BOTA

Administrata Trump pezullon disa programe që u japin leje qëndrimi emigrantëve

n.f Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2025, 22:35

Administrata Trump pezullon disa programe që u japin leje qëndrimi

SHBA- Administrata e Presidentit Donald Trump ka pezulluar disa programe të posaçme për disa grupe emigrantësh. Në bazë të vendimit agjencia federale ‘Shërbimet për Shtetësi dhe Emigracion të Shteteve të Bashkuara’ (USCIS) ka ndaluar shqyrtimin e kërkesave për qëndrim të përhershëm të emigrantëve që hynë në Amerikë duke përfituar nga këto programe. Ndalimi ndikon në rastet e atyre që kanë hyrë në Shtetet e Bashkuara përmes programeve si “Uniting for Ukraine” (U4U), programi “Cubans, Haitians, Nicaraguans and Venezuelans (CHNV) dhe programin për bashkim familjar (FRP).

Një zyrtar i tha Zërit të Amerikës përmes postës elektronike se arsyeja e pezullimit ishte rishikimi i programeve për shkak të rreziqeve ndaj sigurisë së vendit.

“Vendimi ka lidhje me përfundimin e hetimeve shtesë për të identifikuar mashtrimet dhe shqetësimet mbi rrezikun ndaj sigurisë publike dhe asaj kombëtare”, tha në kushte anonimiteti për Zërin e Amerikës një zyrtar i Departamentit amerikan për Sigurinë Kombëtare.

Këto programe për emigrantët filluan gjatë administratës së Presidentit Joe Biden si pjesë e një përpjekjeje për të frenuar migrimin e parregullt duke ofruar rrugë ligjore për grupe të caktuara. Degës ekzekutive të pushtetit iu dha ky autoritet nga Kongresi më 1952, duke i lejuar presidentit të pranojë individë në Shtetet e Bashkuara për arsye urgjente humanitare.

Rreth 530,000 shtetas nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela u lejuan të hynin në Shtetet e Bashkuara nën programin CHNV. Për më tepër, rreth 350,000 amerikanë ofruan ndihmë për hyrjen në Shtetet e Bashkuara të rreth 240,000 ukrainasve përmes programit ‘U4U’, sipas rrjetit amerikan ‘CBS News’.

Përfituesit e çdo programi humanitar për emigrantët duhej të plotësonin të gjitha kërkesat e programit. Këto përfshinin të siguronin një shtetas amerikan që t’u ofronte mbështetje financiare, të kalonin verifikimin e sigurisë dhe të plotësonin kërkesat për vaksina. Ata gjithashtu duhej të paguanin shpenzimet e tyre të udhëtimit nëse merrnin autorizim udhëtimi nga qeveria amerikane.

Këto programe mundësuan që aplikantët e miratuar të jetonin dhe të punonin ligjërisht në Shtetet e Bashkuara përkohësisht, por kjo nuk çonte deri te një qëndrim i përhershëm.

Administrata Trump tani kërkon verifikim shtesë për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe për të siguruar integritetin e sistemit të imigracionit, sipas zyrtarit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare. Administrata Trump nuk ka dhënë detaje se çfarë e nxiti këtë rishikim ose sa kohë mund të zgjasë.

Nuk do të ketë largim të detyrueshëm të këtyre emigrantëve

Kathleen Bush-Joseph, analiste politikash në Institutin e Politikave të Migracionit, shkroi në rrjetin social ‘X’ se pavarësisht këtij pezullimi, njerëzit “nuk mund të dëbohen pa një urdhër largimi”. Ndalimi nuk ndikon mbi të drejtën e kubanezëve të përfitojnë nga një program tjetër që iu mundëson atyre të aplikojnë për qëndrim të përhershëm pas një viti qëndrimi në Shtetet e Bashkuara.

Haitianët gjithashtu mund të kualifikohen për statusin e përkohshëm të mbrojtur, i cili u siguron të drejtë pune. Së bashku me shtetasit e Nikaraguas, ata kanë mundësinë të aplikojnë për azil. Sidoqoftë, duhet të demonstrojnë me fakte se kanë frikë nga persekutimi në vendet e tyre të origjinës bazuar në racë, fe, kombësi, grup shoqëror ose qëndrim politik.

Venezuelianët në Shtetet e Bashkuara ende mund të aplikojnë për azil. Megjithatë, administrata Trump i dha fund një programi që u krijon mundësinë të aplikojnë për rregullimin e statusit të migracionit, krijuar në vitin 2023 për qindra mijëra venezuelas, duke vendosur që ta lërë atë të skadojë më 7 prill 2025.

Ata që zgjedhin të kërkojnë azil duhet të tregojnë me dëshmi se janë të rrezikuar nga persekutimi në vendet e tyre të origjinës mbështetur në racën, fenë, kombësinë, anëtarësimin në një grup të caktuar shoqëror ose qëndrimin politik.

Programi i ndaluar tani për bashkim familjar, i krijuar fillimisht për Haitianët dhe Kubanët, u zgjerua në gusht të vitit 2023 për të përfshirë shtetas nga Kolumbia, El Salvadori, Guatemala dhe Hondurasi.

Programi lejon personat që kanë marrë viza për bashkim familjar të hyjnë dhe të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara ndërsa presin miratimin e kërkesës për kartën e gjelbert, apo qëndrimin e përhershëm.

Aktivistët për çështjet e migrantëve paralajmërojnë se pezullimi i këtyre programeve rrezikon vonesa të shtuara në trajtimin e aplikacioneve të emigrantëve. Iryna Mazur, konsulle nderi e Ukrainës në Pensilvani dhe avokate për çështjet e emigracionit, i tha Zërit të Amerikës se pavarësisht pezullimit të programit, ligjet e emigracionit mbetën në fuqi.

“Ajo që ky pezullim nënkupton është se nga sot ne presim vonesa të gjata në shqyrtimin e të gjitha aplikacioneve”, thotë ajo.

Administrata nuk e thotë se kur do të vazhdojë shqyrtimi i aplikacioneve. Mbetët e paqartë nëse ata që shfrytëzuan programet tanimë të pezulluara duhet të aplikojnë sërish apo nëse rastet e tyre tani të mbajtura pezull do të shqyrtohen në ndonjë kohë tjetër. Ky vendimi i administratës Trump pritet të përballet me padi dhe kundërshtime nga organizatat që mbështesin emigrantët.

“Jam tërësisht e bindur se komuniteti ligjor që merret me emgrantët në Shtetet e Bashkuara do të reagojë si duhet”, shtoi zonja Mazur.

Për këtë artikull kontribuan gazetarja e Zërit të Amerikës Iryna Shynkarenko, nga shërbimi në gjuhën ukrainase dhe Salome Ramirez Vargas nga shërbimi në gjuhën spanjolle./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë