BOTA

Pezullohet mësimi në Universitetin e Kalifornisë pas përleshjeve mes grupeve protestuese

E.D Përditësimi i fundit 1 Maj 2024, 20:58
Pezullohet mësimi në Universitetin e Kalifornisë pas
foto ilustruese

KALIFORNI- Universiteti i Kalifornisë anuloi mësimet të mërkurën dhe u bëri thirrje njerëzve të shmangin zonën ku një natë më parë pati përleshje mes dy grupeve protestuese, pro-palestineze dhe pro-izraelite. Biblioteka e shkollës nuk do të rihapet deri të hënën dhe salla ‘Royce’, për të cilën autoritetet thanë se ishte vandalizuar, do të mbahet e mbyllur deri të premten. Universiteti ka vendosur oficerë të zbatimit të ligjit në të gjithë hapësirat e universitetit.

Numri i të arrestuarve pas ndërhyrjeve të policisë për të shpërndarë protestuesit pro-palestinezë në universitetet amerikane ka tejkaluar shifrën 1000.

Në raste të rralla, zyrtarët e universitetit dhe udhëheqësit e protestës kanë arritur marrëveshje për të shmangur kufizimet e ashpra të aktiviteteve brenda hapësirave të universitetit dhe penguar ceremonitë e diplomimit që pritet të mbahen brenda pak ditëve.

Në Universitetin e Kalifornisë grupe pro-palestineze dhe pro-izraelite u përleshën mbrëmë për disa orë mirëpo autoritet nuk kanë njoftuar për të lënduar.

Kryetarja e Bashkisë të Los Anxhelosit Karen Bass e quajti dhunën “absolutisht të neveritshme dhe të pafalshme” në një postim në mediat sociale dhe tha se policia e qytetit ishte në vendngjarje. Universiteti tha se kishte kërkuar ndihmë.

Të martën në mbrëmje, policia e Nju Jorkut hyri në Universitetin ‘Columbia’ pasi universiteti kërkoi ndihmë. Ata larguan një kamp me tenda dhe larguan turmën që kishte marrë nën kontroll sallën ‘Hamilton’.


“Pasi Universiteti mori vesh se salla ‘Hamilton’ ishte pushtuar, vandalizuar dhe bllokuar, nuk na mbeti zgjidhje tjetër”, tha shkolla në një deklaratë.

Disa dhjetëra protestues në ‘Columbia’ u arrestuan pasi injoruan një ultimatum të mëparshëm për të hequr kampin me tenda të hënën ose do të përballeshin me pezullim.

Disa rrugë më tutje nga Universiteti ‘Columbia’, në ‘City College’ të Nju Jorkut, demonstruesit u përplasen me policinë para hyrjes kryesore të këtij universiteti publik. Pamje filmike të postuara në mediat sociale nga gazetarët të martën në mbrëmje, tregonin oficerët që detyronin disa njerëz të ulën në tokë dhe shtynin të tjerët ndërsa pastronin rrugën dhe trotuaret.

Pasi mbërriti policia, oficerët hoqën një flamur palestinez që ishte vendosur në shtizën ku mbahej flamuri i ‘City College’ dhe e hodhën në tokë. Më pas ata vendosën aty flamurin amerikan.

Universiteti ‘Brown’, një tjetër shkollë elitare, arriti marrëveshje të martën me protestuesit në hapësirat e saj në Rod Ajllënd. Demonstruesit thanë se do të hiqnin kampin e tendave nëse administratorët e universitetit të paktën do të diskutonin në muajin tetor për mundësinë që të heqin dorë nga investimet në kompanitë izraelite. Kjo me gjasë është hera e parë që një universitet amerikan ka rënë dakord që kërkesat e protestuesve të hidhen në votim.

Ndërkohë, në Universitetin e Arizonës Veriore në Flagstaff, policia hoqi një kamp me tenda të martën në mbrëmje dhe arrestoi rreth 20 persona. Zyrtarët e universitetit kishin paralajmëruar studentët se do të përballeshin me akuza penale nëse nuk do të shpërndaheshin.

