AKTUALITET

Vrasja e Mondi Mëhallës, mbahet gjyqi ndaj ish-ortakut të biznesmenit dhe rojës së karburantit!

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2025, 10:27

Vrasja e Mondi Mëhallës, mbahet gjyqi ndaj ish-ortakut të

Zhvillohet sot seanca në Gjykatën e Elbasanit për vlerësimin e masave të sigurimit ndaj Xhino Agos dhe Kujtim Pishës, të cilët u arrestuan pas vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla, krim i ndodhur mbrëmjen e 30 Nëntorit.

Seanca nis në orë 10:00 dhe do të mbahet me dyer të mbyllura, për shkak të natyrës së hetimeve dhe nevojës për ruajtjen e sekretit hetimor.

Ndërkohë, lidhur me Nevzat Spahon, po ashtu i prangosur, nga verifikimet në sistemin e menaxhimit të çështjeve gjyqësore nuk rezulton që Prokuroria e Elbasanit të ketë depozituar një kërkesë për caktim mase sigurimi.

Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa priten zhvillimet nga seanca e 5 dhjetorit.

Panorama Online ka siguruar video nga momenti i ekzekutimit me dy plumba në kokë të biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka në karburantin e tij “Xhaxhi Oil” sapo u fut në makinën tip “Range Rover”, në Elbasan.

Pamjet tregojnë momentin kur autorët shkojnë në vendngjarje dhe më pas një prej tyre del nga makina tip Audi duke ecur në këmbë drejt Range Rover ku ndodhej viktima.

Në video, duket qartë personi i armatosur, i veshur me kapuç për të shmangur identifikimin nga kamerat e sigurisë, i cili qëllon disa herë në drejtim të Mondi Mëhallës nga ana e derës së shoferit dhe më pas kthehet qetësisht në Audi.

Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes, drejt fshatit Mirakë, ku dhe u gjet mjeti i tyre i shkrumbuar nga flakët.

Sipas informacioneve, ortakëria e prishur mes Mondi Mëhallës alias Edmond Hyka me 32-vjeçarin Xhino Ago, dyshohet si shkaku i ekzekutimit mafioz të biznesmenit.

Mes 43-vjeçarit dhe Xhino Agos, i cili u arrestua si i dyshuar për vrasjen, sipas burimeve ka pasur mosmarrëveshje për ndarjen e normës së fitimit në biznes dhe kohët e fundit mes tyre ka pasur incidente lidhur me këtë çështje.

Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët, 32-vjeçari Marselo Arani dhe 35-vjeçari Armando Kola të shpallur në kërkim, është në pronësi të shtetasit Xhino Ago, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit Marselo Arani.

Makina është marrë një ditë para krimit, kur siç shihet në këto pamje, Arani futet i qetë në garazh, ndërsa në dorë mban edhe një çantë. Pasi merr makinën, ai largohet.

Blutë kanë gjetur dhe sekuestruar si automjetin tip Audi të përdorur nga killerat, po ashtu edhe armën e krimit, me të cilën u ekzekutua me dy plumba në kokë biznesmeni.

Policia informon gjithashtu se gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar edhe me disa pamje filmike.

“Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët dhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje. Gjithashtu, u sekuestruan dokumenta shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR. Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të Xhino Agos, i cili ia ka dhënë me hua për përdorje Marselo Aranit”, thuhet në njoftim.

Policia ka vënë në pranga  Xhino Agon, 32 vjeç, banues në Elbasan, (i dyshuar si bashkëpunëtor), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”; Kujtim Pishën, 52-vjeç, për “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka dhënë informacion (roja i karburantit).

Në pranga ka rënë edhe Nevzat Spaho 29 vjeç, një person me precedent penal, i akuzuar më parë për tentativë vrasje. 29-vjeçarit iu sekuestrua 1 automjet, 1 celular dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Ndërkohë, në kërkim u shpallën Marselo Arani, 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe dhe Armando Kola, 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Më 4 Dhjetor 2024, ai u arrestua nën akuzën për pastrim parash, ndërsa iu sekuestruan pasuri me vlerë 136 mijë euro.

Ndaj tij, Gjykata e Elbasanit kishte caktuar më 1 dhjetor 2024 masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjithashtu, u bë sekuestrimi i 1 apartamenti në Durrës dhe 3 automjeteve, me vlerë rreth 136 000 euro, të cilat dyshohej se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të 32-vjeçarit.

I riu ka qenë i arrestuar më parë në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni.

“Si rezultat i operacionit “Resource”, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, u kap dhe u ndalua shtetasi M. A., 31 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin e datës 01.12.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale””, informoi policia në atë kohë.

Duke shtuar se: “Gjithashtu, u bë sekuestrimi i pasurive me vlerë rreth 136 000 euro (1 apartament në Durrës dhe 3 automjete), të cilat dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi. 31-vjeçari ka qenë i arrestuar më parë në Itali, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për shfrytëzim prostitucioni.”

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë