VIDEO/ Protesta e dhunshme, policia shpërndahet në disa zona të Tiranës, shoqërohen disa persona
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjat&...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...

Një konflikt për motive të dobëta mes dy drejtuesve të automjeteve u kthye në një ngjarje tragjike gjatë orëve të para të mëngjesit të 20 janarit, në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë. Si pasojë, humbi jetën 57-vjeçari Petrit Ndou, ndërsa për ngjarjen u arrestua në flagrancë 28-vjeçari Andi Vokri.
Sipas policisë, i riu dyshohet se ka goditur disa herë me çekiç në kokë dhe trup Petrit Ndoun, i cili ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje për shkak të plagëve të marra. Në dëshminë e dhënë në komisariat, Andi Vokri ka deklaruar se bëhej fjalë për një konflikt të çastit që, sipas tij, i ka dalë nga kontrolli. Ai ka pohuar se gjithçka nisi pasi një automjet i kishte zënë rrugën dhe kishte kërkuar të kalonte i pari për të shmangur një aksident, por pala tjetër nuk kishte pranuar dhe kishte ecur paralel.
Por ky version kundërshtohet fuqishëm nga familja e viktimës.
Bashkëshortja e viktimës, Gjystina Ndou, në një reagim të gjatë dhe të detajuar, shprehet se Petrit Ndou humbi jetën duke tentuar të shpëtonte tre persona të moshuar që ndodheshin në rrezik.
Sipas saj, rreth orës 00:00, ajo dhe bashkëshorti i saj po ktheheshin nga një festë familjare në Bushnesh. Në momentin që mbërritën pranë rrugës ku ndodhi ngjarja, vunë re dy automjete të bllokuara nga një mjet tjetër, që sipas saj ishte i agresorit. Ky i fundit po u bërtiste dhe po godiste automjetet, pasi drejtuesit e tyre nuk mund të hapnin rrugën për t’u zbrapsur.
Gjystina Ndou tregon se Petrit Ndou i njohu personat në automjete, pasi kishin qenë së bashku më herët gjatë mbrëmjes, dhe zbriti nga makina për t’i ndihmuar. Në atë moment, ai pa agresorin duke goditur pasagjeren e njërës makinë, Nikoll Aliaj dhe Lula Aliaj, të dy persona të moshuar. Petriti i është drejtuar agresorit me fjalët: “Janë të moshuar, çfarë po bën, s’të vjen zor?”, duke u përpjekur ta ndalojë dhunën dhe duke mbyllur derën e automjetit për të mbrojtur pasagjeren.
Sipas familjes, agresori ka vijuar me ofendime dhe ka tentuar të vazhdojë dhunën, ndërsa Petrit Ndou ka orientuar dy automjetet e tjera që të zbrapseshin dhe të futeshin në një kthesë, duke i çuar në një vend të sigurt, ku ata qëndruan deri në fund të ngjarjes.
Pas këtij momenti, sipas dëshmisë së bashkëshortes, dy persona të tjerë kanë zbritur nga automjeti i Andi Vokrit për t’u konfliktuar me Petrit Ndoun. Gjystina Ndou ka tentuar t’i ndalojë, por agresori ka vazhduar sherrin, duke iu afruar sërish makinës së viktimës, duke i marrë çelësin e automjetit, duke goditur mjetin dhe duke e shtyrë edhe atë vetë.
E frikësuar, Gjystina Ndou i ka kërkuar me lutje bashkëshortit të largohej dhe të fshiheshin, pasi ishin tre persona agresorë dhe ekzistonte frika se mund të ktheheshin me armë apo mjete të forta. Çifti u fsheh për disa minuta dhe njoftuan policinë, si dhe familjarët që ndodheshin pranë.
Më pas, duke menduar se agresorët ishin larguar, Petrit Ndou është kthyer vetëm për të parë automjetin e tij. Pak më vonë, familjarët mbërritën në vendngjarje, ndërsa sipas dëshmisë, autorët e kanë goditur Petrit Ndoun nga pas në kokë, me një çekiç, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Rruga nacionale Librazhd-Prrenjas është mbuluar nga balta dhe inertet pas reshjeve të fundit që kanë prekur zonën. Drejtuesit e...
Një i burgosur ka ndërruar jetë këtë të shtunë pasi u dërgua në spital nga Institucioni i Ekzekutimit të Ven...
Mediat e huaja i kanë bërë jehonë protestës së opozitës ditën e djeshme (24 janar). Gazeta Italiane La Repubblica, sh...
Pas bllokimit të qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë në Han të Hotit për shkak të protestës s&e...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka përfundua...
Tre persona janë arrestuar në Tiranë pasi dyshohen se ishin të përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike...
Një 45-vjeçar është arrestuar pas një vjedhjeje automjeti gjatë natës në Vlorë. Sipas njoftimeve zyrtare, perso...
Autoritetet malazeze kanë njoftuar se më 26 janar 2026, duke nisur nga ora 11:30, Shoqata e Kamionistëve e Malit të Zi do të zhvilloj...
Unioni i Gazteraëve Shqiptarë ka reaguar ashpër pas përdorimit të gazit lotsjellës të skaduar në protestën e zhvi...
Një zjarr përfshiu në orët e vona të natës një lokal pranë urës së Dajlanit në Durrës. Lokali nuk...