BOTA

Deklaratat e presidentit Trump mbi Ukrainën nxisin reagime të përziera tek ligjvënësit amerikanë

n.f Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2025, 21:20

Deklaratat e presidentit Trump mbi Ukrainën nxisin reagime të

SHBA- Deklaratat e bëra gjatë kësaj jave nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, se Ukraina ishte përgjegjëse për nisjen e konfliktit tre -vjeçar me Ukrainën si edhe cilësimi prej tij i Presidentit Volodymyr Zelenskyy si “"diktator i pazgjedhur", nxitën kritika në radhët e ligjvënësve demokratë dhe reagime kundërshtuese nga disa ligjvënës të Partisë Republikane.

“Është e qartë se Vladimir Putini është përgjegjës për këtë luftë”, u tha gazetarëve senatori republikan, Thom Tillis. “Vendimi i tij çoi në vrasjen, përdhunimin, torturimin dhe rrëmbinin e një numri të pallogaritshëm ukrainasish. Ai është përgjegjës për këtë luftë. Nuk e di si mund të thuhet më qartë", u shpreh ai.

Senatori republikan John Kennedy u tha gazetarëve se beson se luftën e filloi Rusia.

"Besoj, nga përvoja e hidhur, se Vladimir Putini është një kriminel. Ai është një kriminel me zemër të zezë", shtoi ai.

Por udhëheqësi i shumicës në Senat, John Thune nuk pranoi të kritikonte Presidentit Trump, kur foli për gazetarët, të mërkurën.

"Presidenti flet vetë", u shpreh zoti Thune. "Ajo që unë dua të shoh është një zgjidhje që sjell paqe. Dhe mendoj se tani për tani, po zhvillohen negociata dhe le të shohim se ku do të na çojnë bisedimet përfundimisht", shtoi ai.

Senatori republikan Josh Hawley tha se Presidenti Trump ka fajësuar po ashtu edhe Rusinë dhe ka kërcënuar se do të vendosë sanksione ndaj Moskës nëse nuk ulen tryezën e bisedimeve.

Përplasja mes Presidentëve Trump dhe Zelenskyy ndodh ndërsa i dërguari amerikan Keith Kellogg mbërriti të mërkurën në Kiev për t’u takuar me presidentin ukrainas. Ukraina nuk u përfshi në bisedimet për paqe, që nisën këtë javë në Riad të Arabisë Saudite, mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Presidenti Trump hodhi poshtë kritikat e Ukrainës për mospërfshirjen në negociata, duke u shprehur të martën se: "Nuk duhet ta kishit nisur kurrë atë (luftën)".

Rusia nisi sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në 24 shkurt 2022, me pretendimin se pjesët lindore të saj duhet të çliroheshin. Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë deklaruar se në luftë kanë vdekur gjysmë milioni civilë ukrainas dhe së paku 124 mijë ushtarë.

Pas deklaratave të zotit Trump, që dukej se fajësonin udhëheqësin ukrainas për nisjen e luftës, Presidenti Zelenskyy u përgjigj në rrjetet sociale duket deklaruar se Presidenti Trump po jeton në një "hapësirë dezinformimi" të ndikuar nga Rusia.

Zoti Trump iu përgjigj zotit Zelenskyy, në një postim në mediat sociale, të mërkurën duke e cilësuar atë "një komedian me sukses modest", i cili "arriti të bindte Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të shpenzonin 350 miliardë dollarë, për të hyrë në një luftë që nuk mund të fitohej, që nuk duhej të kishte filluar kurrë, por një luftë që ai (Zelenskyy), pa SHBA dhe "TRUMP", nuk do të mund ta zgjidhte kurrë. Një diktator i pazgjedhur që më mirë të veprojë me shpejtësi, ndryshe nuk do t’i mbetet më shtet”.

Senatori republikan Josh Hawley tha të mërkurën për gazetarët se mbështeste thirrjet e Presidentit Donald Trump për mbajtjen e zgjedhjeve në Ukrainë.

"Pezullimi i zgjedhjeve në Ukrainë është një ide e keqe", tha zoti Hawley. "Zelenskyy duhet të mbajë zgjedhje. Ai është udhëheqësi i zgjedhur i vendit. Presidenti ynë ka të drejtë - ata nuk kanë zhvilluar zgjedhje prej një kohe të gjatë dhe në thelb janë nën ligjin ushtarak. Nuk është diçka e mirë kur pretendon se mbron demokracinë. Duhet ta zbatosh atë", tha senatori Hawley.

Por demokratët thanë se komentet e Trump rrezikojnë rolin e Shteteve të Bashkuara në skenën botërore. Senatori Dick Durbin tha se ishte “tronditëse, fyese, që presidenti bën gjëra të tilla dhe thotë gjëra që janë qartësisht të pavërteta”.

Senatorja demokrate Elissa Slotkin tha të mërkurën se "pikërisht kësaj i druheshim, ai nuk arrin të kuptojë se çfarë po ndodh dhe bën përgjegjës udhëheqësin e një vendi që është sulmuar nga një regjim autokratik, një vendi demokratik që është pushtuar”…“Sido që të tentohet zgjidhja, apo negocimi.. Ai e bëri të qartë qëndrimin e tij”, tha ajo./ VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë