BOTA

90 vjetori i lindjes së yllit të parë të rokut në botë, Elvis Presley

n.f Përditësimi i fundit 8 Janar 2025, 17:02

90 vjetori i lindjes së yllit të parë të rokut në

SHBA- Elvis Presley, ylli i parë i rokut në botë, sot më 8 janar do të mbushte 90 vjet. Këngëtari ikonë i muzikës vazhdon të ketë grupe fansash në mbarë botën, disa prej të cilëve po planifikojnë homazhe për atë që njihet si “mbreti i Rock ‘n’ Rollit”.

Elvis Aaron Presley lindi në Tupelo të Misisipit para 90 vitesh, më 8 janar 1935. Ai u rrit si fëmija i vetëm në familje, sepse vëllai i tij binjak, Jesse Garon vdiq gjatë lindjes. Më 1948, Elvisi u zhvendos me prindërit e tij në Memfis të shtetit Tenesi, ku më 1953 mbaroi shkollën e mesme.

Një vit më vonë, ai nisi karrierën muzikore me kompaninë e njohur ‘Sun Records’. Në fund të vitit 1955, të drejtat e këngëve të tij iu shitën kompanisë ‘RCA Victor’. Kur arriti moshën 21 vjeçare, ai u bë një sensacion ndërkombëtar. Më 1958 pati një shkëputje nga arti, sepse artisti iu bashkua ushtrisë, ku shërbeu për dy vite. Më pas iu kthye studios dhe suksesit.

Më 1 maj të vitit 1967 ai u martua me Priscilla Ann Beaulieu, me të cilën pati një vajzë me emrin Lisa Marie. Çifti u divorcua më 1973. Edhe sot e kësaj dite, Elvisi dhe muzika e tij janë legjendare. Këngët e artistit Presley janë një kombinim unik i ndikimeve të ndryshme muzikore nga koha e rinisë së tij, ndërsa me krijimin e 150 albumeve dhe këngëve ai sfidoi barrierat sociale dhe racore të asaj kohe.

Elvisi ka shitur mbi një miliard albume në botë, më shumë se çdo artist tjetër. Por karriera e tij nuk ishte vetëm në muzikë. Elvis Presley luajti në 33 filma të suksesshëm, përfshirë ‘Jailhouse Rock’ më 1957.

Mes shumë vlerësimeve për muzikën e Elvisit ishin edhe 14 emërime për çmimin ‘Grammy’, tre prej të cilave i fitoi, si dhe çmimi ‘Grammy ‘për arritje karriere, të cilin e mori në moshën 36 vjeçare.

Elvisi vdiq në shtëpinë e tij në Memfis më 16 gusht 1977 në moshën 42 vjeçare. Ai jetoi në rezidencën e tij ‘Graceland’ për mbi 20 vite. Fansat nga e gjithë bota vizitojnë shtëpinë e autorit të hiteve “Love me Tender” dhe “Fallin in Love with You”. Elvisi Presley konsiderohet si një nga figurat më të rëndësishme kulturore të shekullit 20, që ka frymëzuar shumë imitues në mbarë botën./ VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë