Atletico Madrid pret Bayern Munich në Champions, bavarezët me disa mungesa të rëndësishme

Atletico Madrid dhe Bayern Munich dhurojnë një tjetër sfidë të madhe në xhiron e katërt të fazës së ligës në Champions.
Të gjithë prozhektorët drejtohen nga stadiumi “Metropolitano” I kryeqytetit spanjoll, ku dy skuadrat kërkojnë të kthehen te fitorja në turneun më të rëndësishëm të futbollit europian për klube.
Atletico dhe Bayern vijnë në këtë përballje direkte pas barazimeve të shënuara në ndeshjet e fundit dhe të dy renditen për momentin në zonën e play off të klasifikimit të përgjithshëm, gjermanët me 5 pikë dhe spanjollët me katër.
Mbi këto të dhëna gjithçka duket në ekuilibër të plotë, megjithëse në parashikime kampionët bavarezë kanë një epërsi të lehtë.
Bayern Munich udhëtoi drejt Madridit pa trajnerin Vincent Kompany, që do të mungojë sërish në pankinë, ashtu si në ndeshjet e fundit për shkak të një problem shëndetësor.
Por bavarezët duhet t’I bëjnë llogaritë edhe me mungesa të rëndësishme në radhët e futbollistëve. Luis Dias, Gnabry, Musiala dhe Saibari nuk janë grumbulluar për këtë sfidë për shkak të dëmtimeve. Kështu, shpresat e mëdha të tifozëve bavarezë janë te yjet e tjerë të ekipit si Harry Kane në sfidën e parë në Champions pas fitimit të “Topit të Artë” dhe te Michael Olise.
Nga ana tjetër, Atletico Madrid dhe Diego Simeone nuk kanë probleme të tilla me dëmtimet. Jashtë kësaj sfide janë vetëm Johnny Cardoso I dëmtuar dhe Hjulmand i pezulluar me karton të kuq.
Të zotët e shtëpisë kërkojnë të shfrytëzojnë edhe mbështetjen e tifozëve të tyre për t’u kthyer te suksesi në Champions, pas një ecurie pozitive në javët e fundit në La Liga, ku madrilenët janë bindshëm në garën për titullin kampion.
Lexo edhe
SPORT
Egnatia hap thesin, 100 mijë euro premio për fitoren në Rumani

Përplasja horror me portierin kthehet në tragjedi, ndërron jetë sulmuesi 30-vjeçar i Tenerife-s në Spanjë

Futbolli spanjoll në zi/ U përplas me portierin, ndërron jetë sulmuesi 30-vjeçar

Cristiano Ronaldo Junior merr ftesën e parë në Kombëtaren U-17 të Portugalisë

Allegri nën presion pas humbjes ndaj Juventusit, 24 pikë në 20 ndeshje e fundit





