AKTUALITET

Vrasja e dyfishtë në kamping/ Detaje të reja nga ngjarja në Greqi, 22-vjeçarit nuk i gjenden gjurmë baruti!

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Tetor 2025, 17:17

Vrasja e dyfishtë në kamping/ Detaje të reja nga ngjarja në

Dëshmitë e dy të rinjve 22-vjeçarë të akuzuar për vrasjen e dyfishtë që ndodhi mbrëmjen e 5 tetorit në kampingun “Ammos”, në zonën e Foinikounta të Mesenisë, ku mbeti viktimë pronari i kampingut dhe miku i tij shqiptar, konsiderohen vendimtare për ecurinë e hetimeve.

Që në orët e mesditës ka nisur dëshminë e tij në Gjykatën e Kalamatës njëri prej të akuzuarve, me origjinë greko-britanike, i cili dyshohet si autori kryesor i krimit. Ndërkohë, bashkëmoshatari i tij, që u dorëzua disa ditë pas ngjarjes, ka pranuar përfshirjen e tij dhe paraqitet si bashkëpunëtor në krim. Gjatë arrestimit të tij në Athinë, i riu greko-britanik kishte refuzuar të dëshmonte në fazën paraprake të hetimeve, duke deklaruar përmes avokatit të tij se nuk kishte hyrë fare në kamping atë natë fatale.

Megjithatë, pozita e tij është rënduar ndjeshëm, pasi është përmendur si autor nga bashkëpunëtori i tij, i cili ka pohuar se nuk ka qenë ai që ka qëlluar me armë. Më tej, ai është identifikuar pa asnjë hezitim nga nipi i pronarit të kampingut, i vetmi dëshmitar okular i vrasjes së dyfishtë, në një sallë të veçantë në selinë qendrore të policisë (GADA). Sipas burimeve, në rrobat që dyshohet se kishte veshur i akuzuari natën e krimit, të cilat janë sekuestruar në banesën e tij, nuk janë gjetur gjurmë baruti. Ndërkohë, telefoni i tij celular po ekzaminohet nga autoritetet, pasi pritet të hedhë dritë mbi lëvizjet e tij gjatë natës së ngjarjes.

Një tjetër pikë kyçe në hetim është dëshmia e bashkëpunëtorit 22-vjeçar, i cili pretendon se pas vrasjes së dyfishtë ka notuar për 7-8 orë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas ka ecur deri në Kalamata, ku është lokalizuar në stacionin e autobusëve KTEL pasditen e ditës tjetër. Dëshmia e tij po verifikohet për mospërputhje dhe po krahasohet me pamje kamerash dhe dëshmi të tjera. Në qendër të hetimeve ndodhet edhe një makinë e bardhë, e cila sipas dëshmive është parë të qarkullojë pranë kampingut si natën e ngjarjes, ashtu edhe një muaj më herët, më 7 shtator, kur dyshohet se ka pasur një përpjekje të dështuar për vrasje.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se autoritetet janë pranë identifikimit të drejtuesit të makinës, me dëshmitë që flasin për një grua, gjë që mund të ndryshojë tërësisht rrjedhën e çështjes.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë