AKTUALITET

Zbulohet skema që “eliminon garën” gjatë transferimeve paralele të prokurorëve

M.B. Përditësimi i fundit 23 Maj 2025, 20:43

Zbulohet skema që “eliminon garën” gjatë

TIRANA- Shqyrtimi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP të premten më 23 maj i projekt-akteve për renditjen e prokurorëve në garë për disa pozicione vakante në prokuroritë e Tiranës dhe Durrësit, ngjalli diskutime mes anëtarëve të këtij këshilli, ku u ngritën pretendime për mungesë të garës konkurruese mes magjistratëve, të shkaktuar nga procedura e ndjekur deri tanimë, e cila u jep mundësinë kandidatëve të shprehin preferenca për vakancat.

Kryetari i Komisionit të Zhvillimit të Karrierës pranë KLP-së, anëtari magjistrat Sokol Stojani, paraqiti të dhënat për prokurorët që kanë kandiduar për secilin prej pozicioneve në këto dy prokurori. Ai vërejti se prokurorë të caktuar kanë shpallur preferenca për një prej pozicioneve. Nga sa relatoi Stojani, në shumicën e rasteve disa prej prokurorëve e kanë tërhequr kandidaturën, duke bërë që në garë të mbetet vetëm një prej tyre. Ata që mbetën në garë u shpallën fitues dhe u transferuan në vendet vakante përmes lëvizjes paralele në prokuroritë e Tiranës dhe Durrësit.

Dhe në ato raste, kur pavarësisht tërheqjes nga kandidimi të një pjese të kandidatëve, në garë mbeteshin dy ose tre prokurorë, rezultoi se në fund vetëm njëri ishte pretendent real për vakancën, pasi të tjerët tashmë ishin emëruar, duke qenë se kishin aplikuar për më shumë se një vend.

Anëtari jo magjistrat i KLP-së, Erion Fejzulla e cilësoi në intepretim të gabuar të legjislacionit dhe rregullores kryerjen e kësaj procedurës nga ana e këshillit për transferimet nëpërmjet lëvizjeve paralele, duke vërejtur se nuk mund të ketë vende preferenciale brenda një zyre prokurorie. Sipas tij, mund të ketë preferenca nga ana e prokurorëve për vende në zyra të ndryshme të prokurorive, për të zgjedhur një midis dy apo më shumë prokurorive, por jo për të patur preferencë për vende të të njëjtës zyrë.

Ai nënvizoi se kjo procedurë që ndiqet ka eleminuar garën dhe se i ka katandisur prokurorët që ta zgjidhin mes njëri-tjetrit se kush do të shkojë në një prej vakancave dhe se në këto kushte, KLP mbetet thjesht një noter. “Nuk duhet t’i çojmë prokurorët për të shprehur preferenca për një karrige në kat të parë apo në kat të dytë të të njëjtës zyrë prokurorie”, tha Fejzulla.

Anëtari prokuror, Zeqir Hodo e cilësoi të drejtë konstatimin e bërë nga Fejzulla, duke vërejtur se me këtë procedurë humbet gara pasi ndikohet nga aspekti teknik. Sipas Hodos, transferimet paralele në vendet vakante duhet të kryhen mbi bazën e meritës dhe jo përmes teknikalitetit. Ai theksoi se duhet të diskutojnë se çfarë mund të bëjnë që garat të bazohen në parimin e meritokracisë.

Dhe anëtari prokuror, Vatë Staka deklaroi se me këtë procedurë, komisioni mbingarkohet me punë të panevojshme. “Duhet të bëhen 100 procedura për 10 vende vakante”, deklaroi ai duke nënvizuar se mund të bëhej vetëm një procedurë nëse nuk do të kishte shfaqe preferenciale për vendet vakante brenda një prokurorie.

Po ashtu, u konstatua se kjo procedurë sillte zvarritje në kryerjen e transferimeve paralele.

Anëtari jomagjistrat Erind Mërkuri pohoi se kështu është shkruar ligji dhe se ka dhe praktikë të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë për këtë çështje që imponon këtë procedurë. Ai u shpreh se këshilli mund të propozojë ndryshim ligjor lidhur me këtë rrethanë, ku për gjyqtarët të ketë përcaktim të ndryshëm nga prokurorët.

Kryetari i komisionit, Sokol Stojani tha se duket se kur është bërë ligji është menduar gjykata dhe në këtë rast bënë sens, pasi gjykata ka dhoma penale e civile dhe gjyqtarët kandidatë për vendet vakante mund të shprehin preferencat për pozicionet në të cilat kanë eksperiencë. “Ligji gabimisht na ka futur në të njëjtin thes”, tha Stojani dhe e cilësoi të drejtë sugjerimin e Mërkurit për të propozuar ndryshime ligjore.

Por, sipas tij, nëse do i bënte vetë këshilli ndryshimet e procedurës, në këtë moment do të sillte konfuzion të madh.

Megjithatë, Fejzulla këmbënguli duke e cilësuar ligjin të qartë dhe tha se nëse e lexonin drejtë atë, nuk kishin përse të ndikoheshin nga praktika e Gjykatës së Lartë. “Ne mund të themi për preferencë për zyrat, në Tiranë, Durrës apo diku tjetër dhe jo brenda një zyre”, ritheksoi ai dhe nënvizoi se thirrja e tij ishte për reflektim të këshillit dhe jo për të hapur debat.

Në vijim, Hodo ngriti shqetësime dhe për caktimet e përkohshme të drejtuesve të prokurorive. Sipas tij, në Prokurorinë e Beratit prej 5 vitesh vijohet me caktim të përkohshëm të drejtuesit dhe propozoi delegimin, si zgjidhje më të mirë dhe ligjore për këtë situatë.

Stojani tha se nëse do të caktonin dikë pa pëlqimin e tij, do të ishte më keq, pasi do të shfaqte performancë të dobët si drejtues. Sipas Stojanit, është ndryshe kur e cakton prokurorin për hetimin e një çështje, pasi e përcakton ligji. “Transferimi i drejtuesit pa pëlqim ëshë mjeti për ta shkatërruar një zyrë”, tha Stojani dhe konstatoi se magjistratët janë pragmatistë.

Por anëtari Erion Fejzulla u përgjigj se nuk mendonte se “zyrat e prokurorive janë atraksione turistike”. Sipas tij, nuk duhet që caktimi i përkohëshëm të tejkalojë atë të përhershëm. Fejzullah nënvizoi se një drejtues që vijon prej 5 vitesh me caktime të përkohshme kishte arritur të konsumonte afro dy mandate drejtuesi të përhershëm./ BIRN

klp

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë