BOTA

A do të bëhet qershori muaji i Kosovës në Berlin?

I.A Përditësimi i fundit 16 Qershor 2024, 12:52

A do të bëhet qershori muaji i Kosovës në Berlin?

GJERMANI- Java e Kulturës së Kosovës në Berlin përfundoi të premten më 14 qershor me shfaqjen e filmave të Samir Karahodës "Pa Vend" dhe Dea Gjinovcit "Sans Kosovo". "Pa Vend" tregon historinë e klubit të pingpongut të Prizrenit pas luftës, duke ndjekur udhëtimin e dy lojtarëve të rinj që bartin tryezat e pingpongut nga një vend në tjetrin për të mbajtur gjallë sportin e tyre të dashur. "Sans Kosovo" kthehet edhe më larg në historinë e Kosovës dhe tregon historinë e një studenti fizike në Universitetin e Prishtinës i cili, pas përfshirjes në protestat studentore për autonominë e Kosovës në Jugosllavi, detyrohet të arratiset nga vendi. Filmi tregon ndikimin e mërgimit në jetën e tij dhe të vajzës së tij, e cila përpiqet të kuptojë këtë pjesë të identitetit të saj.

Në Kesselhaus në arealin kulturor Kulturbrauerei në Prenzlauer Berg, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, mbajti fjalën hyrëse më 12 qershor 2024. Ajeti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përkrahjen e Gjermanisë në rindërtimin e Kosovës. Ky event ishte në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin, organizuar për të shënuar 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.Fotografi: Erion Kovaçi
Një natë e veçantë në Kesselhaus 

Ngjarja kulmore e Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin ishte koncerti i Vjollca Robelli-Mripas, mbajtur pikërisht në ditën e çlirimit, më 12 qershor. Ambasadori Faruk Ajeti, në fjalën e tij, kujtoi se qindra mijëra shqiptarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre duke lënë pas një vend të shkatërruar: "Unë isha një prej tyre. Ashtu si shumë prej jush. Po të më kishte thënë dikush se pas 25 vjetësh do të flisja në Berlin në një koncert jazz-i nuk do ta kisha besuar. Por ia dolëm!", tha Ajeti. Ai falenderoi Gjermaninë për ndihmën që i jep vazhdimisht Kosovës: "Së bashku me miqtë tanë gjermanë arritëm jo vetëm të kthehemi, por edhe të rindërtojmë një vend tërësisht të shkatërruar që është bërë një shembull demokratik, i pavarur, sovran dhe multietnik jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën."

Më pas, personazhi kryesor i mbrëmjes, Vjollca Robelli-Mripa, e cila, si Ajeti, ka kaluar pjesën më të rëndësishme të fëmijërisë në atmosferën shtypëse të regjimit të Sllobodan Milosheviçit, do të këndonte një këngë për ato vite, nëntëdhjetat. "90s" ku flet ndër të tjera edhe për ngjarjen më traumatike në jetën e saj, vrasjen e shokut bashkëmoshatar 13-vjeçar: "Një djalë i traumatizuar, i frikësuar për jetën e tij/ Kur policia e qëlloi dhe ai vdiq."

AJO dhe DJ Galouchë - dy gratë që i bënë të gjithë të kërcenin  

Këngëtarja e njohur kosovare e ka shkruar enkas në anglisht, për të sensibilizuar për padrejtësitë që ndodhin në botë, çmimin më të lartë të të cilave e paguajnë fëmijët, siç i tha nëna e katër fëmijëve, DW. Në këngë, Vjollca Robelli-Mripa, e cila quhet me emrin artistik "AJO" sensibilizon: "Sot, diku ende rrjedh gjak, por ti je i verbër, nuk e shikon, je shurdh, nuk e dëgjon."

Repertori i koncertit përbëhej, veç këngëve të kompozuara prej saj, edhe nga këngë të gëzuara qytetare shqiptare, si "Oj Zogo" apo "Lule Lule". Këto dhe performanca e mëvonshme e DJ Galouchë, alias Mevlude Kosumi, e lindur në Rosenheim të Bavarisë, entuziazmuan publikun në sallë dhe i bënë të kërcenin së bashku, nga frekuentuesit e rregullt të jetës së natës së Berlinit e deri te deputetët e Bundestagut dhe diplomatët e huaj të akredituar në Berlin.

Java e Kulturës kishte filluar të hënën, më 10 qershor, me një ekspozitë fotografike të Arjan Mavriqit, në Ambasadën e Kosovës. Fotografi i njohur i jetës së egër prezantoi bukuritë natyrore dhe faunën e egër të Kosovës, duke ndarë me vizitorët sfidat dhe momentet e kapjes së këtyre imazheve të rralla. Kjo ishte Java e parë e Kulturës së Kosovës në Berlin, dhe ambasadori Faruk Ajeti ka vendosur ta bëjë këtë ngjarje të përvitshme.

Në Ambasadën e Kosovës në Berlin, fotografi i njohur Arjan Mavriqi shpjegon ekspozitën e tij të fotografive të jetës së egër para të ftuarve që e dëgjojnë me vëmendje më 10 qershor 2024. Mavriqi prezantoi bukuritë natyrore dhe faunën e egër të Kosovës, duke ndarë sfidat dhe përvojat e tij në kapjen e momenteve të rralla. Ky event ishte në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin.Fotografi: Botschaft der Republik Kosovo
Diaswhora Festival: Një aktivitet ndryshe

Aktivitetet e Berlinit që përkujtojnë çlirimin e Kosovës nuk përfunduan të premten. Të dielën, më 16 qershor 2024, një grup alternativ i Berlinit organizon në ambientet e kinemasë ACUD një festival pak më ndryshe. Diaswhora, një bashkim fjalësh mes "diaspora" dhe "gra", organizohet nga Jehona Jahaj, një aktiviste shqiptare dhe themeluese e "Marrja Zezë". E lindur në Kosovë dhe rritur në Berlin, Jahaj ka si vokacion atë që ajo e quan "shërimin ndërbreznor", prandaj edhe ka futur në program jo vetëm filma, dhe panele diskutimesh, por edhe ushqime tradiocional, si fli, e deri te koncertet muzikore dhe nje natë klubi, ku sërish performon DJ Galouchë. Në ekip janë edhe Enver Hadzijaj, drejtor arti, artist dhe mësues në AMD Academy of Fashion & Design në Berlin, si dhe Leart Rama, regjisor filmash dhe artist zëri nga Kosova (Katarzë Films dhe BLISS).

Edhe ky festival dëshiron të jetë i pari dhe të jetë i përvitshëm. Nëse kjo ndodh, atëherë gjasat që qershori në vitet e ardhshme të bëhet muaji i Kosovës në Berlin nuk janë të pakta.

Marrë nga DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë