Britmat e grave dhe fëmijëve depërtojnë në ajër ndërsa dashi goditës depërton nëpër derën e përparme të shtëpisë së tyre. Ka britma dhe kaos të gjithanshëm, ndërsa oficerët e policisë, me mitralozë dhe pistoleta, grumbullohen brenda. Dyert hapen me shqelma, perdet ulen, sirtarët në dhomat e gjumit hapen dhe kutitë e tavolinat përmbysen. "Ka fëmijë këtu!" bërtasin gratë, ndërsa të gjitha bien në dysheme. Jemi në një bastisje për drogë në Guayaquil të Ekuadorit, dhe policia thotë se ka informacione se kjo është shtëpia e një trafikanti droge.
“Kam bërë dhjetëra fotografe gjatë karrierës sime duke mbuluar bandat e drogës në Amerikën Latine, dhe është gjithmonë thellësisht shqetësuese të shohësh fëmijë të përfshirë në të”, shkruan gazetari i Sky News.
Këto janë shtëpi, dhe këta janë gra dhe fëmijë, por të drejtat e tyre shkelen nga rrethanat e tyre. Ata janë të varfër, jetojnë në një zonë të vështirë dhe ka shumë të ngjarë që një nga anëtarët e familjes së tyre të jetë pjesë e një bande. Policia që hyn nga dera e tyre është një fakt i jetës për ta.
Megjithatë, ajo që ka ndryshuar këtu është se bastisjet janë rritur dhe do të vazhdojnë të rriten.
Pse? Sepse Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nisur një luftë kundër karteleve të drogës dhe po kërkon që vendet në listën e tij të kombeve problematike t'i bashkohen atij, përndryshe do të përballen me sanksione ndëshkuese ose më keq. Ekuadori nuk prodhon drogë, por përdoret si vend tranziti nga kartelet e drogës në këtë rajon.
Portet e tij janë porta hyrëse për në rrugët detare në veri drejt Shteteve të Bashkuara dhe në perëndim drejt Azisë dhe Paqësorit Jugor. Për këtë arsye që Ekuadori është në listën e Trump.
Por Ekuadori dëshiron ndihmë në luftimin e këtyre rrjeteve kriminale dhe ka bashkëpunuar me SHBA-në. Trump ka dërguar burime dhe forcë ushtarake në Ekuador, dhe SHBA-të planifikojnë të hapin një bazë ushtarake atje.
Në këmbim, forcat e sigurisë së Ekuadorit po rrisin nivelin e tyre për të siguruar Amerikën se janë në të njëjtën linjë. /Piranjat.al/
Artikuj te sugjeruar
BOTA
2 Tetor22:56
Hetimi për vetëvrasjen e Leonard Farrukut/ Mjeku ligjor: Home Office humbi mundësinë për të vlerësuar shëndetin mendor
Home Office, Ministria e Brendshme ne Britaninë e Madhe ka “humbur mundësinë” për të vlerësuar shëndetin mendor...
BOTA
2 Tetor22:42
Mijëra njerëz protestojnë në Athinë
Mijëra protestues u mblodhën jashtë ambasadës izraelite në Athinë të enjten për të protestuar kundër ndalimit ...
BOTA
2 Tetor22:29
Ndalimi i flotiljeve për Gaza, protestuesit në Itali përleshen me policinë
Policia italiane u përlesh me demonstruesit pro-palestinezë të enjten në mbrëmje, ndërsa protestat shpërthyen në të...
BOTA
2 Tetor22:22
Alarm pranë kufirit me Rusinë, zhduken disa ushtarë danezë gjatë stërvitjes në Finnmark
Një operacion i madh kërkimi është nisur në Finnmark, pranë kufirit me Rusinë, pasi 10 ushtarë danezë nuk u kthye...
BOTA
2 Tetor22:17
Plani 20 pikash i Trump për Gazën, Egjipti vihet në lëvizje për të bindur Hamasin
Egjipti është duke punuar me Katarin dhe Turqinë për ta bindur Hamasin ta pranojë planin e presidentit amerikan, Donald Trump, për...
BOTA
2 Tetor21:55
“Bëni fëmijë, paguan hoteli”/ Nisma e veçantë e miliarderit polak për të shtuar popullsinë
Në një përpjekje gjeniale për të luftuar krizën demografike, rrjeti më i madh privat i hoteleve në Poloni, “Arch...
BOTA
2 Tetor21:22
Trafik droge midis Italisë, Spanjës dhe Shqipërisë, 29 persona nën hetim! Goditen 4 banda kriminale
Hetimet e nisura gjatë periudhës së pandemisë kanë çuar në zbardhjen e veprimtarisë kriminale të katër gru...
BOTA
2 Tetor19:25
Shpërthen skandali në Ministrinë e Jashtme franceze për planin e spiunazhit me Rusinë
Një plan i Ministrisë së Jashtme franceze për të luftuar dezinformimin rus, i cili nën rrethanat normale duhej të mbahej sekr...
BOTA
2 Tetor19:17
Protestat pro palestineze në Spanjë, protestuesit vandalizojnë rrjetet ndërkombëtare të ushqimit
Protestuesit vandalizuan rrjetet ndërkombëtare të ushqimit si Starbucks Coffee dhe Burger King gjatë një proteste pro-palestineze n&eum...
BOTA
2 Tetor19:15
Putin shpërthen ndaj Europës: Le ta provojnë të na provokojnë, do të përgjigjemi me shpejtësi. Pse ai veçon Serbinë
Presidenti Vladimir Putin akuzoi udhëheqësit e Evropës se po “nxisin histeri” lidhur me një luftë të mundshme me Rusin...