHPK, realizohej duke marrë parasysh numrin e pasagjerëve në fluturime të caktuara.

Duke filluar nga muaji janar 2021 dhe deri më nëntor 2024, shoqëria "I.B.N" ka faturuar shoqërinë "Air Albania” në vlerën totale mbi 1 miliard lekë.

Referuar faturave tatimore të shitjes të lëshuara nga shoqëria "I.B.N" për periudhën Janar 2021 - Tetor 2024, rezulton se kjo shoqëri ka faturuar për një numër total prej 2,072,304 pasagjerësh (nga të cilët 1,891,542 Economy Class dhe 180,762 Business Class).

Sipas “Air Albania”, ky fakt del i qartë nëse i referohemi sasisë së njësive (copëve), mbi bazën e të cilave ka faturuar shoqëria "I.B.N" SHPK.

Duke qenë se çdo njësi (copë) i korrespondon një pasasgjeri, atëherë duke iu referuar sasisë totale të njësive (copëve), mund të përftohet edhe numri total i pasagjerëve, për të të cilat ka faturuar shoqëria "I.B.N".

Nga verifikimi i sistemit të brendshëm të shoqërisë "AIR ALBANIA", për periudhën janar 2021 tetor 2024, rezulton një numër prej 1,759,922 pasagjerësh (nga të cilët 1,688,322 Economy Class dhe 71,600 Business Class). Pra, rezulton një diferencë prej 312,382 pasagjerësh (nga të cilët 203,220 Economy Class dhe 109,162 Business Class).

“…nëse do të merrnim si evidencë çmimin e përdorur për njësi në faturat tatimore të shitjes të lëshuara nga shoqëria "I.B.N" dhe do ta shumëzonimin me numrin real të pasagjerëve, të cilët kanë përdorur shërbimet e "AIR ALBANIA", duke iu referuar verifikimeve të kryera në sistemin e brendshëm të saj, do të rezultonte një vlerë prej 866,980,328 lekë të reja. Pra, e përkthyer në kosto financiare, diferenca prej 312,382 pasagjerësh derivon në një diferencë prej 186,991,989 lekë të reja që rezulton si e mbifaturuar nga shoqëria "I.B.N…"-thuhet në dokumentet e siguruara nga gazetari Elton Qyno.

Financierët e kompanisë ajrore, thonë se problematikat e mësipërme, sa i takon vlerës së faturave tatimore të shitjes të lëshuara nga shoqëria "I.B.N", nuk janë konstatuar nga ana e shoqërisë "Air Albania”, duke u nisur edhe nga mirëbesimi i krijuar si rrjedhojë e kohëzgjatjes së marrëdhënies kontraktore midis palëve.

“…faturat tatimore të shitjes të lëshuara nga shoqëria "I.B.N" nuk janë pranuar në mënyrë të shprehur nga ana e shoqërisë "Air Albania”, por ato rezultojnë te jenë pranuar në mënyrë automatike nga sistemi elektronik, ku realizohet pranimi/refuzimi i faturave, për shkak të kalimit të afatit kohor, brenda të cilit duhet të realizohet refuzimi i faturës. Pavarësisht dijenisë së plotë, lidhur me vlerat e fryra në mënyrë artificiale të faturave tatimore të shitjes, shoqëria "I.B.N"  i është drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me disa kërkesa të ndryshme për lëshimin e urdhrave të ekzekutimit për disa Fatura Tatimore Shitje (elektronike)…”-thuhet në dokumente.

Gjykata e Tiranës ka lëshuar titujt e ekzekutimit për 10 faturat tatimore, ndërsa përmbaruesi Erzen Qeva, ka nisur praktikën.

Kompania “Air Albania” duke mos rënë dakord me veprimet përmbarimore, vendosi të kundërshtojë ato në gjykatën e Tiranës, e cila pranoi kërkesën dhe pezullojë veprimet përmbarimore të Erzen Qevës.

Por vendimi i datës 10 janar 2025, që pezullonte veprimet përmbarimore është kundërshtuar në gjykatën e Apelit Tiranë nga kompania “I.B.N” dhe studio përmbarimore “QEVA”, të cilat kërkuan lejimin e ekzekutimit të 10 faturave përmbarimore.

Tashmë gjykata e Apelit, e kryesuar nga gjyqtaret Marsela Dervishi, Ornela Naqellari dhe Alma Kolgjoka, vendosën të prishin vendimin e shkallës së parë dhe lejojnë ekzekutimin përmbarimor të 10 faturave tatimore të lëshuara nga “I.B.N” drejt kompanisë ajrore “Air Albania”. /Ora/

 

 

air albania

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë