VIDEO/ Momenti kur flakët "përpijnë" banesat në Himarë
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Banorët e Poliçanit kanë dalë sërish në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan, ndërsa n&...
Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare k...
Një banor nga fshati Lin i Pogradecit ka denoncuar në redaksinë e “PiranjaNews”, gjendjen e degraduar të rrugës në q...
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar protestën kun...
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë pasditen e së hënës ka rihapur debatin e vjetër të mungesës së kushteve të sigurisë në gjykatat e vendit.
Prej dy vitesh, Gjykata e Apelit dhe ajo e Tiranës kanë kërkuar përmes Këshillit të Lartë Gjyqësor shtimin e numrit të punonjësve të policisë për të garantuar sigurinë në godina dhe në sallat e gjyqit nga ana e Policisë së Shtetit, por kërkesat kanë rënë në vesh të shurdhër, sipas një korrespondence shkresore që BIRN e disponon.
Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë gjithashtu se Policia e Shtetit ka refuzuar të shtojë numrin e punonjësve të policisë në ambientet e gjykatave, edhe pas shqetësimit të ngritur se magjistratët po përballeshin me kërcënime të vazhdueshme.
Korrespondenca mes Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Policisë së Shtetit është shkëmbyer në periudhën nëntor- dhjetor 2023. Përmes shkresave, institucionet e drejtësisë shprehnin shqetësimet se shërbimi me vetëm një punonjës policie në hyrje të godinave të gjykatave është i pamjaftueshëm.
“Me qëllim përmirësimin e sigurisë në gjykata për garantimin e proceseve gjyqësore, ashtu edhe për jetën, shëndetin e të drejtat e subjekteve që aksesojnë sallën e gjykimit, të shtohen punonjësit e Policisë së Shtetit në ambjentet e të gjitha gjykatave dhe sallave të gjykimit gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore,” thuhet në shkresën e KLGJ.
Përgjigja nga Policia e Shtetit ishte refuzuese.
“Aktualisht e kemi të pamundur shtimin dhe planifikimin e punonjësve të policisë për sigurimin e ambienteve të brendshme të gjykatave dhe gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore për shkak të limitit të kufizuar të personelit policor për sigurimin e këtyre ambienteve,” shkruan në përgjigje ish-kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.
Policia e Shtetit fshihet pas një vendimi të Këshillit të Ministrave të 28 prillit 2010, i cili kufizon ruajtjen e vazhdueshme të institucioneve shtetërore me forca policore, mes së cilave edhe godinat e gjykatave.
Sipas VKM-së, ndërtesat e gjykatave të të gjitha shkallëve ruhen me punonjës të Policisë së Shtetit për të siguruar rendin dhe qetësinë gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore.
Por në zbatim të këtij vendimi, qeveria ka miratuar si limit të organikës nga një punonjës policie për ruajtjen e çdo gjykate gjatë orarit zyrtar. Pas orarit zyrtar, godinat e gjykatave merren në mbrojtje nga “Illyrian Guard” – kompania shtetërore e sigurisë në varësi të Ministrisë së Brendshme.
Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda i shmangu sërish përgjegjësitë për garantimin e sigurisë në gjykata.
“Policia e Shtetit ka përgjegjësi vetëm për ruajtjen e objektit, nuk ka asnjë kompetencë për kontrollin e identitetit apo kontrollin fizik të personave në hyrje, e aq më pak në sallat e gjyqit,” tha Proda për BIRN.
“Edhe sikur 10 punonjës policie të vendosen në ruajtje të objektit, asnjë kompetencë nuk ka Policia e Shtetit për këtë gjë, sepse VKM-ja ia ngarkon personelit të sigurisë që zgjedh administrata e gjykatës,” shtoi ai, duke theksuar se “ndjen keqardhje që një pasojë të tillë tentojnë t’ia faturojnë policisë”.
BIRN e pyeti KLGJ-në nëse ka bërë përpjekje të tjera pas vitit 2023 për rritjen e kushteve të sigurisë në ambientet e gjykatave. Burime zyrtare të këtij institucioni pohuan se gjatë viteve të fundit janë bërë edhe kërkesa për buxhet shtesë për sigurinë në gjykata, por deri tani nuk është marrë ndonjë përgjigje pozitive.
Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja u qëllua për vdekje me armë zjarri në sallën e gjyqit të hënën më 6 tetor, pasi ai shpalli vendimin për një çështje që kishte si objekt “kundërshtim të objekteve përmbarimore”, lidhur me një konflikt pronash. Po ashtu, mbetën të plagosur dhe dy persona të tjerë. Policia ndali pak minuta pas ngjarjes autorin e dyshuar, Elvis Shkami. Si bashkëpunëtor në vrasje u arrestua dhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, 53 vjeç. Po ashtu, u ndalua për shpërdorim detyre punonjësi i sigurisë së Gjykatës së Apelit, Banush Koxhaj, 63 vjeç.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, në orën 13:42 të së hënës, në ambientet e sallës së pritjes për publikun të Gjykatës së Apelit janë futur dhe kanë kaluar nga pajisja skaner njëri pas tjetrit Elvis Shkambi dhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi. Në ekranin e detektorit është sinjalizuar prezenca e metaleve duke ndezur dritat e kuqe, por punonjësi i sigurisë, Banush Koxhaj ka qëndruar i ulur në karrige dhe nuk ka kryer asnjë veprim për kontrollin fizik të këtyre shtetasve apo regjistrimin e tyre në librin e protokollit.
Në tetor të vitit 2023, Gjykata e Apelit është ankuar gjithashtu pranë KLGJ-së se punonjësit e sigurisë nuk kanë marrë asnjë trajnim për ushtrimin e detyrës së tyre dhe posaçërisht për menaxhimin e situatave të krizës apo riskut.
Presidenti i Shoqatës Europiane të Gjyqtarëve (European Association of Judges-EAJ), Mikael Sjoberg, i është drejtuar me një let&eu...
Një operacion i madh i policisë italiane ka filluar që në orët e para të mëngjesit të së martës, me tetë ...
Rrethi i ngushtë i familjes Kalaja ka reaguar mes dhimbjes për ikjen e njeriut të tyre të shtrenjtë, gjyqtarit dhe profesionistit t&e...
Vrasja e një shqiptari në Medellín tronditi jo vetëm kryeqytetin e Antiokias. Burri i ekzekutuar ishte Artur Tushi, 44-vjeçar, i ci...
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen makabre të Artur Tushit, 44-vjeçarit shqiptar i ekzekutuar me 11 plumba...
Pas më shumë se dy vite kërkimesh pa rezultat, misteri i zhdukjes së 43-vjeçares Veziko Bojko nga fshati Tërbaç i Vlor&...
Pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja, Gjykata e Lartë do të thërrasë të enjten në një mbledhje të ...
Avokati Saimir Visha kërkon dorëheqjen e ministres së Brendshme Albana Koçiu, pas deklaratës që bëri kjo e fundit dit&eum...
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë pasditen e së hënës ka ri...
Ish-komandanti i Gardës së Republikës, Gramoz Sako, pritet të jetë kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Tepelen&e...