15 anëtarë të Këshilli Bashkiak të Poliçanit japin dorëheqjen: Të organizohemi para Parlamentit
Banorët e Poliçanit kanë dalë sërish në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan, ndërsa n&...
Banorët e Poliçanit kanë dalë sërish në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan, ndërsa n&...
Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare k...
Një banor nga fshati Lin i Pogradecit ka denoncuar në redaksinë e “PiranjaNews”, gjendjen e degraduar të rrugës në q...
Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, duke vijuar protestën kun...
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...
Zjarri në zonën e Radostinës në Fier vijon të jetë aktiv me intensitet të lartë dhe situata raportohet e vështir&...
SHBA- Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, admirali Rob Bauer thotë se ligji për konfliktin e armatosur i jep Ukrainës të drejtën për t’u vetëmbrojtur dhe se sipas tij kjo e drejtë nuk ndalet tek kufiri i vendit. Komentet e tij vijnë ndërsa administrata amerikane nuk ka pranuar të lejojë që Kievi të godasë në thellësi të territorit të Rusisë, duke përdorur armë me rreze të gjatë veprimi të prodhuara nga Amerika. Moska ka paralajmëruar se përdorimi i këtyre armëve nga Kievi, do të përshkallëzonte konfliktin përtej Ukrainës.
Komentet e Kreut të Komitetit Ushtarak të NATO-s, hollandezit Bauer reflektojnë qëndrimin e disa aleatëve të Shteteve të Bashkuara sipas së cilëve Ukraina ka të drejtën të godasë objektiva në thellësi të territorit rus. Por deri tani, administrata e Presidentit Joe Biden refuzon të lejojë Kievin ta bëjë një gjë të tillë duke përdorur armët e prodhimit amerikan.
“Çdo vend që sulmohet, ka të drejtë të mbrohet. Dhe kjo e drejtë nuk ndalet në kufirin e vendit tënd”, tha admirali Rob Bauer, duke folur në mbylljen e takimit vjetor të komitetit, ku mori pjesë edhe gjenerali amerikan CQ Brown.
“Ushtarakisht ekziston një arsye për t’i bërë këto sulme, për të dobësuar armikun, për të dobësuar linjat e tij logjistike, karburantin, municionet që vijnë në front. Ky është synimi i Ukrainës, nëse është e mundur. Pra, ekziston një arsye e mirë ushtarake përse duhet të bëhet kjo. Ekziston një bazë ligjore për ta bërë këtë. Është edhe ana tjetër e diskutimit, nëse vendet që i japin sistemet e armëve Ukrainës të kenë kufizime në përdorimin e atyre armëve, sepse ata ndihen përgjegjës për ato armë dhe kjo është ajo që ndodh. Disa vende kanë një mendim tjetër. Si një ushtarak them, po, Ukraina ka të drejtë të kryejë këto sulme”, deklaroi më tej ai.
Në të njëjtën linjë mendimi ishte dhe kolegu i tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Çeke, Karel Řehka e cili e bëri të qartë se vendi i tij nuk vendos kufizime të tilla për Kievin.
“Po përsëris atë që tha Admirali Bauer. Jam plotësisht dakord, mendoj se është krejtësisht legjitime dhe ligjore që ukrainasit të godasin objektivat në territorin rus me kusht që të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe ligjin e konfliktit të armatosur”, tha ai.
Komentet e dy ushtarakëve të lartë vijnë ndërsa presidenti amerikan Joe Biden po peshon nëse do të lejojë Ukrainën të përdorë armë me rreze të gjatë veprimi të dërguara nga Amerika për të goditur thellë në Rusi objektivat ushtarake.
Zoti Biden u takua me kryeministrin britanik Keir Starmer të premten, pas vizitës në Kiev të sekretarit Amerikan të Shtetit dhe Sekretarit të jashtëm britanik. Dy diplomatët e lartë gjatë vizitës në kryeqytetin ukrainas u përballën me kërkesa për të lejuar përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi.
Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, zyrtarët amerikanë të njohur me diskutimet e takmit Biden- Starmer thanë kryeministrit britanik ka kërkuar miratimin e presidentit amerikan për të lejuar Ukrainën të përdorte raketat britanike “Storm Shadow” për sulme brenda në Rusi.
Miratimi nga zoti Biden mund të jetë i nevojshëm sepse pjesë të raketave “Storm Shadow” janë prodhuar në SHBA. Zyrtarët thanë se ende nuk ka një vendim nga administrata amerikane.
Shumë nga vendet evropiane kanë mbështetur fuqishëm Ukrainën, pjesërisht sepse shqetësohen se do të jenë viktima e radhës e një Rusie të fuqizuar.
Ukraina intensifikuar thirrjet ndaj Uashingtonit për të hequr kufizimet, veçanërisht ndërsa afrohet dimri dhe Kievi shqetësohet për sulmet ruse gjatë muajve më të ftohtë.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka thënë se një sistem armësh nuk do të përcaktojë suksesin në luftë. Ai gjithashtu vuri në dukje se Ukraina tashmë ka qenë në gjendje të godasë brenda Rusisë me sistemet e saj të prodhuara brenda vendit, duke përfshirë dronët.
Moska ka paralajmëruar se armatosja e Kievit me armë me rreze të gjatë veprimi do të përshkallëzonte konfliktin përtej Ukrainës. /VOA
SERBI- Eksperti austriak Gunther Fehlinger ka komentuar kërkesat e presidentit serb Aleksandar Vuçiç në lidhje me Kosovën. D...
TURQI- Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një fabrikë makaronash në lagjen Hendek të Sakarya në Turqi, duke l&eu...
SERBI- Ministri i Punës, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale i Serbisë, Nemanja Staroviç, tha se disa nga masat e miratuara nga...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi sot rebelët Houthi të Jemenit për hakma...
SHBA- Republikanët kanë shprehur shqetësimet e tyre pas debatit presidencial të së martës mbrëma midis ish-presidentit Dona...
UKRAINË- Në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, 8 shtator, dy avionë luftarakë rumunë F-16 u ngri...
SHBA- Fushata e ish-presidentit Donald Trump tani po shet bluza që duket se janë të frymëzuara (kopjuara) nga turneu ‘Eras Tour...
David Lammy BRITANI E MADHE- Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy i dërgoi një mesazh të qartë Rusisë duke thën&eu...
ANGLI- Një sasi prej një ton kokaine është sekuestruar në një anije peshkimi në Cornëall të Anglisë, ndë...
VENEZUELË- Tre amerikanë, dy spanjollë dhe një shtetas çek u arrestuan të shtunën pasi zyrtarët venezuelian&eum...