AKTUALITET

Zarfi anonim/ Drejtorët e Bashkisë që bënë “rrush e kumbulla” paratë e qytetarëve tensionohen në gjyq. Këlliçi tregon si zbuloi skemën e korrupsionit

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Shtator 2025, 17:21
Zarfi anonim/ Drejtorët e Bashkisë që bënë “rrush

Seanca gjyqësore të enjten ndaj dy ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Redi Molla e Mariglen Qato të akuzuar për krijimin e skemës korruptive me kompaninë 5D Konstruksion u zhvillua mes tensioneve si pasojë e një serie pyetjesh të avokatëve të të pandehurve në drejtim të Belind Këlliçit, që sipas trupit gjykues nuk kishin lidhje me objektin e çështjes.

Në seancë u paraqitën 5 dëshmitarë të thirrur nga prokurori Klodian Braho, mes të cilëve edhe deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.

Këlliçi shpjegoi në funksion të pyetjeve se kishte marrë informacion për aferën 5D përmes shënimeve të gjendura brenda një zarfi anonim të lënë në sekretarinë e Partisë Demokratike, kur ai po zhvillonte fushatën elektorale në cilësinë e kandidatit për kryetar të Bashkisë së Tiranës në vitin 2023. Këlliçi tha se nuk e dinte kush e kishte lënë zarfin që ishte adresuar në emër të tij.

Ai shtoi se pasi kishte verifikuar të dhënat nga burime të hapura dhe në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kishte krijuar bindjen se bëhej fjalë për një skemë korruptive që duhej të bëhej publike dhe kështu kishte bërë. Këlliçi deklaroi se më vonë kishte hartuar kallëzimin penal dhe e kiste depozituar në SPAK.

Përfaqësuesi ligjor i Mariglen Qatos, avokati Ardian Leka dhe ai i të pandehurit, Redi Molla, avokati Denion Bogdani kërkuan nga Këlliçi që të tregonte emrin që kishte dhënë informacionin. Po ashtu, Këlliçi u pyet nëse e kishte fituar garën për Bashkinë e Tiranës pas denoncimeve dhe pyetje të tjera, që gjykata i vlerësoi si jashtë objektit të çështjes. Gjykata u tërhoqi disa herë vëmendjen avokatëve dhe i kërkoi dëshmitarit Këlliçi të mos përgjigjet për disa prej pyetjeve.

Edhe prokurori Klodian Braho vërejti se avokatët nuk mund t’i kërkojnë dëshmitarit se ku ka gjetur informacionin. Braho solli në vëmendje se Prokuroria ka ardhur në gjykatë me prova të reja që janë administruar gjatë procesit penal.

Këlliçi tha se nuk intimidohej dhe se kishte ardhur për të dëshmuar. Kryesuesja e trupit gjykues, gjyqtarja Flora Hajredinaj u tërhoqi vëmendje në mënyrë të përsëritur avokatëve Ardian Leka, Denion Bogdani dhe Henrik Ligori, duke u bërë me dije se sjellja e tyre ishte fyerje e autoritetit të gjykatës.

Avokati Ligori nuk vijoji me pyetje pas tërheqjes së vëmendjes, ndërkohë që gjykata penalizoi me 20 mijë lekë gjobë avokatin Denion Bogdani, i cili vijoi t’i drejtonte Këlliçit pyetje që u çmuan prej trupit gjykues se nuk kanë lidhje me procesin. Kryesuesja Hajredinaj i tha Bogdanit se nësi ai do vijonte me këtë sjellje, do të nxirrej jashtë sallës.

Tensioni u përcoll edhe tek të pranishmit në seancë mes familjarëve të të pandehurve, ku punonjësi i gjykatës u detyrua të nxjerrë jashtë sallës së gjyqit një burrë trupmadh për shkak të mosrespektimit të rregullave të qëndrimit në sallë.

Gjykata listoi dëshmitarët e tjerë që duhet të pyeten, shumica e të cilëve nuk ishin njoftuar nga posta, me argumentin se adresat nuk ishin të plota ose nuk ekzistonin. Si dëshmitar është thirrur edhe ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, për të cilin posta kishte njoftuar se adresa nuk ishte e plotë.

Në një komunikim me policinë gjyqësore, Mazniku kishte shpjeguar se e kishte marrë thirrjen mëngjesin e së enjtes dhe nuk mund të paraqitej për shkak të një angazhimi tjetër të parashikuar. Gjykata ripërsëriti njoftimet e dëshmitarëve dhe shtyu seancën për më datë 2 tetor, në orën 09:00.

Çështja penale në ngarkim të Redi Mollës, Mariglen Qatos dhe pesë të pandehurve të tjerë është regjistruar për veprat penale të korrupsionit aktiv e pasiv, mosdeklarime, deklarime të rreme apo fshehje të pasurive, shkelje të barazisë në tendera dhe pastrim parash. Gjykata vendosi që gjykimi tyre të zhvillohet me procedurë të zakonshme. Ndërkohë, u veçuan hetimet për të tjera afera korruptive që dyshohet se janë kryer nga funksionarët e Bashkisë Tiranë. /Birn/

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë