BOTA

Sulm me dron nga Hezbollahu në një bazë ushtarake në Izrael, vriten katër trupa

M.B. Përditësimi i fundit 14 Tetor 2024, 09:22

Sulm me dron nga Hezbollahu në një bazë ushtarake në Izrael,

LINDJE E MESME- Një sulm me dronë i kryer nga Hezbollahu në një bazë ushtarake në Izraelin qendror ka vrarë katër ushtarë dhe ka lënë të plagosur shtatë të tjerë të dielën, më 13 tetor, tha ushtria izraelite. Ky është sulmi më vdekjeprurës i kryer nga grupi militant libanez që kur Izraeli nisi ofensivën tokësore në Liban dy javë më parë.

Hezbollahu, grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë, e cila ka ulëse në Parlamentin e Libanit.

Hezbollahu tha se sulmi afër qytetit Binjamina ishte në shenjë hakmarrjeje për sulmet ajrore izraelite në Bejrut më 10 tetor, kur u vranë 22 persona. Më vonë, grupi tha se kishte shënjestruar brigadën elite Golani të Izraelit, duke lëshuar dhjetëra raketa, teksa paralelisht kishte kryer sulme me dronë.

Shërbimi kombëtar i shpëtimit në Izraeli tha se gjatë sulmit janë plagosur 61 persona. Për shkak të sistemeve të avancuara të mbrojtjes ajrore që ka Izraeli, është e rrallë që kaq shumë njerëz të plagosen gjatë sulmeve me dronë apo raketa. Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr pothuajse në baza ditore që një vit, që kur ka nisur lufta në Gazë. Por, luftime së fundi janë përshkallëzuar.

Izraeli nisi një operacion tokësor në Liban më herët gjatë këtij muaji, me qëllim që të dobësojë Hezbollahun dhe të dëbojë grupin militant nga kufiri, me qëllim që të mund të kthehen në shtëpitë e tyre mijëra izraelitë të zhvendosur. Sulmi vdekjeprurës i Hezbollahut në Izrael u krye në të njëjtën ditë kur Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të dërgojnë në Izrael një sistem të ri të mbrojtjes ajrore, për të ndihmuar Izraelin që të forcojë mbrojtjen kundër sulmeve me raketa. Megjithatë, ushtria izraelite nuk pranoi të tregonte se kur do të pranonte këtë sistem të ri kundërajror.

Izraeli po lufton me Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – në Gazë dhe me Hezbollahun në Liban – dy grupe që mbështeten nga Irani – dhe pritet që të sulmojë Iranin në shenjë hakmarrjeje për një sulm raketor të kryer nga Teherani ndaj Izraelit më herët gjatë këtij muaji. Irani ka thënë se do të përgjigjet ndaj çdo sulmi izraelit./ REL

lindje e mesme

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë