BOTA

30 mjekë e shpallën Donald Trumpin të paaftë mendërisht

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Maj 2026, 09:52

30 mjekë e shpallën Donald Trumpin të paaftë mendërisht

Dyshimet për aftësinë e Donald Trump për të ushtruar detyrën e presidentit po shtohen sërish. Mjekë amerikanë thonë se ka rënie të aftësive njohëse dhe sjellje impulsive. Çfarë fshihet pas këtyre akuzave – dhe sa serioze është në të vërtetë situata?

Që nga fillimi i mandatit të tij të dytë është ngritur vazhdimisht pyetja, nëse Donald Trumpi është ende plotësisht i aftë për të ushtruar detyrën e presidentit?

Në një artikull të publikuar në “British Medical Journal”, 30 mjekë amerikanë vënë hapur në dyshim aftësinë e Trumpit për të ushtruar detyrën e presidentit. Sipas tyre ai përbën një “rrezik të qartë dhe të menjëhershëm” për botën. Kërkesa e tyre drastike është: shkarkimi i menjëhershëm i Trumpit nga detyra.

Lodhje, hutim dhe ecje e pasigurt

Ekspertët, mes tyre neurologë, psikiatër dhe psikologë, shohin tek Trumpi shenja të rënies së aftësive mendore. Ata u referohen fjalimeve të paqarta, kalimeve të papritura nga një temë në tjetrën dhe lodhjes së dukshme të Trumpit.

Në një fotografi e agjencisë Reuters p.sh. Donald Trump shihej së fundmi me sytë e mbyllur gjatë një takimi zyrtar në Oval Office. Shtëpia e Bardhë e quajti këtë si një “pulitje sysh”, ndërsa kritikët e interpretuan si një tjetër moment humbjeje përqendrimi. Gjithashtu thuhet se Trump dremit në mënyrë të përsëritur gjatë mbledhjeve të kabinetit.

Dyshimet janë shtuar edhe vëzhgimeve të tjera gjatë paraqitjeve publike, kur Trump ndonjëherë humbet fillin e bisedës, ngatërron emra ose bie në kundërshtim me deklaratat e veta brenda një kohe të shkurtër.

Këtyre u shtohen edhe deklaratat e tij impulsive, si për shembull kërcënime të ashpra në konflikte ndërkombëtare, që i kanë habitur edhe aleatët e tij politikë. Paralelisht  qarkullojnë edhe fotografi ku shihen duart e tij të mavijosura si dhe raportime për një ecje të pasigurt.

Mjekët gjithashtu mendojnë se Donald Trump ka “bindje megalomane dhe deluzionale”. Reagime të forta shkaktoi së fundmi një fotografi e krijuar me inteligjencë artificiale që e paraqiste atë si Jezusin. Pas kritikave Trump e fshiu postimin dhe deklaroi se kishte menduar se në atë fotografi dukej si mjek.

dhe mënyra se si shprehet për disa teste konjitive ka ngritur pikëpyetje. Trumpi mburret vazhdimisht se ka bërë gjoja “teste të vështira inteligjence”. Por në fakt bëhej fjalë për të ashtuquajturat teste MoCA, procedura të thjeshta për zbulimin e hershëm të demencës dhe jo për teste inteligjence.

Në psikiatri ekziston i ashtuquajturi rregulli Goldwater sipas të cilit vendosja e diagnozave nga distanca, pra pa ekzaminim të drejtpërdrejtë të personit, konsiderohet si joetike. Prandaj ekspertët paralajmërojnë kundër vendosjes së diagnozave konkrete nga distanca.

Në të njëjtën kohë ata theksojnë se mungesa e një diagnoze nuk do të thotë automatikisht se nuk ka arsye për t’u shqetësuar, përkundrazi, sipas tyre në rastin e Trumpit nevojitet një “ekzaminim klinik urgjent”.

Një ekzaminim i tillë është paralajmëruar për në fund të muajit maj, kur Trumpi pritet t’i nënshtrohet kontrollit në spitalin ushtarak Walter Reed. Se sa transparente do të jenë rezultatet mbetet e paqartë. Ajo që është e qartë është se debati mbi gjendjen mendore dhe fizike të Trumpit tashmë është kthyer në çështje politike dhe ka të ngjarë të vazhdojë ta shoqërojë atë./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?