AKTUALITET

VOA nxjerr statistikat: Mbi 213 mijë shqiptarë morën shtetësinë e një vendi të BE-së në 5 vite

I.A Përditësimi i fundit 12 Korrik 2024, 15:41

VOA nxjerr statistikat: Mbi 213 mijë shqiptarë morën

TIRANË- Rreth 50 mijë shtetas shqiptarë morën nënshtetësinë e një vendi të Bashkimit Europian gjatë vitit 2022 duke u renditur të tretët në Evropë pas marokenëve dhe sirianëve, thuhet në raportin e publikuar nga Agjencia Europiane e Statistikave, “Eurostat” dhe Rrjetit Europian për Migrimin.

Dy vendet fqinje me Shqipërinë, të njohura tre dekadat e fundit dhe për emigrimin e lartë të shqiptarëve , Italia dhe Greqia janë kryesoret në Europë për numrin e lartë të lëshimit të nështetësive për shtetasit shqiptarë.

Ndërsa referuar të dhënave të Eurostat-it, për pesë vitet e fundit mbi 213 mijë shqiptarë fituan shtetësinë një një vend të Bashkimit Europian.

Sipas raportit vjetor mbi migrimin dhe azilin në Europë, 6920 shqiptarë aplikuan për herë të parë për azil gjatë vitit 2023 në një vend të Bashkimit Europian.

Shqiptarët kryesojnë në vitin 2023 listën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për nga numri i azilkërkuesve në Europë dhe renditen edhe të pestët në Europë pas turqve, gjeorgjianëve, rusëve dhe ukrainasve.

Ndërkohë, sipas raportit shtetasit shqiptarë renditen të dytët në Europë pas ukrainasve për nga numri i refuzimeve të hyrjes në një vend të Bashkimit Europian gjatë vitit 2023.

Rreth 13855 shtetas shqiptarë që përbëjnë 11.6% të refuzimeve pasojnë rreth 18330 shtetas nga Ukraina, që iu refuzua hyrja në në vend të Bashkimit Europian vitin e shkuar.

Sipas raportit shqiptarët renditen të dytët pas gjeorgjianëve edhe për numrin e lartë të kthimeve vullnetare apo të detyruara nga një vend europian në një vend të tretë gjatë viti 2023.

Sipas raportit 7870 shtetas shqiptarë që përbëjnë 8.5% të kthimeve pasojnë 10 390 gjeorgjianë që kryesojnë listën e vendeve për kthimet e detyruara të migrantëve jo të rregullt nga vendet europiane.

Ndërkohë raporti për migrimin dhe azilin thotë se rreth 76 mijë shqiptarë janë evidentuar në marrjen e lejeve të reja apo të një statusi ligjor të qëndrimit gjatë vitit 2023 në vendet e Bashkimit Europian.

Raporti nuk përfshin migrimin e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe që doli nga Bashkimi Europian.

Vetëm gjatë vitit 2022 sipas autoriteteve britanike 12658 emigrantë nga Shqipëria u futën në mënyrë të parregullt në Britaninë e Madhe kryesisht nga Kanali La Manshit me varka të vogla.

Të dhënat britanike për periudhën shtator 2022 – shtator 2023, tregojnë se Britania e Madhe përjetoi një rritje të konsiderueshme në kthimet e detyruara të shtetasve të huaj që arritën në 5,506 persona, nga të cilët shqiptarë, përbëjnë mbi gjysmën (52%) të kthimeve të detyruara. /VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë