AKTUALITET

Vrau gruan në vitin 2023 në Itali, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për shqiptarin, zbardhen mesazhet mes çiftit: Do të tregoj atë që kam vuajtur!

n.f Përditësimi i fundit 3 Maj 2024, 20:49
Vrau gruan në vitin 2023 në Itali, prokuroria kërkon burgim
Etleva Bodi

ITALI- Autoritet italiane kërkojnë burgim për shqiptarin, Selami Bodi i cili vrau në tetor të vitit 2023 bashkëshorten e tij Etleva Bodi. Ngjarja e rëndë ndodhi në Savona të Italisë, ndërsa çifti ishin prindër të katër fëmijëve të mitur. Mediat italiane bëjnë me dije se prokurori Giovanni Battista Ferro ka kërkuar burgim të përjetshëm për Bodin.

“Bodi duhet të shpallet përgjegjës për të gjitha faktet e regjistruara ndaj tij”, tha prokurori Ferro.

Gjatë hetimeve, policia zbuloi bisedat e çiftit falë analizave të celularëve dhe u provua se viktima kishte qenë pre e dhunës edhe në të shkuarën. Mësohet se Etleva i kishte dërguar me mesazh Bodit më 3-4 tetor 2023, 3 lidhje në tre video në YouTube në gjuhën shqipe me lutje dhe monologje që fokusoheshin tek “si të jesh burrë i mirë në fenë myslimane, të respektosh gruan e të mos e poshtërosh” dhe për “si ta trajtoni mirë gruan tuaj”.

Prokurori Publik është ndalur në disa mesazhe, në të cilat Etleva ka thënë “Unë do të tregoj atë që kam vuajtur, sepse më ke rrahur vazhdimisht”; “Më dërgove në spital dhe vazhdova të duroja”; “Më mirë të vdisja.”

Sipas asaj që doli në dëshmi gjatë fazës së gjykimit, ai e kishte mbajtur Etlevën larg familjes së saj dhe me radikalizimin islamik nuk i lejonte praktikisht asgjë edhe për sa i përket mënyrës së veshjes (për dy vjet që kishte nuk ishte në gjendje të përdorte celularin e saj). Pas konkluzioneve të prokurorit Ferro, ndërhynë avokatët mbrojtës të Selami Bodit, të cilët kërkuan rrethana lehtësuese.

Gruaja ndodhej në dhomën e saj dhe po fliste në telefon. I shoqi e kishte dëgjuar duke folur, hapi derën dhe i vuri duart në fyt duke u përpjekur ta mbyste. Më pas, kur kuptoi se 31-vjeçarja nuk merrte më frymë, ai vetë bëri thirrje për ndihmë. Katër fëmijët e çiftit, të moshës nga 5 deri në 11 vjeç, po flinin në dhomat e tyre. Pas mbi një orë përpjekje, punonjësit e shëndetësisë që kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje kanë arritur ta ringjallin gruan, por gjendja e saj ishte kritike. E transferuar në spital me kodin e kuq, zemra e saj pushoi së rrahuri pas 48 orësh. Bashkëshorti i viktimës, pa precedentë penalë, u transferua në burgun Marassi (Xhenova), i akuzuar për vrasje të rëndë për shkaqe të parëndësishme. Ai do të merret në pyetje në ditët në vijim.

itali vrasje shqiptar etleva bodi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë