AKTUALITET

Vrasja e Bujar Çelës/ Nuredin Dumani zbardh krimin në GJKKO: Atentatin e organizova unë! Makinën e mora nga njerëzit e Ervis Martinajt...

b.z Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2025, 16:15
Vrasja e Bujar Çelës/ Nuredin Dumani zbardh krimin në GJKKO:
Nuredin Dumani

TIRANË - I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, ka dëshmuar këtë të martë gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Posaçme detaje nga krimet që ka qënë i implikuar. 

Ai ka treguar së fundmi detaje nga vrasja e Bujar Çelës. Dumani tha se vrasjen e Bujar Çelës e ka organizuar ai vetë, ndërsa shton se Çela sipas tij ishte i fundit në listën me emrat e personave që ishin planifikuar për t’u ekzekutuar.

Dumani thotë se Bujar Çelën e vranë sepse ai ishte vëllai i Tao Çelës. Ai deklaron se në vrasjen e Bujar Çelës u përdorën dy makina, në njërën ndodhej vetë ai ndërsa në tjetrën Enver Diva dhe Besiani Xhixha. Ai thotë se njërën nga makinat e përdorura në atentat një tip "Renault" e ka marrë nga njerëzit e Ervis Martinajt. 

Dumani tha se fillimisht Bujar Çelën e qëlloi Enver Diva me një automatik Scorpions dhe se ai donte të siguroheshe që Çela vra, e për këtë arsye ai shkoi dhe e qëlloi në kokë me pistoletë. Dumani tregon se në momentin e vrasjes ka qënë i veshur e kostum sportiv, kapele adidas, maskë covid dhe jelek antiplumb. Ai thotë se pasi kanë vrarë Çelën kanë djegur makinën në një vend ku e kishim planifikuar me herët dhe pasi makina është djegur kanë udhëtuar drejt Fushë Krujës.

Pjesë nga biseda në seancën gjyqësore:

Av: Çfarë flisnit me Enver Divën?

D: Për vrasje flisnim, se nuk flisnim për deputetë. Ne komunikonim për ngjarje të ndryshme, për vrasje, plagosje.

Av: A na e përshkruan listën rendore të atyre që do vrisnit.

D: I pari ishte Dorian Shkoza, i fundit Bujar Çela.
Nuk ka pasur radhë. Ishin 20-30. Kush ishte objektiv më i lehtë vritej i pari.

Av: Pse do të vrisnit Bujar Çelën, se thanë që është në listë?

D: Sepse ishte vëllai o Talos, i shërbente atij.

Av: Pse nuk ti dha lekët direkt Alibej?

D: Se unë isha në kërkim. Unë isha për Klevis Kapllanin aty, dy të tjerët janë paguar.
Bujar Çela ishte llogaritur edhe më parë për ta vrarë. Unë personalisht doja të hakmerresha për Kapllanin.

Av: Po pse angazhove dy të tjerë?

D: Po sepse ishin paguar për atë punë.

Av: Po derisa e kishe personale, pse i pagove?

Av: Po pse paguante Alibeaj për hakmarrjet e tua personale?

D: Sepse e kishte ne listë. Unë si Nuredin Dumani nuk kam kërkuar pagesë. Atë ditë, ne kishim Dine Çamin si plan. Unë e spostova, thashë do vrasim Bujarin, pasi vranë Klevis Kapllanin. Donim ta merrnin vesh dhe kundërshtarët tanë që ne reagonim nëse na qëllonin.

Av: A e diskutove me Erionin se si do ndikonte vrasja e Bujar Celës në marrëdhënien me Talon?

D: I kam thënë Talos, unë dua të vras vetem ty. Unë e dija që ai i kishte dhënë urdhër Altin Ndocit të vriste vëllain tim.

Av: Si u organizua vrasja e Bujar Çelës?

D: Organizimin e bëra unë. Kishim 2 automjete. Unë kam qenë shofer tek një benz. Enver Diva dhe Besiani Xhixha ishin në makinën tjetër. Fillimisht e qëlloi Diva me një automatik Scorpions. Unë doja të sigurohesha që u vra dhe shkova e qëllova në kokë me pistoletë. E qëlloi Kisha 2 pistoleta. Një në dorë një në marsup. Unë zbrita rreth 15 m larg lokalit dhe zbrita me pistoletë në dorë. Kur panë këtë Diva dhe Xhixha parkuan para lokalit.
Makinën “renault” e kam marrë tek njerëz të Ervis Martinajt. E gjeti Bes Xhixha. Ata kishin folur edhe një herë tjetër per nje makinë për atentat ndaj Preng Gjinit.
Nuk e kishin përdorur dot më makinë për Gjinin dhe ne e përdorëm për Bujar Çelën.

Dumani: Diva, Xhixha dhe një Berti, s’me kujtohet mbiemri, vepronin bashkë.

Av: Cfarë kishe veshur ti momentin e vrasjes?

D: Unë kostum sportiv, kapele adidas, maskë covid dhe jelek antiplumb. Makina është djegur në një vend ku e kishim planifikuar me herët. Pasi u dogj makina ne kemi udhëtuar drejt Fushë Krujës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë