Plagosja e protestuesit në sy/ Zhupa: Rama, përgjegjës për barbarizmin e policisë dhe dështimin e shëndetësisë
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...
Policia e Shtetit ka nxjerrë një shkresë urgjente drejtuar komisariateve të Tiranës, ku kërkon marrjen e një sërë...
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Roskovec, ku Besmir Mustaj ka qëlluar me armë zjarri në portë...
Kreu i PD Sali Berisha nga selia blu ditën e sotme ka dënuar dhunën policore në protestat e studentëve, sidomos dy ditë më ...
Elisa Spiropali ka reaguar pas zgjedhjeve në Serbi, ku Lista e Studentëve fitoi përballë Alexandar Vuçiç. Deputetja sociali...
Gjykata Penale ka vendosur lirimin e tre protestuesve të ndaluar gjatë protestave studentore, të cilat vijojnë prej dy javësh në...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi zgjedhjet në Serbi, teksa Aleksandar Vuçiç ra nga pushteti pas 14 vitesh. Berisha u ...

Rusia po përballet me akuza të rënda për rekrutimin e detyruar të qytetarëve dhe dërgimin e tyre në frontin e luftës në Ukrainë. Një investigim i CNN zbulon dëshmi tronditëse të familjarëve, sipas të cilëve burra rusë, shpesh me probleme shëndetësore apo ekonomike, merren me forcë nga rrugët dhe detyrohen të nënshkruajnë kontrata ushtarake. Disa prej tyre janë zhdukur vetëm pak javë pasi janë dërguar në luftë, ndërsa familjet nuk kanë asnjë informacion për fatin e tyre. Organizatat e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se raste të tilla po shtohen, duke ngritur dyshime për një mobilizim të fshehtë ushtarak. Kjo situatë vjen në një kohë kur Rusia ndodhet në vitin e pestë të luftës kundër Ukrainës dhe përballet me nevojën për të plotësuar radhët e ushtrisë.
Sipas CNN, ndërsa më parë Moska mbështetej kryesisht te shpërblimet e mëdha financiare për të tërhequr vullnetarë, tani po shtohen dëshmitë për përdorimin e presionit, kërcënimeve dhe mashtrimit. Një qytetar rus, i cili foli në kushte anonimiteti, tregoi se xhaxhai i tij 50-vjeçar, me probleme të rënda shëndetësore dhe varësi nga alkooli, u detyrua të hipte në një makinë nga disa burra me rroba civile.
Sipas dëshmisë së tij, burrit iu dha të nënshkruante një dokument që më vonë rezultoi të ishte kontratë për t’u bashkuar me ushtrinë ruse. Një javë më pas ai u zhduk nga banesa, ndërsa familja mësoi se ishte dërguar në një kamp stërvitor në Luhansk, në Ukrainën lindore. Në fund të shtatorit, ai u raportua i zhdukur në luftë. “Kam probleme me gjumin. Ndonjëherë shoh makthe sikur më kapin jashtë shtëpisë”, rrëfeu familjari për CNN. Një histori të ngjashme tregoi edhe një tjetër qytetar rus, vëllai i të cilit dyshohet se u mor me forcë në muajin korrik, ndërsa ndodhej në gjendje të dehur. Pavarësisht pretendimeve të familjes, prokuroria ushtarake vendase deklaroi se burri kishte nënshkruar kontratën me vullnetin e tij të lirë. Më pak se një muaj më vonë, edhe ai u raportua i zhdukur. Avokati ushtarak rus Artyom Kliga, me bazë në Berlin, deklaroi për CNN se që prej fillimit të verës ka vënë re një rritje të ndjeshme të rasteve të rekrutimit të detyruar.Sipas tij, objektivat kryesore janë burrat në gjendje të vështirë ekonomike, me probleme shëndetësore, borxhe apo varësi nga alkooli, të cilët shpesh nuk i njohin të drejtat e tyre.
Një tjetër element shqetësues i zbuluar nga investigimi lidhet me pagesat që autoritetet rajonale ruse u ofrojnë personave që ndihmojnë në rekrutimin e ushtarëve të rinj. Në rajonin Ryazan, guvernatori Pavel Malkov ka njoftuar shpërblime nga 50 mijë deri në 300 mijë rubla për çdo person që ndihmon në sigurimin e një kontrate ushtarake. CNN ka identifikuar reklama dhe skema pagesash në disa rajone, të cilat nxisin qytetarët të gjejnë burra të gatshëm të regjistrohen në ushtri. Megjithatë, media amerikane thekson se nuk ka mundur të verifikojë nëse personat që dyshohet se rrëmbejnë burra në rrugë veprojnë për të përfituar këto shpërblime. Ndërkohë, në qytetin Penza janë publikuar video ku gra shihen duke rrethuar autobusë me rekrutë dhe duke kërkuar lirimin e familjarëve të tyre. Ministria ruse e Mbrojtjes i ka mohuar pretendimet për rekrutim të detyruar në këtë qytet.
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar vazhdimisht se qytetarët rusë regjistrohen vullnetarisht në ushtri, duke hedhur poshtë akuzat për mobilizim të detyruar. Megjithatë, dëshmitë e mbledhura nga CNN dhe organizatat e të drejtave të njeriut paraqesin një realitet tjetër, ku frika nga dërgimi në front po shtyn edhe të rinjtë të largohen nga vendi. Një 21-vjeçar rus, i identifikuar me pseudonimin Igor, tregoi se u largua nga Rusia pasi ishte përballur dy herë me presion për të nënshkruar kontratë ushtarake. “Kisha frikë se dikush tjetër do të nënshkruante në emrin tim. Kisha frikë se kufijtë do të mbylleshin dhe nuk do të mund të largohesha kurrë”, rrëfeu ai. Ekspertët theksojnë se presioni për rekrutimin e ushtarëve mund të vijë edhe nga autoritetet rajonale, të cilat duhet të përmbushin kuotat e përcaktuara, pa qenë domosdoshmërisht rezultat i një urdhri të drejtpërdrejtë nga Kremlini.
Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur sërish mbështetjen e tij për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, vetëm një dit&eu...
Rusia dhe Ukraina ka kryer sulme të ndërsjellta me dronë dhe raketa gjatë natës, duke shkaktuar viktima, të plagosur dhe dë...
Një deklaratë kërcënuese ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka ardhur nga ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, i cili i ka bë...
Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka bërë një deklaratë kërcënuese ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Donald Tr...
Aleksandar Vuçiç e pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke thënë se pret që Lista St...
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë uruar Listën Studentore pë...
Më 1 nëntor 2024, studentët dolën për të kërkuar drejtësi për 16 njerëz që humbën jetën në...
Aleksandar Vuçiç, emri i të cilit kryeson listën zgjedhore “Aleksandar Vuçiç – Serbia e Bashkuar”, ka pr...
Lista Studentore “Studentët fitojnë” ka siguruar fitoren në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi. Sipas të...
Marine Le Pen ka shpallur sot kandidaturën e saj për presidencë, ndërsa Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë të Franc&...