VIDEO/ Pedagogët marshojnë drejt bulevardit me studentët: Të largohet Rama!
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...

TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka bërë një deklaratë se hedh poshtë deklaratat e pavërteta që e lidhin Alfred Dedjan, viktimën e krimit të kryer mbrëmë në Ndroq me një ngjarje që daton në vitin 2020, e cila hetohet prej saj. Në deklaratë thuhet se mbështetur mbi hetimet e kryera nga SPAK deri në këtë fazë, personi i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme, nuk rezulton të jetë dëshmitar apo të kishte lidhje me pengmarrjen, ekzekutimin dhe fshehjen e trupit të viktimës Jan Prenga, ngjarje e ndodhur në Janar të vitit 2020.
SPAK thotë se emri i tij nuk rezulton të ketë qënë i përfshirë në listën e punonjësve apo dhe listëpagesat e kompleksit “Golden“, në Shijak, pronësi e Altin Hajrit, në kohën e kryerjes së krimit. Gjithashtu në njoftim thuhet se i pandehuri Altin Hajri, pronar i kompleksit “Golden” akuzohet si pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal që ka kryer rrëmbimin e shtetasit Jan Prenga. Sipas SPAK, ai është në masë sigurimi “arrest me burg” në mungesë dhe çështja në ngarkim të tij po gjykohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Reagimi i plotë i Prokurorisë së Posaçme:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar hedh poshtë deklaratat e pavërteta që e lidhin A.D, viktimën e krimit të kryer mbrëmë në Ndroq me një ngjarje që daton në vitin 2020, e cila hetohet prej saj.
Mbështetur mbi hetimet e kryera nga SPAK deri në këtë fazë, në kuadër të procedimit penal nr.60 të vitit 2020, personi i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme, A.D nuk rezulton të jetë dëshmitar apo të kishte lidhje me pengmarrjen, ekzekutimin dhe fshehjen e trupit të viktimës Jan Prenga, ngjarje e ndodhur në Janar të vitit 2020. Emri i tij nuk rezulton të ketë qënë i përfshirë në listën e punonjësve apo dhe listëpagesat e kompleksit “Golden“, në Shijak, pronësi e Altin Hajrit, në kohën e kryerjes së krimit.
I pandehuri Altin Hajri, pronar i kompleksit “Golden” akuzohet si pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal që ka kryer rrëmbimin e shtetasit Jan Prenga. Ai është në masë sigurimi “arrest me burg” në mungesë dhe çështja në ngarkim të tij po gjykohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në gjykim janë Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi, të cilët kanë urdhëruar rrëmbimin e tij; Martin Bleta dhe Korado Kështenja që organizuan pengmarrjen ndërsa ekzekutimin Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, të cilët e dërguan viktimën pas rrëmbimit, në kompleksin “Golden”.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka drejtuar disa kërkesa zyrtare strukturave të policisë, si organi përgjegjes për ekzekutimin e masës së sigurisë ndaj shtetasit, Altin Hajri.
TIRANA- 26-vjeçari Julian Gjoshi, autor i dyshuar i vrasjes së 50-vjeçarit Alfred Dedja ditën e djeshme në Ndroq të...
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë fjalës së tij në Komisionin e Monitorimit të AP të Këshillit të Euro...
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani mori pjesë sot në Komisionin e Monitorimit të AP të Këshillit të Europës, ku ng...
TIRANË- Drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, foli sot nga Kuvendi i Shqipërisë për punën që BKH...
Dumani TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani, foli sot nga Kuvendi për luftën kundër korrupsionit duke deklaruar se SPAK nuk mund ta luftoj...
TIRANA- Kreu i SPAK, Altin Dumani mori pjesë sot në Komisionin e Monitorimit të AP të Këshillit të Europës, ku i shpreh se ...
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, foli me superlativa për SPAK-un në Kuvend, ku po zhvillohet takimi i Komisionit të Mo...
TIRANA- Komisioni i Monitorimit të AP të Këshillit të Evropës vijon punimet në Kuvendin e Shqipërisë me temë...
Dritan Gjila EKUADOR- Gjatë gjashtë ditëve të gjykimit, Prokuroria ka paraqitur katër dëshmi dhe prova si nxjerrje telefonike...
ITALI- Policia italiane ka çmontuar një grup italo-shqiptar të kokainës, ku në pranga kanë rënë 14 persona, gja...