Kolegia
DHËRMI - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua këtë të enjte në Dhërmi, ku 43-vjeçari Gerald Shehu vrau me armë zjarri 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi, recepsionist në hotelin "Greccia".
Një nga koleget e Nevruzit, i cili u vra në vendin e punës ka rrëfyer detaje mbi marrëdhënien e viktimës dhe autorit. Vajza ka treguar në një prononcim për mediat se mbrëmjen e djeshme, 31-vjeçari kishte ardhur më herët në hotel dhe e kishte nisur turnin që në orën 10:30, jo në 11:00 siç kishte orarin. Ndër të tjera, ajo tha se Eraldo ishte djalë i lëvizur dhe jo i rregullt, por shtoi se me Gerald Shehun, dhëndrin e pronares së hotelit, njëkohësisht dhe autori i dyshuar i krimit kishte një marrëdhënie normale.
“Eraldi ka filluar punë së fundmi, nuk ka shumë, diku tek 5 ditë. Mua nuk më është dukur djalë i rregullt, ishte i lëvizur. Me Geraldin nuk kam biseduar shumë, nuk jemi ndeshur, më shumë kam pasur të bëj me pronaren. Mua dje në orën 10:30 më ndërroi Eraldi, turnin e mbyllja në 11:00 por ai erdhi më herët. Unë fle në hotel, por dje në mbrëmje nuk kam dëgjuar gjë, isha në telefon në dhomë, por nuk kam dëgjuar asnjë zhurmë. Mami ishte duke fjetur, unë po rrija në celular.
Në çuditi ngjarja sepse ata nuk kishin asnjë marrëdhënie ndryshe nga të tjerët. Ngjarjen e mora vesh sot në mëngjes, më tha mami ka ardhur policia. Thonë se ngjarja ka ndodhur në dhomat e stafit, nga parkingu. Kam dhënë deklaratën dhe në polici, aq informacion kisha. Eraldi kishte ardhur këtu dhe kërkoi punë si një njeri që nuk njihte njeri. Ai kërkoi punë si barist fillimisht dhe i thanë që do presësh sa të nisë bari, sepse nuk e kishin hapur pjesën e pishinës. I sugjeruan të punonte recepsionist. Unë nuk e njihja më parë.”-tha ajo.
eraldo nevruzi gerald shehu
Artikuj te sugjeruar
B.Z
AKTUALITET
6 Qershor21:17
Njolla gjaku në korridor dhe ushqime në tavolinë, dalin PAMJET nga hoteli ku u vra Eraldo Nevruzi (VIDEO)
Pamje nga vendngjarja
DHËRMI - Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme vijnë nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur n&eu...
e. d
AKTUALITET
6 Qershor21:16
Gjarpri helmues i hyn në dhomën e gjumit në Berat, shpëtohet 82-vjeçarja nga pickimi
BERAT- Një e moshuar është shpëtuar ditën e sotme në Berat, të cilës në dhomën e gjumit i kishte hyrë n...
B.Z
AKTUALITET
6 Qershor20:52
Po mblidhte bagëtitë, bie nga lartësia dhe humb jetën 62-vjeçari në Krujë
Foto ilustruese
KRUJË - Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në Kruj&...
E.D
AKTUALITET
6 Qershor20:34
FOTO/ Turistja franceze humb në Malin e Çikës, shpëtohet nga forcat zjarrfikëse
HIMARË- Një turiste franceze e cila kishte humbur kontaktet është gjetur pasditen e sotme në Himarë. Bëhet me dije se tursi...
B.Z
AKTUALITET
6 Qershor20:01
OSBE: Krimet zgjedhore në Shqipëri duhen trajtuar shpejt dhe me vendosmëri
Foto ilustruese
SHQIPËRI - Në Shqipëri, parandalimi i krimeve zgjedhore dhe përmbushja e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it mbi pë...
B.Z
AKTUALITET
6 Qershor19:41
Vrasja misterioze e Eraldo Nevruzit, ja ku po e kërkon policia trupin e pajetë të 31-vjeçarit
Eraldo Nevruzi, Gerald Shehu
DHËRMI - Autoritetet kanë nisur kërkimet për trupin e pajetë të 31-vjeçarit Eraldo Nevruz...
B.Z
AKTUALITET
6 Qershor18:22
LAJM I FUNDIT/ Vrau me armë zjarri Eraldo Nevruzin, arrestohet në Greqi autori
Gerald Nevruzi
GREQI - Ka marrë fund arratia e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi, ngjarje e ndodhur pak pas mesnat&eum...
B.Z
AKTUALITET
6 Qershor18:14
I shpallur në kërkim për tentativë vrasje arrestohet shqiptari me dy identitete në Greqi (EMRI)
Foto ilustruese
GREQI - Një 23-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim për tentativë vrasje dhe grabitje është arres...
B.Z
AKTUALITET
6 Qershor17:58
Vrau Erald Nevruzin dhe u arratis, kërkohet ndihma e policisë greke për kapjen e Gerald Shehut (FOTO)
Gerald Shehu
DHËRMI - Policia ka dalë me një tjetër njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në ...
S.B
AKTUALITET
6 Qershor16:42
Premtonte udhëtime drejt SHBA-së për studime në këmbim të parave, arrestohet drejtoresha e qendrës arsimore
foto ilustruese
TIRANË- Arrestohet drejtoresha e një qendre arsimore menjëherë pas njoftimit të Ambasadës amerikane lidh...