AKTUALITET

Zhurmat në Tiranë tejkalojnë normat ligjore, bashkia nuk ka matës ndaj nuk kontrollon tejkalimin e nivelit kufi

n.f Përditësimi i fundit 3 Gusht 2024, 14:20
Zhurmat në Tiranë tejkalojnë normat ligjore, bashkia nuk ka
Veliaj

TIRANË- Çdokush që jeton në Tiranë e di mjaft mirë se zhurmat janë një nga problemet më të mëdha të këtij qyteti të mbipopulluar. Censi 2023 i INSTAT vërtetoi se 1/3-ta e banorëve të Shqipërisë jetojnë në Tiranë. Ky mbipopullim, i ndërthurur me mungesën e seriozitetit në marrjen e masave për uljen e ndotjes akustike, ka sjellë rezultatin e sotëm ku sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit në Tiranë tejkalohet kufiri i zhurmave në të gjithë qytetin, si ditën ashtu edhe natën.

“Cilido qytetar që ndihet i kërcënuar nga kjo lloj dhune, pra zhurmat, do duhet të gjejë shpëtimin tek çdo uniformë” – Erion Veliaj, degjesa per planin per zhurmat, Dhjetor 2021

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj në fund të vitin 2021 mbajti një dëgjesë për një plan për uljen e zhurmave në kryeqytet, ku i ftoi qytetarët që t’i drejtoheshin policisë Bashkiake për ndihmë në rast se ndihen të kërcënuar nga zhurmat, që me të drejtë i quante si dhunë.

Rreth dy vite e gjysmë pas kësaj deklarate dhe këtij plani të kryebashkiakut për t’i dhënë fund ndotjes akustike, Tirana dhe qytetarët e saj vijojnë të dhunohen çdo ditë nga zhurma të formave të ndryshme, një pjesë e mirë e të cilave krijohen pikërisht nga ndërtesat në process ndërtimi.

Kjo pranohet edhe nga vetë Bashkia Tiranë. Në përgjigje të kërkesës për informacion dërguar nga Faktoje, Bashkia na informon se gjatë 5 muajve (Janar – Maj 2024) pranë policisë Bashkiake kanë shkuar rreth 110 ankesa në lidhje me ndotjen akustike, që vijnë kryesisht për shkak të zhurmave nga lokalet apo baret, lavazhet e automjeteve, pompat e ujit në ambiente të pallateve, banorë që kryejnë punime në banesat e tyre, furrat e bukës, kantieret e ndërtimit etj.

Ajo që është shqetësuese në këtë përgjigje është se nw fakt, ankesat e qytetarëve dhe aq më tepër pretendimet e kryebashkiakut për t’iu drejtuar atyre për t’u mbrojtur nga zhurmat janë të pakuptimta, kjo sepse Bashkia ende nuk ka aparatura apo burime njerëzore, që mund ta bëjnë matjen e zhurmave në kryeqytet.

“Bashkia e Tiranës nuk mund të përcaktojë nivelin e zhurmave pasi ende nuk disponon aparatura apo burime njerëzore të specializuara apo trajnuara në verifikimin dhe kontrollin mbi nivelin kufi të zhurmës së lejuar […] dhe për rrjedhojë nuk mund të përcaktojë vlerat kufi të zhurmës së lejuar. – shkruan Bashkia e Tiranës.

Në fakt, për vlerat kufi të zhurmës së lejuar mund t’i referohemi udhëzimit të vitit 2023 ku përcaktohen qartësisht  vlerat sipas standardit të vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Këto vlera kufi madje pasqyrohen edhe në planin për zhurmat të miratuar nga vetë Bashkia Tiranë për vitet 2022-2027.


Udhëzimi i Ministrisë së Brendshme, asaj të Shëndetësisë dhe Ministrisë së Turizmit e Mjedisit thotë se është detyrë e Policisë Bashkiake të kryejë matjen e nivelit të zhurmës së gjeneruar nga veprimtaritë ekonomike apo sociale dhe, të vendosë gjoba në rast se shkelen nivelet kufi të zhurmës.

Njëkohësisht udhëzimi i kërkon Bashkisë Tiranë të masë nivelin e zhurmave bazuar në ankesën e paraqitur nga qytetarët, institucionet publike dhe private apo çdo subjekt tjetër i interesuar.

Faksimile e udhezimit te tre ministrive per zhurmat, viti 2023
Por Bashkia e pranon për Faktoje ajo vijon të mos e përmbushë këtë detyrim ligjor të saj.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit është një tjetër institucion i ngarkuar me detyrën për të matuar zhurmat në stacione të caktuara të vendit çdo vit. Faktoje iu drejtua kësaj agjencie për të kërkuar informacion mbi situatën në të cilën gjendet kryeqytetit lidhur me ndotjen akustike. Sipas AKM-së, matja në 15 vendndodhje të ndryshme të kryeqytetit tregon se në Tiranë ka një tejkalim të normës së zhurmave gjatë ditës dhe gjatë natës, në të gjitha stacionet e monitoruara.


Në vitin 2022, që janë dhe rezultatet e fundit zyrtare të publikuara nga AKM, tejkalimin më të lartë të normës ditën për vitin 2022 e ka pika e monitorimit “21 Dhjetori”me 25.45% dhe “Lapraka” me 25.47%. Tejkalimi më i lartë i normës gjatë natës vërehet tek pika e monitorimit “Ish Banka Amerikane” në Bllok pranë sheshit Willson me 30.51%.


Nisur nga këto të dhëna publike dhe informacione zyrtare të marra nga institucionet shtetërore, premtimin e Bashkisë Tiranë për menaxhimin dhe trajtimin e problematikës së ndotjes akustike nga Policia Bashkiake e konsiderojmë të pambajtur./ Faktoje 

tirane bashkia norma ligjore zhurma

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë