
Në një deklaratë për mediat, deputetja Ina Zhupa u shpreh se situata e arsimit në Sarandë është kthyer në një simbol të keqmenaxhimit dhe të shpërfilljes së interesit publik.
Ajo theksoi se kjo çështje nuk është thjesht një problem lokal, por një pasqyrë e qartë e mënyrës se si pushteti trajton të ardhmen e fëmijëve dhe nevojat thelbësore të komunitetit.
Qëllimi i deklaratës, nënvizoi Zhupa, është të denoncojë hapur vendimmarrjet klienteliste që pengojnë hapjen e shkollës së re “Eco Kampus” dhe vazhdojnë t’u imponojnë nxënësve e prindërve të Sarandës mësimin me dy turne një praktikë e papranueshme për vitin 2025.
Deputetja kërkon transparencë, përgjegjësi dhe zgjidhje të menjëhershme, duke e bërë të qartë se interesi publik duhet të jetë mbi çdo interes privat apo oligarkik.
Deklarata
Jemi në vitin 2025 dhe ende qytete si Saranda vuajnë nga mësimi me 2 turne.
2 shkolla 9 vjeçare të Sarandës, ofrojnë mësim për nxënësit e Sarandës nga ora 1 e drekës deri në oren 6 pasdite për turnin e dytë, duke e bërë të pamundur jetën normale të prindërve që duhet të shoqërojnë nxënësit në këto orare të papërshtatshme por dhe duke ofruar një mësim jo cilësor.
Këto shkolla, në fakt janë shkolla të amortizuara, janë shkolla që nuk ofrojnë laboratore, janë shkolla që nuk kanë cilësi në mësimdhënie dhe në mjete didaktike.
Pavarësisht se u harxhuan 348 milion lekë nga taksat e qytetarëve shqiptar për të ndërtuar një shkollë të re me emrin “Eco Kampus” në Sarandë, kjo nuk u vu për 8 vite në funksion.
Dhe më një vendimarrje të pushtetit lokal, të Bashkisë Sarandë, ata vendosen që këtë godinë të ndërtuar me taksat e qytetarëve për t’u shndërruar në një shkollë ta shëndrronin dhe ta jepnin në një tokë për oligarkët dhe klientët e pushtetit, për ta kthyer në hotele e në resorte turistike.
Kjo është e papranushme, është kundra interesit publik dhe i lë nxënësit dhe prindërit e Sarandës në një gjëndje të mjerueshme.
Unë i bëj thirrje sot nga Saranda, të tërhiqen nga kjo vendimarrje kundra interesit publik.
Nga kjo vendimarrje e cila nuk i bënë nder qytetit të Sarandës dhe t`i japin mundësinë nxënësve të Sarandës që të bëjnë mësim në shkollen e re, duke e hapur atë shkolle. Duke vënë mjetet e duhura asaj shkolle dhe secili nga prindërit të jetë më i qetë kur i çon fëmijët për të studiuar me 1 turn në qytetin e Sarandës.
Ndaj është detyra e gjithëve për të ngritur zërin për këtë realitet, që është realitet i veçantë në gjithë Europën por që e vuan edhe qyteti i Sarandës.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
16 Nëntor10:31
Informatorët e Gilmado Danit pjesë e policisë? Ish-polici: “Armikun” kërkoje një herë brenda çatisë tënde
Atentatorët që ekzekutuan Gilmando Danin dhe Mustafa Sheqerin në rrethrrotullimin e Rinasit të martën, me shumë mundësi kan...
AKTUALITET
16 Nëntor10:25
Ishte shpallur në kërkim nga vendi i tij/ Arrestohet në Laprakë 30-vjeçari finlandez
Një shtetas finlandez i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në zonën e Laprakës, në Tiran&e...
AKTUALITET
16 Nëntor09:52
Qëlluan me armë zjarri drejt automjetit në Shkodër/ Zbardhet dinamika, përfundojnë në pranga dy autorët e ngjarjes
Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe arrestuar autorët e ngjarjes së mbrëmshme që qëlluan me armë zjarri dhe goditën...
AKTUALITET
16 Nëntor09:38
Vrau djalin pas konfliktit banal/ Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 74-vjeçarin
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi ...
AKTUALITET
16 Nëntor09:30
Greqi/ Aksident në punë, humbet jetën 45-vjeçari shqiptar
Një punëtor në Mytilene vdiq tragjikisht mëngjesin e të shtunës pasi u rrëzua nga ndërsa ku punonte në një s...
AKTUALITET
16 Nëntor09:11
Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët
Buxheti i vitit 2026 synon të rrisë të ardhurat me rreth 530 milionë euro pa vendosur taksa të reja, duke u mbështetur në r...
AKTUALITET
16 Nëntor08:09
Këmbimi valutor/ Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82.6 lekë, në shitje me 83.6 lekë.
Euro do të blihet me 96...
AKTUALITET
16 Nëntor07:19
Parashikimi i motit për ditën e sotme
Moti parashikohet me vranësira të pakta deri mesatare kryesisht në pjesën e parë të ditës, më pas mot i kthjellët...
AKTUALITET
15 Nëntor21:53
EMRI/ Policia e Shkodrës jep detaje për të shtënat me armë zjarri. Kush është 42-vjeçari që përfundoi në spital me plagë në kokë
Policia e Shkodrës dha detaje për ngjarjen e rëndë në Koplik ku u regjistruan të shtëna me armë zjarri.
Në komunik...
AKTUALITET
15 Nëntor21:46
U nisën për të kapur gafil Aldo Avdylin, por RENEA u përball në derë me ministrin e Ramës: Skam bërë gjë, sot mora detyrën. Kush është ai
Nga Elton Qyno
Një ndër operacionet më spektakolare të kryera nga Policia e Durrës dhe ajo e Tiranës, çoi në arr...