VIDEO/ Momenti kur flakët "përpijnë" banesat në Himarë
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Pamjet që shikoni në videon e mëposhtme janë nga situata kritike në Himarë, ku një zjarr i përmasave të mëdha ...
Banorët e Poliçanit kanë dalë sërish në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan, ndërsa n&...
Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare k...
Një banor nga fshati Lin i Pogradecit ka denoncuar në redaksinë e “PiranjaNews”, gjendjen e degraduar të rrugës në q...
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar protestën kun...
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...

TIRANA- Babai i Luis Meçes, i plagosur më 18 nëntor 2024, ka folur pas incidentit që ndodhi sot në gjykatë, ku prokuroria e çështjes e përjashtoi nga seanca. Ai tregoi për Euronews Albania se si ndodhi debati me prokuroren Alma Felaj, e cila pretendonte se Martini dhe Luisi kishin komunikuar në celular ditën e diel duke u shprehur se “mbase prindërit kanë qenë në gjumë dhe nuk dinë për bisedat”.
Babai i Luisit tregoi se djemtë kishin ardhur me të me makinë pas ndeshjes së futbollit që kishin luajtur në Kavajë dhe më pas Luisi kishte fjetur që në orën 9 dhe nuk kishte pasur biseda përmes telefonit. Ai theksoi gjithashtu se ka pasur disa elementë gjatë seancës që e bënin të mendonte se duan që të mos e zbardhnin çështjen, ndërsa sipas tij prokuroria u nxeh dhe e nxorri jashtë.
“I thashë zonjës prokurore se djemtë kanë ardhur me mua nga Kavaja dhe nuk kanë qenë vetëm. Luisi ka fjetur që në orën 9. Ajo më tha ti nuk e di se çfarë kanë folur ata në darkë. Pretendimi i prokurores ishte që Martini dhe Luisi kanë biseduar të dielën në darkë për tu organizuar për takimin e së hënës me Marion. Aty reagova dhe i thashë se djemtë nuk kanë folur në darkë, ndërsa ajo më tha që ti nuk di se ke fjetur. U revoltova dhe i thashë: ‘Më fal, por ti nuk mund të më ofendosh mua në këtë mënyrë, sepse je pikërisht ti që ke fjetur mbi dosje për 6 muaj, ndërsa ne po na digjet shpirti për ata fëmijë’. Ditën e dielë ata nuk kanë komunikuar në darkë, kanë qenë në Kavajë, kanë pasur ndeshje futbolli dhe i kam sjellë në Tiranë, kanë qenë me mua”, tha babai i Luisit.
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit 2024 pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare 'Fan Noli'. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj.
Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital.
I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, Luis Meçja i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili mori dëmtime në dorë dhe u trajtua në spital privat për disa ditë pas ngjarjes së rëndë.
SHBA- Shpërthimi i OpenAI si një ndër kompanitë e të ardhmes dhe shumë shpejt një prej më të vlefshmeve në b...
GREQIA- Autori i dyshuar i vrasjes së 41-vjeçarit Altin Arapaj, sot në Rafina të Athinës dyshohet të jetë ë...
GREQI- Personi që shihni në foto është 41-vjeçari Altin Arapaj, që u ekzekutua ditën e sotme në zonën...
GJIROKASTËR- Dy persona janë arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi akuzohenpër veprat penale”Kontrabanda me mallra për t&e...
TIRANA- Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme dhe ka rikthyer për gjykim dosjen ndaj ish-kr...
GREQIA- 41-vjeçari shqiptar Altin Arapaj është ekzekutuar sot në zonën bregdetare të Rafinës në Athinë. Si...
MALIQ- Gjyshi i 15-vjeçarit të plagosur disa ditë më parë në Maliq ka folur për ngjarjen dhe ka dhënë disa deta...
GREQIA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 41-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri...
IGUMENICË- Një shqiptar u arrestua në orët e para të mëngjesit në Igumenicë. Bëhet e ditur se ndaj tij ë...
TIRANA- Gjykata e Lartë ka prishur vendimin për Bledi Tetën, duke rikthyer dosjen e tij për gjykim. Në janar 2022 Gjyk...