BOTA

A u cënua siguria e Kosovës nga çifti i dyshuar për spiunazh?

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Shtator 2025, 09:27
A u cënua siguria e Kosovës nga çifti i dyshuar për

Një oficer ushtarak kroat dhe partnerja e tij serbe u arrestuan së fundmi në Kroaci, nën akuzat për spiunazh për Serbinë. Në Kosovë, ku ata dyshohet se kryen këtë veprimtari, konsiderojnë se ky rast vë në pah përpjekjet e Beogradit për të depërtuar në strukturat e ndjeshme të Prishtinës, por edhe të NATO-s. A u rrezikua siguria kombëtare e Kosovës?

Rasti i arrestimit të dy personave në Kroaci mbi dyshimet për spiunazh për Serbinë, i bërë i njohur në fund të gushtit, vazhdon të jetë plot me të panjohura, ashtu sikurse veprimtaria të cilën ata akuzohen ta kenë kryer në Kosovë.

Një pilot kroat, i identifikuar si J.I., i cili u tha se ka shërbyer në misionin paqeruajtës të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë – KFOR, dyshohet se ka zbuluar tek e dashura e tij, A.M., serbe nga Mitrovica e Veriut, informacione të ndjeshme, të cilat, më pas, ajo thuhet se ia ka përcjellë partisë kryesore të serbëve në Kosovë. (Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka mohuar se e njeh të dyshuarën për spiunazh).

Media kroate, Slobodna Dalmacija raportoi se hetuesit, mbi bazën e një urdhri gjyqësor, kanë kontrolluar pajisjet e tyre mobile dhe komunikimet, ku kanë gjetur mesazhe komprometuese që i kanë shtyrë të dyshojnë për spiunazh ndërkombëtar.

Që të dyve u është caktuar masa e paraburgimit, por i gjithë hetimi mbetet i fshehtë, me qëllim që, siç kanë argumentuar autoritetet kroate, të mos dëmtohet procesi.

Në Kosovë, rasti ngriti një pyetje të rëndësishme: a u rrezikua siguria kombëtare e vendit?

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk i është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me ndikimin e mundshëm të këtij rasti në sigurinë e brendshme.

Për Jeta Loshajn, hulumtuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), ky rast i dyshuar, të cilin ajo e konsideron serioz, nuk ka paraqitur rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë, pasi argumenton se nuk ka informacione se “janë komprometuar informacione kritike mbi Kosovën apo Forcën e Sigurisë së Kosovës”.

“Por, në plan më të gjerë, siguria kombëtare e Kosovës është cenuar nga fakti që shërbimet serbe, në bashkëpunim me ato ruse, po vazhdojnë të tentojnë të depërtojnë në struktura të ndejshme, dhe të testojnë rezistencën e sistemeve të sigurisë”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkaq, eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, vlerëson se rastet e spiunazhit nga shtete armiqësore janë të komplikuara, dhe mund ta rrezikojnë sigurinë kombëtare.

Rasti i fundit “është dëshmi që Kosova vazhdimisht përballet me luftë të ashpër, agresive, përmes inteligjencës armiqësore serbe, ruse e të tjera”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë, duke theksuar se rastet e spiunazhit mund të marrin disa vite kohë për t’u zgjidhur.

“Luftë e hapur spiunazhi me NATO-n”

Ramadani dhe Loshaj e shohin këtë rast të dyshuar si një përpjekje më të gjerë të Serbisë për të depërtuar në sistemet e sigurisë së Kosovës, i cili tregon edhe qasjen, sipas tyre, armiqësore të Beogradit ndaj NATO-s, ku Serbia nuk është anëtare, por bën pjesë në Programin e saj të Partneritetit për Paqe.

“Në aspektin e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare, ky është një prej rasteve që e dëshmon që shteti armiqësor, Serbia, jo vetëm që është jobashkëpunues dhe ka ambicie armiqësore ndaj shteteve të tjera, por tenton që në mënyrë armiqësore të përdorë asete ose instrumente të shteteve të NATO-s, dhe kjo është luftë e hapur spiunazhi, që Serbia e bën edhe me NATO-n, jo vetëm me Kosovën”, thotë Ramadani.

Një shqetësim që ngre Loshaj është se informacionet që mund të jenë mbledhur, si për bashkëpunimin e Kosovës me NATO-n, ashtu edhe për vetë trupat e aleancës, mund të jenë transferuar edhe në Rusi – “që i bie se kjo situatë mund të lidhet edhe me rivalitetet gjeopolitke që i shohim tani”, thotë ajo.

Sipas saj, ky duhet të jetë alarm se sistemet e sigurisë nuk kufizohen vetëm në nivel bilateral, por kanë dimensione më të gjera.

“Është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë të Serbisë për të testuar rezistencën e NATO-s dhe për të identifikuar dobësi në arkitekturën e sigurisë euroatlantike”, thotë ajo.

Dy njohësit e sigurisë e shohin si sukses ndaljen e të dyshuarve, teksa Ramadani thotë se, përtej individëve, vlera e operacionit kroat mbetet te “shkatërrimi i operacioneve armiqësore”.

Megjithatë, Loshaj thotë se ky rast i dyshuar i spiunazhit nxori në pah se ka boshllëqe të sigurisë, “sikurse dobësia e koordinimit më të thellë mes NATO-s, Kroacisë dhe Kosovës, për të adresuar operacionet e Serbisë”.

Çfarë thanë autoritetet?

Autoritetet kroate, të cilat e zbuluan rastin, kanë dhënë pak detaje për të. Ministri i Mbrojtjes, Ivan Anushiq, tha më 2 shtator se reputacioni i ushtrisë kroate është dëmtuar, por jo edhe siguria kombëtare.

“Ai [piloti i arrestuar] nuk kishte atë nivel të lejes së sigurisë që t’i mundësonte të kishte të gjitha informacionet që i duheshin, të cilat mund të rrezikonin sigurinë dhe aftësinë e Forcave të Armatosura të Kroacisë”, deklaroi ai.

Kosova është shprehur e gatshme të bashkëpunojë me Kroacinë, teksa Prokuroria Speciale i është drejtuar me shkresë autoriteteve të Zagrebit për të siguruar prova për shtetasen e Kosovës, A.M. Nga MPB-ja nuk i janë përgjigjur pyetjes së REL-it nëse Kroacia ka kërkuar bashkëpunim.

Ramadani thotë se Kosova duhet të kërkojë ekstradimin e A.M. në Kosovë, në mënyrë që ajo të përballet me drejtësinë, në vendin ku dyshohet se ka kryer veprimtarinë e spiunazhit.

Ndërkaq, pas zbulimit të rastit nga mediat kroate, Policia e Kosovës bastisi shtëpinë e saj në Mitrovicë të Veriut, dhe aty gjeti “sprej, disa gëzhoja dhe fishekë”.

A.M. raportohet se në të kaluarën ka punuar në misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).

Mediat kroate kanë raportuar, duke u thirrur në burime, se ajo për tri vjet kishte grumbulluar dhe transferuar, përmes platformave të enkriptuara, të dhëna te Lista Serbe për lëvizjen e pjesëtarëve të KFOR-it dhe të serbëve në veri.

NATO-ja i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “i merr me seriozitet” këto akuza, duke shtuar se e ka parësore sigurinë e personelit dhe të misionit të saj në Kosovë dhe “integritetin e informacionit të klasifikuar”. Në KFOR, nga afër 4.800 pjesëtarë, 152 nga ta janë nga Kroacia./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë