Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...
TIRANË- Teksa në vend ka një debat të gjerë lidhur me fillimin e zbatimit të ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat që futi fillimisht në skemë profesionistët e lirë dhe në 2029 do ët zbatohet për të gjithë bizneset e vogla, shefja e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Anke Weber, në një intervistë të posaçme për “Monitor” flet për arsyet e ndryshimit të tij dhe jep këshillat e saj për mënyrën e zbatimit.
Weber argumenton se regjimi i mëparshëm të tatimit mbi të ardhurat evidentoi disa mangësi të rëndësishme. Pragje të ndryshme për të ardhurat nga punësimi dhe për të ardhurat nga biznesi rezultuan në një strukturë konfuze tatimore, me stimuj më të fortë, që tatimpaguesit të deklaronin të ardhurat e tyre si të ardhura nga aktivitetet e biznesit.
Ky boshllëk ishte një pasojë e paqëllimshme e dallimit midis mënyrës se si tatohen të ardhurat nga punësimi dhe biznesi dhe krijoi një situatë të padrejtë për punonjësit e tjerë.
Për të adresuar këto çështje, the Weber, ligji për tatimin mbi të ardhurat u ndryshua, me ndihmën dhe mbështetjen teknike të FMN-së, për të siguruar, që profesionistët e lirë do të tatohen në një mënyrë të krahasueshme me taksapaguesit e tjerë të punësuar.
Por, ajo shton se përvoja me zbatimin e ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat nxjerr në pah sfidat, që mund të shfaqen dhe të pengojnë zbatimin e qetë dhe në kohë të masave reformuese.
Kjo nënvizon nevojën për të vazhduar përparimin me reformat e administrimit të të ardhurave, të cilat zakonisht kërkojnë një kohë të gjatë dhe koordinim të fortë ndërmjet agjencive të ndryshme zbatuese.
Shefja e FMN-së tha se ritmi i reformave të administrimit të të ardhurave duhet të përshpejtohet, veçanërisht në lidhje me një plan strategjik për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe përmirësimin e mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave për të ndihmuar në forcimin e pajtueshmërisë, veçanërisht në rastin e sektorit të turizmit dhe të individëve të pasur.
Sa të rëndësishme e vlerësoni qëndrueshmërinë fiskale dhe cili është rekomandimi juaj për ta arritur atë?
Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në vitet e fundit me përpjekjet e saj për të mbrojtur qëndrueshmërinë fiskale, e cila është thelbësore për stabilitetin makroekonomik dhe një rritje të qëndrueshme.
Politika e kujdesshme fiskale ka bërë të munduar një përmirësim të vazhdueshëm në pozicionin fiskal të qeverisë dhe po ashtu një rënie të vazhdueshme të borxhit publik në raport me PBB-në, e cila tani qëndron nën nivelet e periudhës para pandemisë.
Riaktivizimi i rregullave fiskale sipas Ligjit Organik të Buxhetit këtë vit ofron siguri të mëtejshme për angazhimin e autoriteteve për qëndrueshmërinë fiskale, qartësisht e treguar tashmë nga arritja e një suficiti primar një vit përpara afatit ligjor. Këto përmirësime janë njohur nga tregu, siç reflektohet nga renditjet e fundit të borxhit dhe përmirësimet e perspektivës nga agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit.
Goditjet ekonomike në vitet e fundit kanë nënvizuar rëndësinë e rindërtimit të rezervave të përshtatshme fiskale për të siguruar qëndrueshmëri të vazhdueshme ndaj goditjeve të ardhshme.
Të kesh hapësirë fiskale është e ngjashme me të pasurit para në bankë, mund të shfrytëzohet në kohë nevoje, duke përfshirë edhe mbështetjen e kategorive ose segmenteve të pambrojtura të popullsisë.
Përtej këtyre konsideratave, arritja e aspiratave afatgjata të Shqipërisë dhe përballja me sfidat e së ardhmes do të kërkojë adresimin e shumë çështjeve strukturore, duke përfshirë infrastrukturën, kapitalin njerëzor, qeverisjen dhe sundimin e ligjit dhe ndryshimet klimatike, të cilat nga ana tjetër kërkojnë burime të përshtatshme buxhetore.
Për këtë qëllim, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka mbrojtur prej kohësh një konsolidim fiskal afatmesëm ambicioz dhe të mbështetur nga mobilizimi i të ardhurave për të krijuar më shumë hapësirë fiskale.
Që prej përpara pandemisë, FMN-ja ka punuar me qeverinë shqiptare për formulimin e një Strategjie të shëndoshë Afatmesme të të Ardhurave (MTRS), e cila të shërbejë si një plan koheziv për reforma tatimore, që sigurojnë stabilitet, parashikueshmëri, drejtësi dhe transparencë në sistemin tatimor.
Në këtë kontekst, është thelbësore, që Strategjia Afatmesme e të Ardhurave të finalizohet dhe miratohet sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo është veçanërisht kritike në kontekstin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimit Evropian dhe pajtueshmërisë më të gjerë me standardet e BE-së.
Qeveria Shqiptare është duke finalizuar Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave afatmesme për të cilën ka marrë rekomandimet e FMN-së. Si e vlerësoni zbatimin e kësaj strategjie deri më tani? Cilat rekomandime të strategjisë fiskale kanë gjetur zbatim më të mirë dhe cilat jo?
Strategjia Afatmesme e te Ardhurave (MTRS) synon të shërbejë si një dokument strategjik i hartuar dhe për t’u zbatuar nga autoritetet shqiptare. Ne jemi të inkurajuar nga fakti, që autoritetet aktualisht po punojnë për të rinovuar Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave dhe mirëpresim miratimin e saj deri në fund të vitit.
Janë miratuar disa masa kryesore të politikave tatimore, duke përfshirë thjeshtimin e disa normave të TVSH-së dhe racionalizimin e disa përjashtimeve.
Reformimi i fundit i ligjit për tatimin mbi të ardhurat pasqyron elementë të rekomandimeve të FMN-së në kuadër të diskutimeve për Strategjinë Afatmesme të të Ardhurave.
Progres është bërë edhe në administrimin e të ardhurave. Për shembull, zbatimi i suksesshëm i fiskalizimit, ku bizneset tani raportojnë në mënyrë elektronike transaksionet në administratën tatimore, ka përmirësuar transparencën dhe mbledhjen e të ardhurave.
Ka ende hapësirë për të shkuar më tej. Siç u diskutua në raportin e stafit të konsultimit të Nenit IV të FMN-së 2023, racionalizimi i mëtejshëm i normave, përjashtimeve dhe kufijve të TVSH-së do të përmirësonte mbledhjen e të ardhurave dhe eficencën.
Gjithashtu, vijojmë të shohim merita në miratimin e masave nga drafti aktual i Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave, si heqja e normës zero të tatimit mbi të ardhurat për bizneset me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë dhe vazhdimi i përpjekjeve për të hedhur bazat për reformën e tatimit mbi pronën.
Ritmi i reformave të administrimit të të ardhurave duhet të përshpejtohet, veçanërisht në lidhje me një plan strategjik për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe përmirësimin e mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave për të ndihmuar në forcimin e pajtueshmërisë, veçanërisht në rastin e sektorit të turizmit dhe të individëve të pasur.
Ne vazhdojmë të theksojmë rëndësinë e veçantë të një koordinimi më të mirë midis agjencive qeveritare për të siguruar zbatimin në kohë dhe në mënyrë të qetë të masave të reformës. Mendojmë se këto masa mund të ndihmojnë Shqipërinë të arrijë më shpejt objektivat e saj të të ardhurave.
Thënë kjo, për të maksimizuar përfitimet nga Strategjia Afatmesme e të Ardhurave, do të jetë e rëndësishme, të dëshmohet në vazhdimësi një zotërim i dokumentit dhe angazhim i fortë për zbatimin e tij të plotë dhe në kohë.
Është thelbësore, që Strategjia Afatmesme e të Ardhurave të finalizohet dhe miratohet sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo është veçanërisht kritike në kontekstin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimit Europian dhe pajtueshmërisë më të gjerë me standardet e BE-së.
Zbatimi i regjimit të ri tatimor për profesionistët e lirë ka tërhequr shumë vëmendje dhe ka hapur shumë diskutime në Shqipëri. Cili është mendimi juaj për ndikimin e këtij ndryshimi dhe zbatimin e tij?
Përgjigja e shkurtër është, se ne mendojmë se ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat shënon një hap vendimtar në drejtimin e duhur dhe ndihmon në korrigjimin e disa dobësive të sistemit të mëparshëm.
Analiza jonë e regjimit të mëparshëm të tatimit mbi të ardhurat evidentoi disa mangësi të rëndësishme. Pragje të ndryshme për të ardhurat nga punësimi dhe për të ardhurat nga biznesi rezultuan në një strukturë konfuze tatimore, me stimuj më të fortë, që tatimpaguesit të deklaronin të ardhurat e tyre si të ardhura nga aktivitetet e biznesit.
Profesionistët, si kontabilistët, mjekët dhe avokatët e punësuar nga kompanitë, paguanin tatimin mbi të ardhurat personale sipas të njëjtave rregulla si punonjësit e tjerë të punësuar. Por nëse do të regjistroheshin si të vetëpunësuar dhe do të ofronin të njëjtat shërbime si një biznes, faturat e tyre tatimore do të ishin shumë më të ulëta dhe shpeshherë edhe zero.
Ky boshllëk ishte një pasojë e paqëllimshme e dallimit midis mënyrës se si tatohen të ardhurat nga punësimi dhe biznesi. Krijoi një situatë të padrejtë për punonjësit e tjerë, të cilët nuk mund të ndryshonin lehtësisht statusin e tyre ligjor.
Gjithashtu nuk ka nxitur aktivitetin shtesë të biznesit dhe krijimin e vendeve të punës, siç ishte synimi i trajtimit të favorshëm tatimor të të ardhurave të biznesit.
Për të adresuar këto çështje, ligji për tatimin mbi të ardhurat u ndryshua, me ndihmën dhe mbështetjen teknike të FMN-së, për të siguruar, që profesionistët e lirë do të tatohen në një mënyrë të krahasueshme me taksapaguesit e tjerë të punësuar, ndërkohë që trajtimi i favorshëm për bizneset synon më mirë firmat dhe pronarët e përfshirë në aktivitetet tregtare.
Shqipëria mund të përfitojë vetëm nga një sistem tatimor gjithëpërfshirës, i cili mbulon të gjitha grupet e taksapaguesve me rregulla të drejta dhe stimuj të duhur, për t’u siguruar që të gjithë të paguajnë një barrë të drejtë tatimore.
Përveç racionalizimit të strukturës tatimore, ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat trajton këtë mospërputhje dhe në gjykimin tonë, ndihmon në ndërtimin e një sistemi tatimor më të drejtë dhe të paanshëm.
Zgjerimi i bazës tatimore rrit më tej të ardhurat e qeverisë dhe kontributet e lidhura me sigurimet shoqërore ndihmojnë më tej në sigurimin e qëndrueshmërisë së mbrojtjes sociale, një domosdoshmëri thelbësore duke marrë parasysh sfidat demografike të Shqipërisë.
Përvoja me zbatimin e ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat nxjerr në pah sfidat, që mund të shfaqen dhe të pengojnë zbatimin e qetë dhe në kohë të masave reformuese.
Kjo nënvizon nevojën për të vazhduar përparimin me reformat e administrimit të të ardhurave, të cilat zakonisht kërkojnë një kohë të gjatë dhe koordinim të fortë ndërmjet agjencive të ndryshme zbatuese.
Përvoja me zbatimin e ligjit të ri për tatimin mbi të ardhurat nxjerr në pah sfidat, që mund të shfaqen dhe të pengojnë zbatimin e qetë dhe në kohë të masave reformuese. Kjo nënvizon nevojën për të vazhduar përparimin me reformat e administrimit të të ardhurave, të cilat zakonisht kërkojnë një kohë të gjatë dhe koordinim të fortë ndërmjet agjencive të ndryshme zbatuese.
Foto ilustruese TIRANË- Bashkitë e Rajonit Verior të vendit janë më të varfra krahasuar me Jugun dhe Qendrën, por në...
Foto ilustruese TIRANË- Të paktën 1/3 e popullatës në vend jeton në kushte të veshtira teksa skemat e mbështetjes s...
Moti TIRANË- Ditën e Martë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrues...
Drejtori i Policisë Shkodër TIRANË- Mbrëmjen e sotme, në emisionin “Opinion” në TV Klan u trajtua tragjedia e r&e...
Balla TIRANË- Ministri i Brendshën, Taulant Balla ka folur në lidhje me ngjarjen tragjike të regjistruar në Shkodër ku në...
Irena Gjoka GREQI- Gazeta greke, ProtoThema ka botuar dy ditë më parë një artikull të detajuar në lidhje me gjyqtaren Irena G...
çifti shqiptar LONDËR- Në çift shqiptar janë dënur me burg pasi pranuan se kishin furnizuar me kokainë në ...
Foto ilustruese LEVAN- Një makinë është përfshirë nga flakët në ecje pasditen e sotme në autostradën Leva...
pamje nga vendngjarja BRUKSEL- Agustin Kaza i cilit iu bë atentat më 28 prill ka ndërruar jetë në një Spital në Bel...
Erdgys Arrazi SHKODËR- Në ujërat e lumit Buna vijojnë ende kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe djalit t&...