BOTA

"Korridori 8" në Ballkan/ DW: Pavarësisht rëndësisë strategjiko-ekonomike, mëritë e vjetra ngadalësojnë investimet

r.ll Përditësimi i fundit 13 Tetor 2024, 18:47
"Korridori 8" në Ballkan/ DW: Pavarësisht
korridori 8

SHKUP- Kur lë pas Shkupin dhe drejtohesh nga kufiri bullgar - fqinji jo fort i lehtë i Maqedonisë së Veriut - rruga prej rreth dy orësh distancë është thuajse e gjitha një kantier ndërtimi.

Segmenti i fundit rrugor Rankovcë – Kriva Palankë – Deve Bair, i cili lidh Shkupin me Sofjen, është i fundit që po shndërrohet në një autostradë me standardet më të mira europiane. Maqedonia e Veriut është pjesë e trekendëshit ballkanas të Korridorit të VIII, një prej projekteve më ambicioze dhe të rëndësishme strategjike të Bashkimit Europian në rajon, ku përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF) janë investuar rreth 14 milionë euro në formë granti dhe rreth 21 milionë euro në formën e huave, pjesë e Agjendës së Lidhshmërisë prej vitit 2018.

"Korridori 8” është korridori i transportit rrugor dhe hekurudhor që kalon përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë,  duke lidhur portin e Varnës në Bullgari, nga Deti i Zi, me portin e Durrësit në Adriatik. Ky zinxhir lidhet më pas me Italinë, të vetmin shtet anëtar të BE-së brenda këtij korridori. Ai përfshin porte detare, aeroporte, rreth 960 km rrugë tokësore dhe mbi 1270 km hekurudhë.

Mosmarrëveshjet historike ngadalësojnë investimet

Por rëndësia e projekteve të tilla madhore në Ballkan shoqërohet shpesh me mosmarrëveshje dhe probleme të mbartura nga historia. Ndryshimi i forcës qeverisëse politike në Shkup ka ringjallur debatet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, të cilat, mes shumë debatesh politike dhe historike, akuzojnë njëra-tjetrën se po pengojnë punimet e këtij korridori.

Pak kohë më parë, qeveria bullgare denoncoi devijimin e fondeve të BE-së nga ana e qeverisë maqedonase, duke e akuzuar atë se po i kalonte fondet tek Korridori 10, korridor që lidh Shkupin me Beogradin dhe Budapestin. Kryeministri i ri maqedonas, nga partia VRMO-DPMNE, Hristijan Mickoski, tha se çështja po politizohej dhe se situata në vetvete ishte thjesht një problem inxhinierik dhe se në anën bullgare projekti hekurudhor ishte i paqartë.  

Burime pranë BE-së nuk pranuan të bëjnë komente rreth mosmarrëveshjeve politike mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por ata theksuan rëndësinë e madhe strategjike të dy projekteve. "Për ne, Korridori 8 dhe Korridori 10 janë tepër të rëndësishme dhe do të çohen deri në fund”, thanë burimet.

Fondet varen nga zbatimi i reformave

Komisioni Europian miratoi gjatë qershorit të këtij viti Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027, përmes të cilit investon në të gjitha vendet kandidate, me qëllim përafrimin me politikën dhe standardet e BE-së. Sipas këtij plani, 6 miliardë euro do të ndahen në: 2 miliardë në formën e granteve dhe 4 miliardë në kredi, ndarje sipas prodhimit të brendshëm bruto dhe popullsisë së secilit vend. Lëvrimi i këtyre fondeve dhe huave mundësohet vetëm pasi qeveritë përmbushin reformat e kërkuara nga Bashkimi Europian. Në rastin kur qeveritë dështojnë zbatimin e reformave, atëherë fondet u kalojnë shteteve që ia kanë dalë mbanë të jenë të suksesshme, duke rritur në këtë mënyrë edhe presionin për përmbushjen sa më të shpejtë të reformave.

Bashkimi Europian është ndër investitorët më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor. Në të njëjtën kohë, rajoni vuan prej vitesh nga niveli i lartë i korrupsionit. Deutsche Welle pyeti një tjetër zyrtar të BE-së në lidhje me rastet e abuzimit dhe korrupsionit me fondet e BE-së në rajon. "Korrupsioni është fenomen që ekziston në të gjitha vendet kandidate, por në momentin e parë që përballemi me to, hyjnë në lojë mekanizmat tona audituese dhe hetuese, si OLAF dhe struktura të tjera. Ne kemi tolerancë zero ndaj korrupsionit” – theksoi burimi, në kushtet e anonimatit.

"Korridori 8" - më shumë lidhshmëri, transport më i shpejtë

"Korridori 8” u konceptua për herë të parë në Konferencën Pan-Europiane të Transportit të mbajtur në Pragë të Çekisë në vitin 1991. Ambicia asokohe ishte vënia në praktikë e kësaj ideje dhe përfundimi i saj brenda një periudhe 15-vjeçare, por projekti mbeti në sirtar për shkak të zhvillimeve gjeopolitike, të nxitura edhe me nisjen e investimeve kineze në rajonin e Ballkanit.

Pas gati 30 vitesh, ky korridor u rifut në agjendën e investimeve europiane në Ballkan. Në territorin shqiptar, "Korridori 8” shtrihet në rreth 154 kilometër, dhe një pjesë e saj, siç është Bypassi i Tiranës do të shërbejë edhe për "Korridorin 10”. Në palën shqiptare, është punuar më tepër në pjesën e segmenteve rrugore, ndërkohë që investimet për linjat hekurudhore që do të jenë pjesë e këtij projekti, kanë ecur shumë më ngadalë.

Në praktikë, ndërtimi i "Korridorit 8” nënkupton lidhshmëri dhe transport më të shpejtë mes vendeve, çka do të thotë zhvillim ekonomik më të mirë, mundësi më të mira lëvizjeje të njerëzve dhe mallrave, duke qenë më pranë filozofisë së tregut të përbashkët europian./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë