AKTUALITET

Vrasja e 14-vjeçarit në Korçë, prindërit: Eraldi nuk kthehet më, kërkojmë drejtësi

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2025, 16:46

Vrasja e 14-vjeçarit në Korçë, prindërit: Eraldi

Kanë folur prindërit e Eraldo Xhejos, 14-vjeçarit që mbeti i vrarë nga një tjetër bashkëmoshatar në Maliq të Korçës në gusht të këtij viti. Babai i Eraldos, Edi Xhejo ka shpjeguar me detaje se si ka ndodhur ngjarja dhe vë në dukje se as avokati por as ata vetë nuk kanë marrë një përgjigjie për ecurinë e çështjes. Edi Xhejo i drejtohet dhe gjyqtares së çështjes duke theksuar se duhen parë të gjitha detajet me imtësi dhe personat e përfshirë në këtë vrasje të mos qëndrojnë akoma të lirë.

“Ne jemi prindërit e Eraldo Xhejo. Në Pirg kishte vajtur me shokët për t’u qethur, duke zbritur poshtë kishte takuar autorin. Mesa di unë, më duket se ishin zënë një vit më parë, por nuk ishim në dijeni, atje kishin qëndruar për sqarim. Autori nxori thikën dhe e goditi.

Atë ditë që ndodhi krimi, kur u bë gjyqi, njëri nga autorët kryesor që ishte me vrasësin kishte qenë atje dhe nuk e parandaloi. Ishte në makinë. Flori Çela. Kur u bë gjyqi, e nxorën arrest shtëpie që atë ditë. Xhaxhai dhe i ati i vrasësit, fshehën thikën, autorin. Mesa di unë, e lanë edhe thikën nga gjaku që mos ngeleshin shenja. Para disa ditësh mësuam se i kanë liruar. Vrasja e dytë që i bëhet djalit. Deri dje kisha besim në drejtësi, e kam hequr atë besim, folëm me prokuroren, u liruan sepse bënë ankimim. Babai dhe xhaxhai dolën nga Apeli. Kërkojmë drejtësi. Drejtësi sepse nuk e di ajo gjyqtarja, përse i ka liruar. Kemi folur edhe me avokatin, as ai nuk ka marrë përgjigje. Gjykatësit apo prokurorët, bënë një kërkesë dhe vajtën në Apel. Nuk e di gjyqtarja që i la të lirë, nuk e di nëse i ka parë fotot e djalit tim dhe të autorit. Si mund të lërë prindin e xhaxhain të lirë? Si rrisnin djalë me tatuazh me armë në krah? Me thikë në krah? Nuk e di a i pa gjyqtarja këto”, ka deklaruar babai i 14-vjeçarit.

Ndërkaq, Albina Xhejo nëna e Eraldos është shprehur se tashmë e vetmja gjë që ka ngelur është të vihet drejtësia në vend. Ajo thekson se ndihen të frikësuar për mënyrën sesi gjërat po ecin lidhur me këtë çështje, kjo nisur dhe nga lirimi i autorit dhe bashkëpunëtorëve në këtë ngjarje.

“Ndihem e shkatërruar. Të shkatërruar më shumë se ç’ishim. Gjykata liroi dhe ndjen keqardhje për ata e nuk mendojnë për një fëmijë që iku? Edhe djali i madh ndien mungesën e vëllait. Kërkoj drejtësinë, i vetmi ngushëllim për ne, pavarësisht se Eraldi jonë nuk kthehet më, e vetmja ngushëllim është drejtësia. Nuk mund të rrijë xhaxhai dhe babai i autorit si pa te keq ne shtëpi. Deri tani nuk kishim fuqi të flisnim por duke parë gjërat si po ecin, nga kjo e morëm mundimin të flasim. E kemi frikën se gjërat mund të mos shkojnë siç duhet. Ata duhet të ishin brenda tani dhe jo në shtëpi.

Gjykatësja të vendosë drejtësi me dorën në zemër, të mendojë si për fëmijët dhe nipërinjte e tyre, mund të thonë edukoni fëmijët që mos arrini në këtë ditë por sot po e pësojnë fëmijët që janë të edukuar dhe të pafajshëm. Fëmijët e edukuar po e pësojnë nga fëmijët e atillë siç ishte Enedio Guri. Siç ishte Eraldi jonë”, shprehet Albina Xhejo. Eraldo Xhejo ngeli i vrarë nga një tjetër 14 vjeçar në fshatin Pirg të bashkisë Maliq, pasi Enedio Guri e goditi për vdekje me thikë. Bashkë me autorin e krimit, u arrestuan atë kohë edhe babai dhe xhaxhai i këtij krimi si bashkëpunëtorë të ngjarjes.

Para dy javësh gjykata e Apelit në Tiranë liroi nga burgu babain dhe xhaxhain e Enedio Guri, duke i çuar në arrest shtëpie.

 

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 5 Dhjetor15:32

Milaim Zeka paraqitet në SPAK

Gazetari i njohur nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur në SPAK. Zeka i është drejtuar ambienteve të Prokurorisë së...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë