AKTUALITET

VOA: Shqipëria përballë sfidës së të drejtës për informim, autoritetet angazhohen për të rritur transparencën

M.B. Përditësimi i fundit 3 Qershor 2024, 19:07
VOA: Shqipëria përballë sfidës së të drejtës
Foto ilustruese

TIRANA- Në Shqipëri, autoritete shtetërore dhe të pavarura shprehën angazhimin e tyre për rritur transparencën e administratës publike dhe qasjen në informim. Kryeministri Edi Rama dhe komisioneri Besnik Dervishi, i bënë këto komente në Konferencën e 15-të Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit, që po zhvillohet në Tiranë. Por përfaqësues të shoqërisë civile, pohuan në seksionet e kësaj konference, se, për të rritur transparencën duhet së pari vullneti politik i qeverisë dhe pavarësia e komisionerëve për të drejtën e infirmimit.

Ndërsa mikpriti në Shqipëri Konferencën e 15-të Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit, komisioneri shqiptar për të drejtën e Informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale tha se shoqëritë dhe teknologjia po shndërrohen me shpejtësi, duke lehtësuar mundësitë e informimit dhe duke vështirësuar mbrojtjen e të dhënave. Por ai tha se transparenca dhe e drejta për informim duhet të mbizotërojnë, dhe për këtë nevojitet bashkëpunimi i akademikëve, agjencive dhe mediave me komisionerin.

“Në Shqipëri, si në shumë pjesë të botës, ne e dimë zhgënjimin e qytetarëve kur ata hasin burokraci, kur informacioni i kërkuar nuk jepet në kohë, apo kur gazetarët e duan atë në çast për të bërë lajmin e tyre. Megjithatë, pavarësisht këtyre sfidave, ne duhet të mbetemi të palëkundur në përkushtimin tonë për të nxitur transparencën e autoriteteve publike duke respektuar ndërkohë kuadrin ligjor dhe parimet etike”, tha zoti Dervishi.

Në konferencën me 210 delegatë e të ftuar, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile, medias, botës akademike, mori pjesë përmes internetit edhe gjyqtari Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, Darian Pavli. Ai tha se Shqipëri ka bërë përparim dekadën e fundit sa u takon të drejtave për informim dhe rritjen e transparencës së sektorit publik, por sërsih mbeten shumë sfida përpara.

“Një nga sfidat më të rëndësihme është ndryshimi kulturor në administratën publike. Kultura në çdo nivel nuk është diçka që mund të ndryshojë nga dita në ditë, as zhvillimi i instinkteve dhe praktikave të transparencës demokratike”, tha zoti Pavli.

Kryeministri Edi Rama shprehu angazhimin e qeverisë për të nxitur një kulturë transparence brenda institucioneve publike, me konsultime publike dhe ekspozim të informacionit, si një mjet mjaft efektiv kundër keqinformimit dhe dezinformimit.

“Nuk është çështja vetëm të kemi ligje, por dhe t’i zbatojmë ato dhe hendeku midis hartimit të ligjeve dhe zbatimit të tyre është sfidë për shumë prej pjesëmarrësve këtu në konferencë”, tha zoti Rama.

Ndërsa Flutura Kusari, përfaqësuese nga Qendra Europiane për Lirinë dhe Shtypit dhe Medias, drejtoi sesionin Roli i shoqërisë civile në nxitijen e transparencës dhe lirisë së informimit. Ajo theksoi se në bashkëpunimin e komisionerëve me shoqërinë civile duhen përmbushur disa parakushte për të punuar.

“Së pari nevojitet vullneti politik. Transparenca dhe llogaridhënia e autoriteteve publike është çështje e vullnetit politik. Një vend mund të ketë ligje të bukura, manuale pune të shkëlqyera, por nëse nuk ka vullnet për t’u bërë llogaridhënës para publikut, atëherë publikut i vështirësohet qasja në informacion. Në këto kushte bëhet shumë e vështirë për komisionerët dhe agjencitë që të japin ndihmesë. Asnjë agjenci apo komisioner nuk ka aftësitë që shërbejë si një zyrë ankesash për çdo rast problematik”, tha zonja Kusari.

Ajo theksoi se po aq thelbësore është pavarësia politike e komisionerëve, sidomos nga partitë në pushtet, në mënyrë që ata t’i shërbejnë publikut dhe jo politikanëve dhe as grupeve të interesit.

“Komisionerët duhet të jenë pajisur me burime të mjaftueshme dhe grupe pune të përgatitura, që besojnë tek transparenca, të njohin ligjet dhe standartet. Ata duhet të jenë të angazhuar me shoqërinë civile dhe median, edhe kur ata kritikohen prej tyre. Dyert e komisionerëve dhe agjencive duhet përherë të jenë të hapura për këdo”, tha zonja Kusari.

Gazetarët në Shqipëri shprehin shqetësim për qasjen e kufizuar në informacionin zyrtar, në dokumente me rëndësi për shkrimet e tyre, si dhe për moslejimin për të ndjekur nga afër veprimtaritë e institucioneve, të cilët nisin më pas materiale video e tekste të përgatitura në zyrat e tyre. Në raportin e Progresit të Komisioni Europian për Shqipërinë thuhet mes të tjerash se nuk ka përmirësim për sa u takon sulmeve verbale dhe fizike, fushatave denigruese dhe padive kundër gazetarëve. Qeveria është duke përgatitur një udhërrëfyes për trajtimin e cështjeve në kapitujt 23 dhe 24 të për negociatat me BE-në, me rëndësi të madhe për median, ligjet dhe të drejtat themelore dhe fusha të tjera./ VOA

drejtesia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë