“Heathrow” në Londër është ndër disa aeroporte europiane që u goditën nga një sulm kibernetik, i cili preku sistemin elektronik të check-in dhe bagazheve. Aeroporti paralajmëroi për mundësi vonesash për shkak të një “problemi teknik” që ndikoi në softuerin e siguruar nga Collins Aerospace për disa linja ajrore.
Aeroporti i Brukselit njoftoi se një sulm kibernetik të premten vonë në mbrëmje bëri që pasagjerët të regjistroheshin dhe ngarkoheshin në mënyrë manuale, ndërsa Aeroporti Brandenburg i Berlinit raportoi gjithashtu kohë pritjeje më të gjata për shkak të këtij problemi.
RTX, kompania në pronësi të së cilës është Collins Aerospace, tha se ishte “e vetëdijshme për një ndërprerje të lidhur me kibernetikën” në sistemin e saj në “aeroporte të përzgjedhura” dhe po punonte për të zgjidhur çështjen sa më shpejt të ishte e mundur.
Kompania shtoi: “Ndikimi është i kufizuar vetëm në regjistrimin elektronik të klientëve dhe dorëzimin e bagazheve, dhe mund të zgjidhet me operacione regjistrimi manual.”
Ata thanë se sulmi goditi softuerin Muse, i cili lejon linjat e ndryshme ajrore të përdorin të njëjtat sportele regjistrimi dhe porta hipjeje në një aeroport, në vend që secila të ketë të vetat.
BBC raporton se British Airways po operonte normalisht duke përdorur një sistem rezervë, por se shumica e linjave të tjera ajrore që operojnë nga Heathrow janë prekur.
Udhëtarja Lucy Spencer tha se ishte në radhë për të bërë check-in për një fluturim të Malaysia Airlines për më shumë se dy orë, dhe se stafi po etiketonte bagazhet manualisht dhe regjistronte pasagjerët përmes telefonit.
“Ata na thanë të përdornim biletat në telefon, por kur arritëm në portat e hipjes, ato nuk funksiononin, tani na kanë dërguar përsëri te sporteli i regjistrimit,” tha ajo për BBC-në nga Terminali 4 i Heathrow-it, duke shtuar se po shihte qindra njerëz në radhë.
Një tjetër pasagjer, Monazza Aslam, tha se kishte qëndruar mbi një orë në pistë “pa asnjë ide se kur do të fluturojmë“, dhe se kishte humbur lidhjen e saj në Doha.
Aeroporti i Brukselit gjithashtu tha se do të kishte një “ndikim të madh në orarin e fluturimeve“, përfshirë anulime dhe vonesa. Radhë të gjata dhe turma të mëdha u panë në aeroport në mëngjesin e së shtunës.
Organizata e përbashkët evropiane për sigurinë e aviacionit, Eurocontrol, tha se operatorëve të linjave ajrore u ishte kërkuar të anullonin gjysmën e orareve të fluturimeve për dhe nga aeroporti për disa orë.
Ata thanë se “probleme të ngjashme” po preknin dhe Berlinin, dhe se “mund të nevojiten masa“.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
20 Shtator15:47
Burri me aftësi të kufizuara rrëmbehet, dhunohet dhe hidhet në pishinë pavarësisht se nuk dinte not vetëm për...argëtim
Në gusht të vitit 2024, në Torre Annunziata (Napoli), një person me aftësi të kufizuara u raportua se u rrëmbye nga rruga, u ...
BOTA
20 Shtator15:44
Kriza në Francë: Ideale për Rusinë?
Demonstrata, siç ndodh shpesh në Francë, i ngjante një feste rruge. Tullumbace të mëdha ngriheshin nga kamionët e sindikata...
BOTA
20 Shtator14:50
Të shtëna me armë në Angli, 4 të plagosur, një në gjendje kritike
Katër persona janë plagosur pas një të shtëne me armë zjarri në klubin e natës Mango në Birmingham, në or&eu...
BOTA
20 Shtator12:54
Iu bë pritë teksa po kalonte kufirin drejt Greqisë, 55-vjeçari shqiptar kapet me 21.5 kg heroinë
Një 50-vjeçar shqiptar u arrestua në kufirin greko-shqiptar pasi u kap me 21.5 kh heroinë të ndara në 43 pako najloni. Si...
BOTA
20 Shtator10:49
VIDEO/ Çfarë ndodh kur i kapin pedofilët në Amerikë, si trajtohen
Rasti i zbuluar dje nga Piranjat ku një burrë 47-vjeçar tentoi të organizojë takim në hotel me një vajzë 13-vje&cced...
BOTA
20 Shtator10:36
Kapet në Spanjë banda shqiptare e grabitjeve nëpër vilat luksoze
Policia në Málaga ka goditur një bandë kriminale me origjinë shqiptare, duke arrestuar dy të rinj, 21 dhe 23 vjeç, t&eu...
BOTA
20 Shtator10:17
Itali/ Vranë 62-vjeçarin duke e goditur 30 herë me thikë, arrestohen 3 autorët, mes tyre edhe një shqiptar
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për vrasjen e një personi me origjinë turke - q&eum...
BOTA
20 Shtator10:11
BBC shkruan për ‘fjalën’ e Diellës në Kuvend: Rama e prezantoi para deputetëve
BBC ka shkruar sërish për Diellën, ministren virtuale të kabinetit qeveritar Rama 4. Kësaj radhe media britanike i ka servirur audien...
BOTA
20 Shtator08:54
Trump dhe Erdogan do të takohen në Shtëpinë e Bardhë? Fokusi i diksutimeve mes dy liderëve botërorë
Donald Trump ka njoftuar takimin e tij me Rexhep Tajip Erdogan në Shtëpinë e Bardhë më 25 shtator, në një postim në Tr...