BOTA

Administrata e Presidentit Trump nuk do të publikojë tani për tani emrat e agjentëve të FBI-së që hetuan 6 Janarin

n.f Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2025, 07:48

Administrata e Presidentit Trump nuk do të publikojë tani për

SHBA- Administrata e Presidentit Donald Trump ra dakord të premten që të mos bëjë publik emrat e agjentëve të FBI-së që ishin të përfshirë në hetimin e sulmit ndaj Kapitolit në 6 janar 2021, ndërsa Presidenti ka deklaruar se disa prej tyre duhet të pushohen nga puna.

Marrëveshja, e cila u pranua nga një gjykatës federal, erdhi pas dy grupe agjentësh të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI-së) paditën Departamentin e Drejtësisë me kërkesën që zyrtarë të këtij institucioni të mos bënin publik emrat e agjentëve, për shkak të frikës për sigurinë e tyre.

Sipas parashikimeve të kësaj marrëveshjeje, Departamenti nuk do të lejohet të bëjë publik emrat, të paktën deri në fund të marsit, ndërsa procesi gjyqësor vazhhdon. Po ashtu, Departamenti ra dakord se do t'i njoftojë paditësit dy ditë përpara në rast se vendos të publikojë emrat në të ardhmen.

Disa orë më vonë, Presidenti Donald Trump u tha gazetarëve se do të pushojë nga puna disa nga agjentët për shkak të rolit të tyre në hetimet e 6 janarit.

"Do të shkarkoj disa prej tyre sepse disa prej tyre ishin të korruptuar”, tha Presidenti.

Emil Bove, ish avokat i zotit Trump që tani mban një post të lart në Departamentin e Drejtësisë, kishte kërkuar vënien në dispozicion të një informacioni të tillë nga FBI-ja, në kuadër të asaj që e cilësoi - proces të brendshëm rishikimi për shkelje-lidhur me hetimet për trazirat e 6 janarit, për çka u ngritën rreth 1600 çështje penale ndaaj përkrahësve të zotit Trump.

Në shkresë ai njoftoi shkarkimin nga detyra të 8 zyrtarëve të lartë të FBI-së dhe shtoi se pasi FBI-ja të dorëzonte listën e emrave, Departamenti do të shqyrtonte nëse "është e nevojshme ndërmarrja e veprimeve shtesë ndaj personelit”.

Marrëveshja e arritur në gjykatë të premten erdhi pasi drejtori në detyrë i FBI-së, Brian Driscoll, i dorëzoi Departamentit të Drejtësisë një listë që përmban emrat e punonjësve të FBI-së që ishin përfshirë në hetimet e 6 janarit, pas ditësh të tëra rezistence dhe pas ngritjes së dy padive kundër Departamentit, sipas një emaili që ka parë agjencia e lajmeve Reuters.

Departamenti i Drejtësisë, duke reaguar lidhur me paditë e ngritura nga agjentët, ka deklaruar se nuk ka plane të menjëhershme për bërjen publike të emrave të përfshirë në listë. Zoti Bove ka thënë më parë se agjentët që thjesht kishin zbatuar urdhrat për hetime nuk do të përballen me masa disiplinore./ VOA

administrata e presidentit trump fbi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë