Tritoli në makinën e kryetarit të Njësisë Administrative Shushicë, arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...

NEW YORK- Në shkurt 2003 punonjës ndërtimi në një bodrum në Manhattan bënë zbulimin makabër të skeletit të një adoleshenteje të mbështjellë me qilim që ishte varrosur një gropë betoni. Viktima tragjike ishte lidhur me tela elektrikë, dhe një unazë e gdhendur me inicialet “PMcG” u gjet në mbetjet e saj, së bashku me një monedhë të vitit 1969 dhe një ushtar plastik lodër, thotë detektivi i çështjes Ryan Glas, i policisë së New York. Tashmë dy dekada në vonë viktima e mbiquajtur Midtown Jane Doe është identifikuar si 16 vjeçarja Patricia Kathleen McGlone, e cila jetonte dikur në Brooklyn.
Hetuesit besojnë se Patricia është rrëmbyer e vrarë në fund të 1969 ose fillimin e 1970 dhe më pas varrosur në bodrumin e ndërtesës. Ata përcaktuan gjithashtu identitetin e prindërve të saj dhe adresën e tyre në Brooklyn, si dhe informacione për vitet e fundit të jetës së vajzës fatkeqe. Patricia besohet se është vrarë dhe varrosur në bodrumin e një diskoteke të quajtur ‘The Scene’, e cila drejtohej nga sipërmarrësi Steve Paul, dhe në vitet 1960 ishte një vend i njohur për jetën e natës, duke pritur muzikantë nga grupet më të famshme. Gjithashtu nuk ka ende lidhje zyrtare të vrasjes me klubin e famshëm të natës.
Në hetimet e tyre detektivët zbuluan se viktima ishte një fëmijë i vetëm, i lindur në 20 prill, 1953 nga Bernard McGlone e Patricia Gilligan. Prindërit e saj kanë vdekur tashmë, por hetuesit zbuluan se ajo jetonte në Brooklyn në New York, dhe kishte frekuentuar një shkollë katolike aty. Hetuesit kërkuan në të dhënat e saj të shkollës së mesme dhe pane se ishte regjistruar mes viteve 1968 e 1969, por nuk kishte qenë në shumicën e mësimeve.
“Duke marrë në konsideratë moshën dhe faktin që ishte katolike dhe gjithashtu e martuar, që asokohe ishte e zakonshme, ne besojmë se ajo mund të ketë qenë shtatzënë. Pra në kohën e saj ajo mund të jetë konsideruar si person i refuzuar ose ndoshta do të jepte të birin për adoptim”, thotë detektivi Glas.
Ai shton se bashkëshorti i të ndjerës kishte lidhje me ndërtesën ku u gjet trupi por nuk dha më shumë informacione për këtë, duke thënë se hetimet vijojnë. Glas tha se policia ka identifikuar ish-bashkëshortin e saj dhe se po përpiqet të marrë më shumë detaje mbi jetën e vajzes asokohe. Policia shpreson që tashmë të afërmit e Patricia të bëjnë përpara dhe të tregojnë informacione që mund të ndihmojnë detektivët të zbulojnë atë që ka ndodhur.
“Çdo gjë që ata mund të kujtojnë prej atëherë, dikë që jetonte në ndërtesë, ose që mund të japë informacion mbi të apo mbi personin me të cilin ishte martuar, çdo informacion na vlen. Unë vetë jam baba i tre vajzave, dhe vetëm mund të imagjinoj fëmijërinë që ajo ka kaluar, që më pas të përfundonte e vrarë”, tha Glas.
Por tani që identiteti i Patricia është i njohur, Glas shton se policia e ka të qartë objektivin e radhës, të zbulojë kush e vrau atë dhe motivin përse.
foto ilustruese TURQI- Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan tha se vendi i tij ka vendosur t'i bashkohet zyrtarisht çështjes lig...
foto ilustruese EVROPË- Udhëheqësi kinez, Xi Jinping, do të vizitojë Evropën për herë të parë në gat...
Antony Blinken GAZA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të mërkurën se ai ende nuk ka parë një plan për ofensiv...
Ursula von der Leyen QIPRO- Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen ka postuar në rrjetet sociale një video me mesazhin e s...
foto ilustruese KALIFORNI- Universiteti i Kalifornisë anuloi mësimet të mërkurën dhe u bëri thirrje njerëzve të shm...
foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara lëshuan të mërkurën qindra sanksione të reja që synojnë Rusinë për l...
foto ilustruese KINË- Shumica e amerikanëve besojnë se Kina e përdor rrjetin TikTok për të ushtruar ndikim tekopinioni publik...
KANSA- Një person u vra dhe gati 20 shtëpi u shkatërruan në Westmoreland në shtetin amerikan të Kansas pasi një tornado god...
foto ilustruese JEMEN- Houthi-s e Jemenit të mbështetur nga Irani po kërcënojnë anijet tregtare në Oqeanin Indian, paralajm&e...
Petrit Halilaj NEW YORK- Këtë javë, artisti i mirënjohur nga Kosova, Petrit Halilaj hapi në njërin ndër institucionet m&...