Policia gjithashtu hoqi një kamp me tenda të mërkurën në mëngjes në Universitetin Tulane në Nju Orlins dhe rrëzoi të gjitha, përveç një tende në Universitetin e Uiskonsin në Madison, ku policia u përlesh me protestuesit dhe pati mbi 10 të arrestuar. Katër oficerë u plagosën, duke përfshirë një ushtarak të shtetit i cili u godit në kokë me një mjet të fortë, sipas zëdhënësit të policisë të Universitetit të Uiskonsin, Marc Lovicott.

Protestat nëpër universitetet amerikane filluan në Universitetin ‘Columbia’ si reagim ndaj ofensivës së Izraelit në Gazë dhe pasi Hamasi kreu një sulm terrorist në pjesën jugore të Izraelit më 7 tetor. Militantët vranë rreth 1200 njerëz, shumica prej tyre civilë dhe morën afërsisht 250 pengje. Duke u zotuar se do të zhdukë Hamasin, Izraeli ka vrarë më shumë se 34,000 palestinezë në Rripin e Gazës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë atje që kontrollohet nga Hamasi.

Disa studentë hebrenj, Izraeli dhe mbështetësit e tij i kanë cilësuar protestat universitare si antisemite, ndërsa kritikët e Izraelit thonë se akuzat bëhen për të heshtur kritikat. Ndonëse disa protestues janë filmuar duke bërë komente antisemite ose kërcënime të dhunshme, organizatorët e protestave, disa prej të cilëve janë hebrenj, thonë se kjo është një lëvizje paqësore që synon mbrojtjen e të drejtave palestineze dhe proteston kundër luftës.

Policia e Njur Jorkut ka njoftuar se do të jenë të pranishëm në Universitetin ‘Columbia’ deri më 17 maj, kur janë planifikuar të përfundojnë aktivitetet e diplomimit.

Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, demokrati Eric Adams dhe ish-kapiten i policisë së Nju Jorkut, këmbënguli se ndërsa studentët ishin në mesin e atyre që hynë në sallën Hamilton, “ajo drejtohej nga individë që nuk kishin lidhje me universitetin”.

Zoti Adams nuk dha ndonjë provë për të mbështetur këtë pretendim, duke thënë se zbulimi i këtyre detajeve do të ishte “shumë i ndjeshëm” për hetimin që po zhvillohet.

Rebecca U. Weiner, zëvendëskomisionerja e Policisë së Nju Jorkut që drejton sektorin për inteligjencën dhe kundër terrorizmin, tha se disa nga protestuesit ishin “të njohur” për departamentin pasi kishin marrë pjesë edhe në protestat e kaluara.

Zëvendës komisioneri i departamentit të policisë për informacionin publik, Tarik Sheppard, tha se 40 deri në 50 persona u arrestuan në sallën Hamilton dhe se nuk kishte të lënduar. Zoti Adams tha se rreth 300 njerëz u arrestuan në Universitetin ‘Columbia’ dhe ‘City College’.

Në mesin e 300 personave të arrestuar përfshihen edhe individë të jashtëm që u kapën duke bërë përpjekje për të përshkallëzuar protestat që u mbajtën në universitetin ‘Columbia’.

Sipas zotit Adams administrata e këtij universiteti kërkoi ndërhyrjen e policisë pasi kuptuan se në hapësirat e universitetit kanë hyrë edhe individë të jashtëm që po trajnojnë dhe realisht po udhëheqin protestën.

Ndërhyrja e policisë u bë që t’i mundësohet këtij universiteti largimi i këtyre individëve që kthyen protestën në një lëvizje anti-semite dhe kundër Izraelit.

Protestuesit fillimisht ngritën një kamp me tenda në ‘Columbia’ pothuajse dy javë më parë. Shkolla dërgoi policinë për të hequr çadrat të nesërmen, duke arrestuar më shumë se 100 persona, por studentët u kthyen sërish në hapësirat e universitetit.

Negociatat mes protestuesve dhe universitetit u ndalën ditët e fundit dhe shkolla u caktoi një afat protestuesve që të braktisin kampin me tenda të hënën pasdite ose do të pezulloheshin.

Por protestuesit shkuan më tej duke pushtuan ndërtesën Hamilton të martën në mëngjes e bllokuan hyrjen brenda saj./VOA

kaliforni protesta pro-palestineze

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë