AKTUALITET

Zef Preçi: Rrugët nuk po i shemb shiu, por mungesa e supervizionit dhe përgjegjësisë

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2026, 19:25
Zef Preçi: Rrugët nuk po i shemb shiu, por mungesa e supervizionit

Në studion e emisionit ‘Task-Forcë’ në Syri TV, eksperti i ekonomisë Zef Preçi bëri një analizë të situatës së krijuar më rrugët në vend.

Sipas tij, reshjet nuk kanë qenë as apokaliptike dhe as të pazakonta, statistikat meteorologjike ndër dekada tregojnë cikle normale me vite të thata dhe vite të lagështa. Problemi, sipas Preçit nuk qëndron tek moti.

Çështja thelbësore theksoi eksperti, lidhet me mënyrën si projektohen, zbatohen dhe mbikëqyren investimet rrugore. Nga rrugët nacionale nën administrimin e Autoriteti Rrugor Shqiptar, deri tek rrugët rurale në varësi të pushtetit vendor, sipas Preçit, hallka më e dobët mbetet supervizioni, kolaudimi dhe marrja në dorëzim e veprave.

Zef Preçi: Ndoshta ja vlen që ta shohim me me gjakftohtësinë e një të huaji. Pra të supozojmë për një moment që një i huaj vjen në Shqipëri për herë të parë edhe mëson çfarë po diskutojmë sot. Së pari do të thoshte, shërbimi hidrometeorologjik ka njoftuar për ndonjë situatë apokaliptike? Ka ndodhur ndonjë gjë që s'ka ndodhur kurrë me reshjet? Nuk ka ndodhur. Janë krejt normale, në pikëpamje të shpërndarjes vjetore. Mund të jenë pak më intensive në periudha të caktuara kohe, por gjithsesi është krejt normale.

Do të ishte mirë të kishim tre muaj shi, po duhet të jemi, duhet të jemi realist sepse statistikat i kemi që nga viti 1938. Statistikat e meteorologjisë edhe nuk flasin, çdo katër vjet vite normale apo vite të thata kemi një vit të lagësht dhe janë të gjitha mundësitë për t'u projektuar, të paktën sa i përket hidroenergjetikës, për të marrë vesh se çfarë ndodh edhe çfarë prognozash ka moti. Vijmë tek mënyra se si operohet me komunikacionin. Ne kemi dy kategori rrugësh: rrugë nacionale, që administrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, Autoriteti Rrugor Shqiptar, dhe kemi rrugë të tjera që janë rrugë rurale apo rrugë e kategorisë së dytë që i ka qytetet dhe njësitë e qeverisjes vendore.

Tani, sa i takon grupit të parë, shumica e atyre ecet me projekte. Shumica e projekteve bëhen me Google Map, pa i vizituar fare. Shumica, shumica e projekteve janë të ndërtuara nga kompanitë që i zbatojnë ose me persona të përfshirë pra prej tyre, do të thotë janë në kushtet e konfliktit të interesit. Dhe hallka më e dobët në tërë këtë proces nuk është kosto, t'i venë aq sa duan. Shteti është dorëlëshuar dhe deri në dyfishin e kohës për ta përfunduar dhe dyfishin e kostos për ta përfunduar. Pra është krejt dorëlëshuar me to. Dhe ndahen midis kompanive, bëhet ndarjet me lote e me radhë, janë thjesht një ndarje tregu dhe përgjimet që kanë dalë për zonjën Balluku e me radhë, provojnë që ka një mekanizëm shpërndarje që ka shumë përfitues dhe në fund fare kompanitë që e zbatojnë, ndoshta nuk arrijnë as t'i mbulojnë në kohë jo, po edhe mezi mbulojnë kostot e veta. Kur vjen puna te kompanitë që i zbatojnë.

Pastaj kur flasim për supervizionin, në shumicën e rasteve supervizorët i pajtojnë të jashtëm, por që gjithsesi në kushtet e konfliktit të interesit. Sigurisht që fajin e ka parajsa, ka qenë filmi, fajin e ka parajsa tatimore, doganore, e fondeve buxhetore për hir të vërtetës. Por mungon përgjegjësia njerëzore sa i takon mbikëqyrjes, sa i takon mirëmbajtjes, sa i takon kolaudimit e marrjes në dorëzim. Askush nuk mund t'u thotë shqiptarëve sot se nga këto rrugët e shembura, cilat nga ato janë marrë në dorëzim e cilat nga ato s'janë marrë në dorëzim. E njëjta gjë për veprat e artit brenda tyre. Nga ato çfarë është shkruar dhe folur këto ditë, vetëm për një pjesë tuneli, një tunel tek Qafë Thanë, Qafë Pllocë, një tunel konsiderohet që thuhet, nuk e di sa e vërtetë është, që është marrë në dorëzim dhe është i cilësisë së mirë. Pra asnjë nga tunelet e tjera, që nga tuneli i Llogarasë e deri tek tunelet në Rrugën e Arbrit... Pra me këtë do të them që hallka më e dobët mbetet supervizioni në zbatim, dhe kolaudimi apo marrja në dorëzim.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?