Mbetjet e Krujës në flakë/ Bashkia e Artur Bushit nuk paguan gjobën 42.5 milionë lekë, sfidon vendimin e gjykatës
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për aferë korruptive lidhur me TEC-et lundr...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve të tyre kryesorë tregtarë, duke argumentuar se këto ven...
Një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri është vënë nën he...
Kryeministri Edi Rama duke u ndalur te ligji për zonat e mbrojtura, deklaroi se çdo nismë është bërë me miratimin e BE, p...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se mes protestuesve të muajve të fundit kanë pasur edhe anëtarë, mbështetës dhe votues t&e...
Ministria e Shëndetësisë ka marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me personat transgjinorë, të cilët do të marrin për herë të parë terapi hormonale në shërbimin publik shëndetësor në vend.
Ministria ka përcaktuar kriteret mjekësore, procedurat klinike dhe monitorimin për terapinë hormonale, e cila do të ofrohet dhe mbulohet nga fondet publike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Sipas këtij udhëzimi, trajtimi parashikohet si për të rriturit, ashtu edhe për adoleshentët nga mosha 16 vjeç, kur vlerësohet nga mjekët dhe ka miratimin e familjes.
Për shkak të mungesës së njohjes ligjore dhe kujdesit të duhur shëndetësor, deri më tani kanë qenë të shumtë shqiptarët transgjinorë të cilët janë detyruar të marrin terapi hormonale jashtë vendit ose, në disa raste, në farmaci vendase në mënyrë informale, duke rritur ndjeshëm kostot dhe rrezikun shëndetësor për shkak të mungesës së monitorimit nga mjeku specialist.
Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë, i miratuar më 28 prill dhe i firmosur nga zv.ministrja Eugena Tomnini, synon t’i japë zgjidhje kësaj situate, duke u mundësuar tashmë të gjithë personave që duan të ndryshojnë trupin përmes hormoneve që t’i përshtaten identitetit të tyre gjinor.
Në vendim theksohet se trajtimi do të jetë i aksesueshëm për burrat transgjinorë që kalojnë nga vajzë në burrë përmes hormonit të testosteronit, si dhe për gratë transgjinore që kalojnë nga burrë në grua përmes estrogjenit dhe antiandrogjenëve.
Po ashtu, është përcaktuar edhe mosha kur mund të kryhet terapia, e cila mund të nisë nga mosha 16 vjeç, ndërsa në raste të veçanta dhe vetëm me vlerësim të specializuar, mund të konsiderohet edhe nga mosha 14 vjeç.
“Koha varet nga pjekuria njohëse e adoleshentit dhe aftësia e tij për të kuptuar dhe pranuar efektet potencialisht të pakthyeshme të trajtimit. Vlerësimi i kësaj është kompleks dhe kërkon bashkëpunimin e plotë të adoleshentit, familjes së tij dhe ekipit të trajtimit. Duhet gjithashtu të merren parasysh ndikimet e mundshme të trajtimit në shëndetin dhe funksionimin social të fëmijës”, thuhet në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, publikuar nga Report Tv.
Ky vendim është kërkuar prej vitesh nga komuniteti LGBTQI+, i cili, në pamundësi për të kryer tranzicionin në Shqipëri, u është drejtuar vendeve fqinje, kryesisht klinikave private në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa kostot e një operacioni për transformimin gjinor arrijnë deri në 15 mijë euro.
AMP ka nisur hetimet për komisariatin nr.2, pas vdeksjes së 25-vjeçares Xhuana Nikollaj. Kjo pasi dyshohet se komisariati n...
Gjykata e Sarandës ka ndryshuar masat e sigurisë për dy punonjës të Policisë së Shtetit, duke i kaluar nga “arrest me b...
Një 48-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga karabinierët italianë në zonën e Villorbës, në ...
Në aksin rrugor “Fier–Darëzezë”, shtetasi Gledis Çala, 37 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur k...
Edlira Gjidede, këshilltarja e Partisë Demokratike në Sarandë, së cilës më 28 mars 2025 iu hoq mandati me argumentin se punon...
Prej muajsh, segmenti rrugor Elbasan–Librazhd është kthyer në një makth të përditshëm për mijëra qytetarë...
Pas miratimit të raportit IBAR, Holanda, një prej vendeve kryesorë të Bashkimit Europian, paralajmëron Shqipërinë së pro...
Zbardhet dëshmia e dy biznesmenëve nga Lezhë, Paulin Nikolli dhe Luigj Frangaj, të cilët kanë takuar në Shqipëri priftin...
Pesë persona mes tyre dy shqiptarë janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi tentuan të transportonin shtatë persona...
Ndërsa SHBA, Brazili dhe Kina konsiderohen sot superfuqitë që “ushqejnë botën”, Shqipëria mbështetet kryesisht ...