
SHBA- Modelja e suksesshme sllovene që u bë Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, u vendos në qendër të vëmendjes që kur bashkëshorti i saj, Donald Trump, u zgjodh president në vitin 2016. Me mundësinë që Melania Trump të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë vitin e ardhshëm, korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias i hedh një vështrim jetës së saj dhe disa pritshmërive lidhur me të.
Prindërit e quajtën Melania Knavs. Bota tani e njeh atë si ish-zonjën e parë të Shteteve të Bashkuara, Melania Trump.
Ajo ka lindur më 26 prill 1970 në Novo Mesto, Slloveni, pjesë e ish-Jugosllavisë. Gjatë fëmijërisë së saj në qytetin e Sevnicës, babai i saj shiste makina, ndërsa nëna e saj punonte në industrinë e tekstilit.
Melania Knavs ishte megjithatë e interesuar për modën, kujton ish-shoqja e saj e shkollës, Mirjana Jelancic.
"Asaj i pëlqente gjithashtu të krijonte veshje të reja nga ato të vjetra", thotë zonja Jelancic.
Ajo ndërpreu studimet universitare dhe me emrin e ri Melania Knauss, ndoqi karrierën e modeles në Evropë. Në vitet 1990, suksesi i saj e solli atë në Shtetet e Bashkuara.
“Si një modele mode dhe dikush që ftohej shpesh në festat luksoze në Nju Jork, me sa kuptoj kështu u takua me Donald Trump-in”, thotë profesorja e historisë Katherine Jellison, nga Universiteti i Ohajos.
Melania Knauss u bë Melania Trump më 22 janar 2005 dhe lindi djalin e saj të parë dhe të vetëm, Barron, një vit më vonë. Në të njëjtin vit, ajo u bë edhe shtetase amerikane.
Jeta e Melania Trump-it mori një kthesë tjetër kur burri i saj kandidoi për president i Shteteve të Bashkuara në vitin 2016 me Partinë Republikane dhe ajo iu bashkua atij në fushatën elektorale.
“Është e mrekullueshme të jem këtu sot me ju dhe me bashkëshortin tim. Jam shumë krenare për të”, tha ajo në atë kohë.
Donald Trump-i bëri betimin si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara në janar të vitit 2017.
Si zonja e parë, Melania Trump bëri udhëtime në mbarë botën
dhe ndërmori projekte si fushata "Bëhu më i miri" që fokusohet në mirëqenien e fëmijëve, sigurinë në internet dhe abuzimin me opioidet.
Ajo mbajti një profil më të ulët se shumë zonja të para, por u përball megjithatë me një vëmendje intensive nga mediat, vëren profesorja Jellison.
“U kritikua nga disa qarqe për zgjedhjet e saj të modës, për vendimin e saj për të mos u zhvendosur menjëherë në Shtëpinë e Bardhë, për fushatën e saj ‘Bëhu më i miri’, që nuk ishte një nga projektet më të suksesshme të shërbimit publik nga një zonjë e parë”, thotë profesorja Jellison.
Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Melania Trump praktikisht u largua nga sytë e publikut.
Ajo është rishfaqur herë pas here për të mbështetur kandidaturën e bashkëshortit të saj për rizgjedhje. Dhe për të reklamuar librin e saj me kujtime.
“Shkrimi i këtyre kujtimeve ka qenë një udhëtim thellësisht personal dhe reflektues për mua”, tha zonja Trump.
Votuesi nga shteti Wisconsin, Austin Smith votoi për kandidatin republikan Donald Trump në vitin 2016. Ai shprehu shpresat e tij për rikthimin e mundshëm të Melania Trump-it në Shtëpinë e Bardhë.
“Do të doja që ajo të merrej ndoshta me disa projekte për kafshët shtëpiake. Një gjë për të cilën jam shumë i apasionuar është p.sh. çështja e ushqimit në shkolla”, thotë votuesi Austin Smith.
Votuesja demokrate Jasleen Kaur do të donte që Melania Trump të ishte një "zonjë e parë me ndikim".
“Dalja dhe bisedimi me komunitetet urbane, dalja në të gjithë vendin duke e bërë veten të njohur, jo vetëm si një figurë që qëndron pas presidentit, por si një grua me një lloj pushteti”, thotë votuesja Kaur.
Analistja Jellison, megjithatë, mendon se si një zonjë e parë në mandatin e dytë, Melania Trump ndoshta do të vazhdonte, në pjesën më të madhe, t'i shmangej vëmendjes./VOA
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
31 Tetor18:41
Trump, Harris fushatë për të fituar mbështetjen e komunitetit LGBTQ+
SHBA- Ndërsa kanë mbetur vetëm pak ditë nga zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë, kandidatët rivalë Donald Trump ...
e. d
BOTA
31 Tetor18:35
Pamje apokaliptike nga Spanja/ Mbi 150 persona kanë humbur jetën, uji merr para çdo gjë
SPANJË- Përpjekjet e kërkim-shpëtimit në Spanjë po vazhdojnë pasi një stuhi e paprecedentë mori jetën e të...
E.D
BOTA
31 Tetor17:50
Rusia gjobit Google me 20 decilionë dollarë
RUSI- Rusia po kërkon një shumë të paimagjinueshme parash nga një prej kompanive më të mëdha teknologjike në bot&...
E.D
BOTA
31 Tetor17:23
VIDEO/ Qeni pitbull sulmon në park 14-vjeçarin, përfundon në spital i gjakosur
ANGLI- Një 14-vjeçar ka pësuar plagë të rënda pasi u sulmua nga një qen pitbull. Pamjet shqetësuese tregojnë se...
BOTA
31 Tetor17:14
VIDEO/ Joe Biden “kafshon” foshnjat në festën e Halloween
SHBA-Presidenti amerikan Joe Biden kafshoi me shaka katër foshnja gjatë një feste të Hallowe’en-it të organizuar në S...
E.D
BOTA
31 Tetor15:15
Zgjedhjet presidenciale në SHBA! Ankth dhe zhgënjim mes amerikanëve
SHBA- Shumica e amerikanëve po ndjejnë shumë emocione në prag të zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, por entuziazmi nuk...
M.B.
BOTA
31 Tetor14:51
Shpallja e Kosovës "zonë e mbrojtjes së veçantë sociale", DASH kritikon Serbinë: Beogradi ka shkelur detyrimet nga dialogu i Brukselit!
SERBIA- Departamenti amerikan i Shtetit tha se bie dakort me Bashkimin Evropian se Serbia ka shkelur detyrimet nga dialogu i Brukselit, duke e miratuar projek...
ZH.LL
BOTA
31 Tetor13:45
Lufta në Ukrainë/ Zelensky shkarkon prokurorin e Përgjithshëm
Andriy Kostin
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, e ka shkarkuar edhe zyrtarisht prokurorin e Përgjithshëm, Andriy...
ZH.LL
BOTA
31 Tetor13:05
Vazhdojnë kërkimet për të zhdukur në Spanjë pas përmbytjeve vdekjeprurëse
Përmbytjet në Valencia
SPANJA- Spanja lëshoi një tjetër paralajmërim për stuhi të enjten për një pjes&e...
M.B.
BOTA
31 Tetor07:54
Tragjedia nga përmbytjet në Spanjë, shkon në 95 numri i viktimave, qeveria shpall tre ditë zie
SPANJA- Përmbytjet e mëdha në Spanjë i kthyen rrugët e fshatrave në lumenj, shkatërruan shtëpitë, ndërpren&e...