AKTUALITET

Zbulohet mashtrimi! Merr 7 milionë lekë për rindërtimin e shtëpisë, por nuk bën asgjë. Paratë me deklaratë noteriale, pa firmë e vulë noteri

r.ll Përditësimi i fundit 1 Maj 2024, 21:23
Zbulohet mashtrimi! Merr 7 milionë lekë për rindërtimin e
foto ilustruese

LEZHË- Emisioni Fiks Fare solli rastin e një familje nga Lezha të mashtruar nga një firmë ndërtimi me sipërmarrës Ermir Lesaj. Madalena Luca tregon se inxhinieri, njëkohësisht sipërmarrësi i një firme ndërtimi i ka mashtruar. Ajo thotë  se shtëpia e saj e prishur nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019 është financuar për rindërtim nga grantet e rindërtimit, dhe kështu në bazë të një kontrate të nënshkruar që në mars të vitit 2021 me Bashkinë Lezhë, ajo do përfitonte rreth 26 milionë lekë të vjetra, nga të cilat ka marrë 15 milion.

Madalena tregon se që të niste rindërtimin duhet të gjente një firmë ndërtimi, kështu u lidh me firmën ALBSTART 2009 shpk, me sipërmarrës z.Ermir Lesaj. Ky i fundit i ka marrë kësaj familje 6 milion e 700 mijë lekë prej më shumë se dy vitesh dhe nuk ka kryer asnjë punim. Por edhe pse nuk ka vënë sikur një tull, sot nuk i kthen paratë. Madje këto para i ka marrë me një deklaratë e cila është marrë në një zyrë noterie, por nuk ka as firmën as vulën e noterit. Pra deklaratë noteriale nul.

Znj.Luca thotë se e ka telefonuar disa herë Ermirin, por ai nuk i përgjigjet ose kur i përgjigjet thotë do t’i kthej paratë ndërkohë nuk ja kthen, por e mashtron. Fiksi solli fakte që z.Lesaj nuk i përgjigjet familjes që i mori paratë ndaj këta të fundit shkuan dhe e kërkuan në fshatin e tij, në Zejmen.

Babai i inxhinierit i dha të drejtë qytetares madje premtoi se do t’i ktheheshin paratë.  Kështu më në fund u bë i mundur edhe takimi me Ermirin, ky i fundit si fillim u ankua për zgjatjen e procedurave në dhënien e lejes, por më vonë pranoi gabimin e tij.

Ndërkohë që Ermiri ankohej për zgjatjen e procedurave nga bashkia. Ndërkohë nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Elson Frroku në një takim me qytetaren dhe inxhinierin, thotë se për të ka patur dhe ankesa të tjera, madje edhe e kanë telefonuar, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Fiksi solli edhe ballafaqimin e qytetares me noteren se përse aty u dha një deklaratë pa firmën e saj. Por noterja fajësoi asistentin duke i thënë përse printove këtu një dokument të tillë, ne nuk japim atë lloj shërbimi. Gazetarët e Fiksit kërkuan takim me inxhinierin i cili në fillim nuk donte t’i takonte, por më vonë pranoi. Takimi u bë në një rrugë të qytetit pasi firma nuk kishte zyra fikse. Madje inxhinieri shkoi në takim pasi ritakoi qytetaren dhe i kërkoi që gazetarëve t’ju thoshte që i kanë sheshuar gjërat. Në përballjen me gazetarët z.Leskaj premtoi se do kthente paratë, gjithashtu pranoi se deklaratën e ka kërkuar ai në atë lloj mënyre pa firmë e vulë./Top Channel

lezhe ermir lesaj madalena luca

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë