mario perlleshaj
TIRANË- Drejtoria e Burgjeve do të mbledhë ditën e nesërme një komision për të vendosur se ku do të transferohet autori i vrasjes së Martin Canit.
Komisioni, i cili do të jetë i përbërë nga mjekë, Policia e Shtetit dhe Policia e Burgjeve do të vendosë në bazë të një vlerësimi nëse do të transferohet apo jo Mario Perlleshaj në Spitalin e Burgut ose në Burgun e të Miturve në Kavajë.
Vendimi për transferimin e tij do të merret në varësi të gjendjes së tij shëndetësore, pasi 14-vjeçari mbeti dhe vetë i plagosur gjatë konfliktit.
Vrasja e Martin Canit
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.
Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat. Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer.
Nga fotoja vihet re se autori ndodhet në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera.
vrasja e martin canit mario perlleshaj
Artikuj te sugjeruar
r.ll
AKTUALITET
24 Nëntor10:19
I shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, vihet në pranga 28-vjeçari në Shkodër, arrestohet dhe personi që e ndihmonte (EMRAT)
pamje nga arrestimi
SHKODËR- Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qet&...
ZH.LL
AKTUALITET
24 Nëntor10:16
FOTO+EMRI/ 41-vjeçari shqiptar humbi jetën në Itali pasi ra nga 10 metër lartësi, zbardhen detaje të reja
Elton Dema
ITALIA- Një 41-vjeçar shqiptar humbi jetën pak ditë më parë gjatë një aksidenti në punë n&eu...
r.ll
AKTUALITET
24 Nëntor10:08
Droga transportohej me furgona të marrë me qera, arrestohen dy shqiptarë në Itali, sekuestrohen rreth 76 kg kokainë
ITALI- Policia italiane ka gjetur një vend ku ruhej lëndë narkotike kokainë, e cila ishte gati për t'u dërguar në Italin&eu...
r.ll
AKTUALITET
24 Nëntor08:17
Pas 15 vitesh, biznesi i spitaleve private po arrin pikën kritike të rentabilitetit
foto ilustruese
TIRANË- Rreth 15 vite më parë nisën investimet e mëdha të spitaleve private në vend. Më i madhi is...
r.ll
AKTUALITET
24 Nëntor08:16
Biznesi i turizmit dentar dhe estetikës po ngadalësohet
foto ilustruese
TIRANË- Në lokalet e Tiranës apo në aeroporte është bërë e zakonshme të shohësh të h...
r.ll
AKTUALITET
24 Nëntor08:15
Fitimet e bankave e mikrofinancës vijnë në rritje, sigurimet me luhatje
foto ilustruese
TIRANË- Sistemi bankar është një ndër më të zhvilluarit në vend, i nxitur nga hyrja e bankave t&eu...
r.ll
AKTUALITET
24 Nëntor08:14
Temperaturat bien nën zero, zbuloni si pritet te jetë moti sot
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të d...
I.A
AKTUALITET
23 Nëntor23:02
Kokainë nga Ekuadori në Europë/ Dalin në gjykatë 15 anëtarët e grupit të Dritan Gjikës! Droga fshihej mes eksportit të bananeve
EKUADOR- Detaje të reja kanë dalë nga rrjeti shqiptar i trafikut të drogës në Ekuador. Mediat vendase shkruajnë se ditë...
I.A
AKTUALITET
23 Nëntor22:44
Vrasja e Martin Canit/ Babai i Luisit i nxjerr me emra: Janë dy persona që goditën me thikë
TIRANË- Babai i djalit të plagosur pas sherrit te shkolla “Fan Noli” në Tiranë ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Ca...
AKTUALITET
23 Nëntor22:13
“Martin sot na sheh nga lart”/ Qirinjtë ende të ndezur në vendin ku u vra 14-vjeçari: Zoti të donte pranë vetes se ishe shumë i mirë për këtë botë
TIRANË- Vrasja tragjike e 14-vjeçarit Martin Cani tronditi mbarë opinion publik. Gjithashtu në vendin ku mbeti i vrarë Ma...