Protestuesi u qëllua me plumb gome në bark/ Dërgohet në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Protestuesi i cili u qëllua nga policia me plumb gome në bark është dërguar në gjendje të rëndë shëndetës...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij në ...
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...
Pas fundit tëLuftës së Dytë Botërore në vitin 1945 Gjermania e mposhtur nga fuqitë fitimtare SHBA-ja, Franca, Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik u nda fillimisht në katër zona pushtimi. Në vitin 1949 u krijuan dy shtete: Republika Federale demokratike e Gjermanisë (RFGJ) në Perëndim dhe Republika socialiste Gjermane Demokratike (RDGJ) nën kontrollin e Bashkimit Sovjetik në Lindje. Që nga kjo periudhë Gjermania ishte e ndarë, qytetarët e RDGJ-së lejoheshin vetëm me kushte rigoroze të udhëtonin në RFGJ. Kufiri i RDGJ-së kontrollohej rreptësisht, në Berlinin Perëndimor që i përkiste RFGJ-së u ndërtua një mur masiv, në mënyrë që qytetarët e RDGJ-së të mos largoheshin nga vendi i tyre.
Si u arrit tek bashimi i Gjermanisë?
Njerëzit në RDGJ jetonin në një shtet nën vëzhgim dhe pa liri të shprehjes së mendimit. Kush nuk i përmbahej linjës së regjimit socialist, kërcënohej nga përndjekja dhe burgu. Populli në fund të viteve 1980 gjithnjë e më shumë filloi t'i kundërvihej regjimit, qytetarët donin lirinë dhe demokracinë si tek fqinjët e tyre në RFGJ. Njëkohësisht politika e reformave në Bashkimin Sovjetik nën Mihail Gorbaçovin e favorizoi këtë proces. Ndryshe nga paraardhësit e tij Gorbaçovi hoqi dorë nga ndërhyrjet ushtarake kundër lëvizjeve refomatore në RDGJ dhe në vende të tjera të bllokut lindor. Në vitin 1989 më në fund një valë demostratash në qytetet lindore gjermane çuan në hapjen e Murit të Berlinit – gjë që i hapi rrugën ribashkimit të dy Gjermanive RFGJ dhe RDGJ.
Pse kremtohet bashkimi më 3 Tetor?
Rënia e Murit të Berlinit më 9 Nëntor 1989 ishte ngjarja vendimtare në rrugën drejt bashkimit, ndaj do të ishte e kuptueshme që bashkimi të festohej më 9 Nëntor. Por pikërisht kjo datë është mjaft e ngarkuar historikisht si asnjë ditë tjetër e vitit në Gjermani: Më 9 nëntor 1938 nazistët dogjën në mbarë Gjermaninë sinagogat, shkatërruan dyqanet dhe banesat e hebrenjve, vranë e arrestuan hebrenjtë. Kjo ishte nata e pogromës që shënoi fillimin e përndjekjes sistematike dhe vrasjet masive të miliona hebrenjve.
Për këtë arsye nuk shtrohej që festa e ribashkimit të përkonte me një ditë të kobshme të historisë së Gjermanisë. Më 3 Tetor 1990, një vit pas rënies së murit, u realizua zyrtarisht bashkimi i RDGJ-së me RFGJ-në, ndaj kjo u përcaktua si dita e re e festës së bashkimit.
Si e festojnë gjermanët ditën e Bashkimit të Gjermanisë?
Fare qetësisht. Kushdo që pret të shohë anë e mbanë fishekzjarre dhe rrugë të mbushura me njerëz, do të zhgënjehet: Ndonëse thuajse në të gjitha qytetet organizohen veprimtari të ndryshme, si dita e portave të hapura apo festivitete të vogla. Po ashtu çdo vit njëri nga landet e federatës organizon ceremoninë qendrore me rastin e 3 Tetorit. Zakonisht festa e madhe zhvillohet në kryeqyetin e landit organizator, e ky është pikërisht landi që në rotacion kryeson Këshillin Federal (Bundesrat).
Kancelari i atëhershëm Helmut Kohl me bashkëshorten, Hannelore, ministrin e Jashtëm, Hans-Dietrich Genscher, presidentin, Richard von Weizsäcker përshëndesin nga godina e parlamentit qytetarëtKancelari i atëhershëm Helmut Kohl me bashkëshorten, Hannelore, ministrin e Jashtëm, Hans-Dietrich Genscher, presidentin, Richard von Weizsäcker përshëndesin nga godina e parlamentit qytetarët
Sivjet festa solemne zhvillohet në Saarland. Në kryeqytetin Saarbrücken nga 2 deri më 4 tetor organizohen aktivitete kulturore, turistike, evente kulinarie si dhe veprimtari me shkëmbim eksperience demokratike”. Shumica e gjermanëve gëzohen që kjo është ditë pushimi.
Përse nuk ka një monument përkujtimor për ribashkimin?
Në fakt prej kohësh do të duhej të kishte një monument memorial për bashkimin.Por pas diskutimesh që zgjatën gati një dekadë më 9 nëntor 2007 Bundestagu vendosi, që të krijohet "Memoriali i lirisë dhe bashkimit". Ideja ishte që përpara Forumit Humboldt në mes të Berlinit të instalohej një gjysmësferë 50 metra e gjatë – si një metaforë interaktive për demokracinë: Kur njerëzit të hyjnë në të, ajo anon në një drejtim – pikërisht në drejtimin ku shkojnë njerëzit. Por edhe sot më 2025 kjo ende nuk është realizuar. Kjo ka të bëjë me një grindje ndërmjet firmave të mandatuara dhe institucioneve përgjegjëse të qeverisë. Nëse dhe kur do të arrihet në një zgjidhje, kjo është e paqartë. Ndërkohë është vendosur vetëm bazamenti i gjysmë sferës.
A është Gjermania ndërkohë vërtetë e unifikuar?
Pavarësisht të gjitha përpjekjeve politike sipas një sondazhi aktual të Institutit të Demoskopisë, Forsa rezulton, se Gjermania ende nuk e ka kapërcyer plotësisht ndarjen: Ndërkohë vetëm 35 përqind e të anketuarve thonë, se Lindja dhe Perëndimi janë "zhvilluar thellësisht së bashku". Perceptimi në dy pjesët e vendit ka dallime të mëdha: Në Lindje 23 përqind mendojnë, se gjermanët që nga viti 1990 janë bërë një popull, në Perëndim mendojnë kështu 37 përqind. Më 2019 ndjenja e unifikimit kishte nivelin më të lartë me një perceptim në kuotën 51 përqind të të pyeturve. Pyetjes së sondazhit nga Infratest dimap, se çfarë mungon për një unifikim të realizuar, 50 përqind u përgjigjën, se mungon barazia e pagave, pensioneve dhe pasurisë./DW
Përpjekje për të destabilizuar Francën dhe Gjermaninë, si dhe përgatitje të “trazirave masive” para zgjedhjeve n&...
Vladimir Putin ka deklaruar së fundmi se qytetarët europianë duhet të “flenë të qetë” dhe të shohin probleme...
Presidenti i Iranit ka pohuar se Irani nuk ka zgjidhje tjetër veçse të zhvendosë kryeqytetin e tij nga Teherani në jug të vendit...
Britmat e grave dhe fëmijëve depërtojnë në ajër ndërsa dashi goditës depërton nëpër derën e për...
Home Office, Ministria e Brendshme ne Britaninë e Madhe ka “humbur mundësinë” për të vlerësuar shëndetin mendor...
Mijëra protestues u mblodhën jashtë ambasadës izraelite në Athinë të enjten për të protestuar kundër ndalimit ...
Policia italiane u përlesh me demonstruesit pro-palestinezë të enjten në mbrëmje, ndërsa protestat shpërthyen në të...
Një operacion i madh kërkimi është nisur në Finnmark, pranë kufirit me Rusinë, pasi 10 ushtarë danezë nuk u kthye...
Egjipti është duke punuar me Katarin dhe Turqinë për ta bindur Hamasin ta pranojë planin e presidentit amerikan, Donald Trump, për...
Në një përpjekje gjeniale për të luftuar krizën demografike, rrjeti më i madh privat i hoteleve në Poloni, “Arch...